LIVE UPDATES
Bota

Moslirimi i masave anti-Covid në Kosovë, bizneset paralajmërojnë protesta

21 Nëntor 2021, 08:58 Nga DOSJA
Moslirimi i masave anti-Covid në Kosovë, bizneset

KOSOVË- Moslirimi i masave nga ana e Qeverisë në Kosovë dhe mungesa operimit të plotë të bizneseve, ka bërë që këto të fundit të drejtojnë akuza në drejtim të institucioneve. Ata thonë se respektimi i masave nuk është bërë as nga partitë politike në zgjedhjet që u mbajtën këtë vit. Kryetari Odës Hoteliere dhe Turizmit, Fadil Sogojeva, në një intervistë për Ekonomia Online, se pasi respektimi i masave nuk është bërë nga partitë politike nuk do të bëhet as nga bizneset.

Ne kemi reaguar edhe më herët dhe po presim që këto masa të largohen, sepse nuk ka arsye. Vet fushata elektorale e ka bërë të vetën, atëherë kur vetë ata nuk i kanë respektuar masat, atëherë as ne nuk kemi arsye t’i respektojmë, prandaj kërkojmë që të merren me këtë punë dhe të lirohen masat. Sot e kemi mbajtur kuvendin e punës ku kanë marrë pjesë mbi 120 delegatë, prandaj sot jam më i fuqishëm, prandaj edhe nëpërmjet organeve ne do të mundohemi që t’i realizojmë kërkesat tona”, tha ai.

Analizë të gjendjes e ka kërkuar edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini. Ai për EO thotë Kosova është i vetmi vend në Ballkan që ka orë policore.

“Mendoj që Qeveria e Kosovës ta analizojë gjendjen reale të pandemisë dhe në bazë të saj të marrë veprime për të cilat janë jo të justifikueshme siç është ora policore dhe kjo është e panevojshme, dhe Kosova është i vetmi vend në Ballkan që ka orë policore, dhe kjo orë policore më shumë jep imazh të keq vendin, sesa e mbron vendin nga pandemia, sepse nga ora 24 deri në 5 të mëngjesit nuk ka asnjë lëvizje dhe nuk ka asnjë rrezik që dikush të infektohet.Grumbullimet janë të ndaluara tash e disa kohë dhe mendoj që Qeveria e vendit duhet të sillet konform rekomandimeve të IKSHPK-së, kështu që Kosova është shumë më mirë sesa ishte ditëve të verës, ku numri i të infektuarve është minimal dhe të vdekurit nuk ka, dhe kjo është një shenjë që ne duhet të mendojmë për lirimin e masave për t’i liruar bizneset me aktivitetet e tyre të ndryshme, gjithmonë konform manualit të mbrojtjes së shëndetit publik”, tha Shahini.

Shahini ka ironizuar me partitë politike, për të cilët thotë se në kohë fushate nuk ka pasur pandemi. Ai shton se nga kufizimet po dëmtohen bizneset që operojnë me organizim publik, siç janë sallat e dasmave, klubet e natës dhe gastronomia.“Pandemia nuk po ekziston në kohën kur po ka zgjedhje por po ekziston pas përfundimit të tyre, e kjo është më së shumti vuajtje e ekonomisë e të bizneseve të ndryshme të cilat janë të kufizuar me aktivitet të saj, sidomos bizneset që kanë të bëjnë me organizim publik, siç janë ahengjet, hoteleritë, gastronomia, e shumë biznese tjera, prandaj po them se Qeveria nuk po sillet konform situatës reale por konform vendimeve politike të dëmshme për ekonominë e vendit”, tha Shahini.

Kurse nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, thonë se fokusi i Qeverisë ka qenë te zgjedhjet lokale, e aspak tek bizneset. Arian Vranica nga kjo shoqatë, ka thënë se nëse nuk lirohen masat, do të mbajnë protesta para Qeverisë.“Realisht kjo është një neglizhencë, ku e kemi parë që krejt fokusi dhe fuqia e Qeverisë së Kosovës ka qenë te zgjedhjet lokale, dhe kemi parë që është bastarduar komplet me respektimin e masave dhe nuk ka pasur asnjë lloj sinjali që do të ketë lirim të masave por vetëm paralajmërime se gjendja në rajon është shumë shqetësuese. Nuk kemi pasur asnjë masë mbështetëse ekonomike, e cila do të shkonte për disa prej domeneve kanë funksionuar, siç janë klubet e natës dhe sallat e dasmave, e poashtu edhe me operimin e pjesshëm të gastronomisë”, tha ai, teksa shtoi se nuk do të përjashtohen protestat në rast se nuk lirohen masat.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni agim shahini arian vranica covid ne kosove fadil sogojeva agim shahini arian vranica covid ne kosove fadil sogojeva

Sondazh

Poll
Bota 21 Nëntor 2021, 08:09

Maas: Në Gjermani nuk ka detyrim për vaksinim

GJERMANI- Ministri i Jashtëm i Gjermanisë reagoi mbi zhvillimet në Austri sa u përket masave ndaj koronavirusit, ku nga shkurti me ligj të gjithë duhet të vaksi...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj