LIVE UPDATES
Bota

Moska i “kthen” krahët tregjeve europiane, çon gaz në Poloni dhe Ukrainë

28 Dhjetor 2021, 07:31 Nga DOSJA
Moska i “kthen” krahët tregjeve europiane, çon gaz

RUSI – Gazsjellësi Yamal-Europe, që normalisht transporton gaz rus në Evropë, në javën e fundit ka dërguar gaz në drejtim të kundërt, duke nxitur rritje të tensioneve midis Moskës dhe fqinjëve të saj perëndimorë.

Në vend që të dërgonte gaz në tregjet evropiane, që po përballen me krizë energjetike për shkak të rritjes së çmimeve, gazi shkoi në lindje për në Poloni dhe Ukrainë, një zhvillim për të cilin Rusia fajëson spekulimet e bëra nga kompanitë gjermane.

Statistika të rëndësishme

Gazsjellësi Yamal-Europe është i gjatë mbi 2,000 kilometra dhe bart gaz nga rajoni i pasur me këtë lëndë, Yamal në Arktikun rus. Gazsjellësi kalon përmes qytetit Smolensk në perëndim të Rusisë. Më pas kalon nëpër Minsk të Bjellorusisë, për të vazhduar nëpër Poloni, përpara se të arrijë në stacionin e kompresorit në Mallnov në afërsi të Frankfurt an der Oder, që gjendet në afërsi të kufirit midis Gjermanisë dhe Polonisë.

Ndërtimi i këtij gazsjellësi nisi më 1994 dhe më 2006 arriti kapacitetin e paraparë vjetor prej pothuajse 33 miliardë metër kubikë gaz. Kjo sasi është rreth një e gjashta e eksporteve të gazit rus në Evropë.

Në pronësi të kujt është ky gazsjellës?

Një pjesë e gazsjellësit në Poloni është në pronësi të EuRoPol Gaz, një sipërmarrje e përbashkët e gjigantit rus të energjisë, Gazprom dhe PGNiG të Polonisë. Seksioni gjerman i gazsjellësit është në pronësi të WINGAS, një sipërmarrje e përbashkët midis Gazpromit dhe kompanisë së naftës dhe gazit, Wintershall DEA. Wintershall, nga ana tjetër, është në bashkëpronësi të grupit gjerman të kimikateve BASFT dhe LetterOne të Rusisë.

Kontrata polake

Kontrata afatgjate për transitin e gazit midis Rusisë dhe Polonisë skadoi në muajin maj të vitit 2020. Që atëherë, Gazpromi, përmes ankandeve, ka bërë kontrata afatshkurtra të transitit të gazit përmes këtij gazsjellësi. Por, që prej 19 dhjetorit nuk ka pasur asnjë kontratë për të sjellë gaz dhe gazsjellësi ka dërguar gaz në drejtimin e kundërt. Kompanitë që kanë pasur kontrata për furnizim me gaz,

Gazi në drejtimin e kundërt

Gazsjellësi Yamal-Europe shpesh ndodh që gazin të dërgojë në drejtim të kundërt, kur transportohet nga Gjermania në Poloni. Në gjë e tillë kishte ndodhur edhe në tetor. Dërgimi i gazit në drejtimin e kundërt nënkupton se nuk ka pasur kërkesa për të dërguar gaz në Gjermani, shtet që gjithashtu pranon gaz rus përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1, tubacion që kalon përmes Detit Baltik.

Tarifat e transitit të gazit

Gjiganti i naftës dhe gazit rus, Gazprom dërgon gaz në Gjermani me çmime më të lira sesa në Poloni, me qëllim që të kompensojë tarifat të transitit, që përfshijnë dërgimin e gazit në një distancë më të largët. Megjithatë, kjo e komplikon shitjen e gazit pasi Bashkimi Evropian lejon rieksportimin e gazit, gjë që më parë ishte e ndaluar nga kompania Gazprom. Por, Gazpromi më 2017, hoqi këtë ndalesë për rieksportimin e gazit, si pjesë e një hetimi nga evropianët lidhur me praktikat anti-monopol që kjo kompani ruse ushtronte në Evropë.

Kjo lejon që gazit të blihet me çmim më të lirë nga Rusia në Gjermani dhe t’iu shitet blerësve nga shtetet e tjera, me fitim. Në të kaluarën, Moska vazhdimisht ka akuzuar Ukrainën se po mbante gazin e nisur për në Evropë, në vend se të lejojë transitin, duke penguar eksportet ruse, veçanërisht në dimrin e viteve 2008-2009.

Ukraina mohon çdo keqbërje.

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi javën e kaluar se Gjermania po ia rishiste gazin rus Polonisë dhe Ukrainës, në vend se të lejonte që kjo lëndë të arrinte në tregun evropian. Ministria e Ekonomisë së Gjermanisë nuk ka dashur që të komentojë këto deklarata.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota europe gazprom rusia ukraine europe gazprom rusia ukraine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet