LIVE UPDATES
Aktualitet

Mos u frikësoni nga cigaret elektronike, ndalimi i tyre do të shkaktonte më shumë dëm

16 Shtator 2019, 16:54 Nga DOSJA
Mos u frikësoni nga cigaret elektronike, ndalimi i tyre do të

SHBA “Është koha për të ndaluar ‘tymosjen” thotë Lee Norman, një përfaqësues i shëndetësisë në Kansas. Mendohet që si shkak i përdorimit të cigareve elektronike kanë vdekur gjashtë njerëz në Amerikë.

Ndërsa më shumë se 450 të tjerë janë prekur nga një sëmundje e rëndë e mushkërive. Kështu që këshillat e z. Norman mund të konsiderohen të arsyeshme.

Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Shoqata Mjekësore Amerikane bien dakord që 11 milionë përdorues duhet të heqin dorë nga cigarja elektronike. Një ide e re po qarkullon, se tymosja apo marrja e nikotinës së lëngshme përmes kësaj cigareje është më e dëmshme sesa pirja e duhanit.

Më 11 shtator administrata e Trump tha se synon të ndalojë përdorimin e produkteve të duhanit që tymosin nikotinë të lëngshme. Ndërkohë që disa politikanë kërkojnë që ndalimi të jetë edhe më i gjerë, të përfshijë të gjitha llojet e cigareve elektronike.

Edhe pse kërkohen më shumë hulumtime, provat e deritanishme tregojnë se vdekjet e fundit si shkak i cigares elektronike në Amerikë nuk kanë ardhur nga produktet e blera në dyqane të autorizuara por nga kapsulat e keq-modifikuara të shitura në tregun e zi.

Në pesë nga gjashtë raste, një prej përbërësve të kësaj mbushje është blerë ilegalisht,  ndërsa lëngu tjetër i përfshirë është blerë në një dyqan të legalizuar të kanabisit në Oregon. Një teori thotë se lëngu në kapsula ishte i përzier me vitaminën E. Ky është një lloj vaji që në asnjë mënyrë nuk duhet të prekë mushkëritë, pasi nëse thithet, shkakton simptomat që janë shfaqur në këto raste.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA), e cila po heton produktet e përfshira, u ka bërë thirrje përdoruesve të mos blejnë produkte që përmbajnë ekstrakte kanabisi, ose ato që shiten në treg të zi. Kjo është një situatë delikate. Kur blini një kapsulë që përmban lëng të palicensuar nga një furnizues i paligjshëm, nuk e keni idenë se çfarë po konsumoni. Kjo është dhe arsyeja pse qeveritë gjithashtu dekurajojnë njerëzit të konsumojnë alkool të prodhuar ilegalisht në mënyrë artizanale, pasi ndonjëherë është vdekjeprurës. Sidoqoftë, ashtu si me alkoolin, rregullatorët duhet të bëjnë një dallim ndërmjet produkteve të paligjshme dhe të ligjshme.

Cigaret elektronike nuk janë të padëmshme. Avujt që thithen kanë nikotinë, e cila krijon varësi. Disa nga kimikatet e tjera në të mund të jenë të dëmshme. Por tymosja është shumë më pak e rrezikshme sesa pirja e cigareve tradicionale, të cilat janë një produkt vdekjeprurës. Nëse njerëzit u drejtohen cigareve elektronike si zëvendësues i atyre tradicionale, përfitimet shëndetësore janë potencialisht të mëdha. Pirja e duhanit vret 450,000 amerikanë çdo vit dhe cënon 7 milionë njerëz në të gjithë botën. Çdo produkt që largon njerëzit nga cigarja, shpëton jetë.

Shqetësimi më i madh mbi cigaret elektronike është se ato po krijojnë një gjeneratë të re të varur nga nikotina. Disa njerëz që nuk kanë pirë duhan më parë kanë nisur përdorimin cigareve elektronike, duke përfshirë një numër relativisht të lartë të të rinjve. Për shembull, në Amerikë, një e katërta e nxënësve të shkollave të mesme përdorin këto produkte.

Kjo është alarmante, dhe shpjegon reagimin e shumë qeverive në botë, si ajo e Egjiptit, Meksikës, Singaporit, Tajvanit dhe Brazilit, që kanë ndaluar cigaret elektronike. Ndalimi, zakonisht shkakton më shumë dëm sesa ndihmon. Ndalimi i cigareve elektronike do të bëjë që përdoruesit të blejnë produkte të paligjshme,  që kanë më shumë mundësi t’i helmojnë ata. Pengon, gjithashtu, shumë duhanpirës që respektojnë ligjin, që të kalojnë në zgjedhje më pak të dëmshme.

Për këto arsye, rregullimi i aspektit ligjor për cigaren elektronike është vendim më i mirë sesa përpjekja për t’i eliminuar ato. Qeveritë duhet të kontrollojnë me kujdes përbërësit që gjenden në kapsula, duke ndjekur shembullin e Bashkimit Evropian, i cili kufizon sasinë e nikotinës që mund të përmbajnë.

Qeveritë gjithashtu duhet të rregullojnë mënyrën e reklamimit të cigareve elektronike. Marketingu që synon fëmijët është padyshim i papranueshëm. Ndoshta, janë aromat me fruta që tërheqin veçanërisht të rinjtë, por është teje e rrezikshme.

Ndërsa paralajmërimet shëndetësore të qeverisë duhet të jenë të qarta dhe të matura. Cigaret elektronike mund të jenë një ndër veset më të rrezikshme, por është shumë më pak vdekjeprurëse sesa pirja e duhanit.

Burimi: Theeconomist

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 6 të vdekur cigaret elektronike shba 6 të vdekur cigaret elektronike shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet