LIVE UPDATES
Bota

Mungesa e kreut bllokon Agjencinë Kundër Korrupsionit në Kosovë

5 Tetor 2021, 11:57 Nga DOSJA
Mungesa e kreut bllokon Agjencinë Kundër Korrupsionit në

KOSOVË– Dhjetëra lëndë të dyshuara për korrupsion nuk po mund të procedohen në prokurori për shkak të mungesës së drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), të cilit muajin e kaluar i ka skaduar mandati.

Sipas ligjit në fuqi, asnjë lëndë nuk mund të procedohet në prokurori pa pasur autorizimin ose nënshkrimin e drejtorit të AKK-së.

Zyrtarë në këtë institucion i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se përveç mosprocedimit të lëndëve në prokuroritë përkatëse, në AKK janë bllokuar edhe shumë punë të tjera, që kërkojnë nënshkrimin e drejtuesit të këtij institucioni.

Sipas tyre, gjatë javës së kaluar nuk ka pasur prezencë të zyrtarëve të kësaj agjencie në gjykata me qëllim që të paraqesin fakte për dyshimet në rastet korruptive.

Për të shkuar zyrtari i agjencisë në gjykatë duhet autorizimi i drejtorit. Për këto dy-tre ditë kanë qenë dy raste”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë një zyrtar i AAK-së, i cili ka folur në kushte anonimiteti.

Kuvendi i Kosovës apo komisioni përkatës, me rastin e përfundimit të mandatit të drejtorit është njoftuar nga agjencia gjashtë muaj para skadimit, ashtu siç parashihet me Ligjin për Agjencinë Kundër Korrupsionit, mirëpo kuvendi është duke u vonuar në përzgjedhjen e drejtorit të ri.

Mosaplikimi i grave bëri që konkursi të rishpallet

Konkursi për shefin e ri të anti-korrupsionit fillimisht u hap më 20 maj dhe pasi në të nuk kishte konkurruar asnjë grua, konkursi u rishpall. Kuvendi i Kosovës deri më tash nuk ka arritur të bëjë përzgjedhjen e një kandidati edhe pse konkursi është mbyllur më 21 korrik.

Gjatë vitit 2020, agjencia ka zhvilluar procedurën e hetimeve paraprake në gjithsej 313 raste, prej të cilave 134 ishin bartur nga viti paraprak.

Kurse, gjatë vitit 2020 janë pranuar edhe 179 raste të reja. Prej tyre, 124 raste janë dërguar në prokurori dhe polici për procedim të mëtutjeshëm, 16 raste janë përcjellë në organet kompetente administrative me kërkesë për fillimin e procedurës disiplinore, 112 raste janë mbyllur, ndërsa 61 raste janë në procedurë.

Struktura e veprave penale të përcjella në institucionet kompetente, sipas agjencisë dhe niveli i zyrtarëve të dyshuar është: mosraportimi ose raportimi I rremë I pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare, si dhe keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Adnan Rrustemi, tha për Radion Evropa e Lirë se komisioni ka formuar grupin për përzgjedhjen e kandidatëve. Ai mendon se nuk ka vonesa në këtë drejtim.

Rrustemi është deputet nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Aktualisht jemi në procedurë të përzgjedhjes (së shefit të ri të AKK-së). Është mbyllur konkursi, është themeluar grupi punues nga Komisioni për Legjislacion që e ka përgjegjësinë dhe detyrën për t’i shqyrtuar dokumentet dhe pastaj fillojnë intervistat nga komisioni për t’ia proceduar seancës (plenare) propozimet për votim. Shpresoj që shumë shpejt, këtyre ditëve, grupi punues do t’i shqyrtojë aplikacionet dhe komisioni do të fillojë intervistat që sa më parë t’i procedojë për votim”, tha Rrustemi.

Anëtari tjetër i komisionit, që vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj, tha se është e pakuptimtë që deri më tani nuk është mbajtur asnjë takim për përzgjedhjen e drejtorit të ri.

Unë nuk po arrij ta kuptoj këtë neglizhencë dhe këtë papërgjegjësi për ta zgjedhur drejtorin e këtij institucioni, i cili, së bashku edhe në aspektin deklarativ të partive politike që janë në pushtet, është ndër institucionet shumë të rëndësishme për ta luftuar korrupsionin në Kosovë”, tha ai.

Selmanaj tha po ashtu se vonesat në përzgjedhjen e drejtorit të AKK-së mund të jenë të qëllimshme.

Druaj se vonesat mund të jenë të qëllimshme. Ndoshta nuk kanë aplikuar ata për të cilët këta kanë vlerësuar që duhet të aplikojnë, e ndoshta edhe konkursi i parë është anuluar me këtë pretekst”, tha ai.

Kelmendi: Moszgjedhja e drejtorit është rivalitet i partive politike

Krahas mungesës së vullnetit politik për ta luftuar dukurinë e korrupsionit, Arben Kelmendi, menaxher i programit anti-korrupsion në Institutin Demokratik të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se vonesa në përzgjedhjen e kreut të ri të AKK-së paraqet problem në shumë drejtime.

Sipas tij, kjo vonesë mund të kuptohet edhe si çështje e rivalitetit të subjekteve politike.

Ata (agjencia) marrin çdo ditë ankesa nga qytetarët dhe punonjësit publikë dhe privatë dhe të gjitha ato raste kërkojnë që të trajtohen në mënyrën e duhur dhe ta marrin një epilog. Dhe paqartësitë rreth asaj se kush është kompetent tash brenda agjencisë për t’i dhënë epilog këtyre rasteve, sigurisht që e ka afektuar edhe punën e agjencisë në muajt e fundit, e sidomos në këto dy javët e fundit”, tha Kelmendi.

Drejtori i deritanishëm i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli ka konkurruar edhe për një mandat të ri. Përveç Havollit, në garë janë edhe pesë zyrtarët të tjerë nga kjo agjenci.

Agjencia Kundër Korrupsionit është organ i pavarur për zbatimin e politikave shtetërore për luftimin dhe për parandalimin e korrupsionit në Kosovë. Po ashtu, agjenci ka për detyrë që të iniciojë dhe të përcjellë kallëzime penale për rastet e dyshuara të korrupsionit në prokurorinë publike kompetente./REL/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni adnan rrustemi agjencia kundër korrupsionit shaip havolli adnan rrustemi agjencia kundër korrupsionit shaip havolli

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë