LIVE UPDATES
Bota

“Mund të minohet rruga për në BE”, Palmer analizon Maqedoninë e Veriut: Rrezikohet nga akuzat për shantazh

2 Gusht 2019, 19:56 Nga DOSJA
“Mund të minohet rruga për në BE”, Palmer analizon

SHBA- Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Matthew Palmer tha se një hetim i pazgjidhur për shantazh në Maqedoninë e Veriut mund të minojë perspektivën e vendit për hapjen e bisedimeve të shumëpritura për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ish-kryeprokurorja e Posaçme e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, papritmas dha dorëheqjen muajin e kaluar, pas akuzave kundër saj për organizim të një skeme për të zhvatur miliona euro nga një biznesmen i paditur në këmbim të uljes së një dënimi.

Zyra e Prokurorisë Speciale (SPO) që drejtohej nga zonja Janeva, u krijua për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta dhe ka qenë prej kohësh simbol i aspiratave transatlantike të kësaj ish republike jugosllave. Me drejtimin e hetimeve ndaj ish-kryeministrit autoritar Nikolla Gruevski, zyra e saj ishte e mandatuar kryesisht për të rivendosur sundimin e ligjit në vend.

“Këto janë akuza serioze dhe të gjitha akuzat e tilla serioze kërkojnë një përgjigje serioze,” i tha zoti Palmer Zërit të Amerikës. “Ne mbështesim një hetim të plotë dhe transparent për këto akuza dhe, nëse provat ekzistojnë, atëherë duhet të ketë ndjekje penale. Kjo është një mundësi për autoritetet në Maqedoninë e Veriut që të demonstrojnë besnikërinë e tyre ndaj sundimit të ligjit.”

Vendi ndryshoi emrin nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut në fillim të këtij viti, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje më shumë se dy dekadëshe me Greqinë mbi çështjen e emrit, dhe duke hequr një pengesë për anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO.

Javën e kaluar, Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Johannes Hahn tha se Shkupi duhet të reformojë gjyqësorin që të mund të trajtojë rastet e nivelit të lartë të krimit dhe korrupsionit përpara se BE-ja të mund të caktojë datën e hapjes së bisedimeve të anëtarësimit, por se ai ishte “i sigurt se vendimi (për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE) do të merret në tetor. “

Zoti Palmer tha se ai është optimist se negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE mund të hapen këtë vjeshtë, por zgjidhja e çështjes së prokurores Janeva do të jetë thelbësore për këtë vendim.

Dy partitë më të mëdha politike të Maqedonisë së Veriut janë grindur në lidhje me hartimin e një ligji të ri për kodin penal, i cili do të vendoste mbi fatin e zyrës së prokurorisë speciale që drejtohej nga zonja Janeva.

“Ne besojmë se Maqedonia e Veriut e ka fituar atë mundësi [për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit], por … sinjalet që dërgon qeveria dhe suksesi i ligjit për Zyrën e Prokurorit të Posaçëm, do të jenë të rëndësishme për këtë çështje.”

Miratimi i legjislacionit të ri, një parakusht për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, do të përcaktojë ritmin e procesit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Prandaj, zyrtarët amerikanë dhe ata të BE-së vazhdimisht u kanë bërë trysni të dyja palëve, opozitës së krahut të djathtë, VMRO-DPMNE dhe Lidhjes Social-Demokrate në pushtet, për të arritur një marrëveshje për këtë çështje.

Takimet mes zyrtarëve të dy partive në fillim të kësaj jave dhanë sinjale përparimi, por grupet e punës janë ende në negociata.

“Është e rëndësishme që të gjitha palët të negociojnë, të zgjidhin dallimet mes tyre dhe të arrijnë një marrëveshje mbi atë se si mund të reformohet ose modifikohet Zyra e Prokurorit të Posaçëm në një mënyrë që avancon interesat e vendit,” tha Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer.

“Ka patur mjaft lojë politike. Koha për lojra politike ka mbaruar. Tani është koha për treguar aftësi politike të shtetndërtimit,” tha ai.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni anetaresimi i maqedonisë maqedonia e veriut mathew palmer rruga e maqedonise drejt be anetaresimi i maqedonisë maqedonia e veriut mathew palmer rruga e maqedonise drejt be

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet