LIVE UPDATES
Bota

Ligjvënësit amerikan thirrje presidentit Biden për angazhim në zgjidhje e tensioneve Kosovë-Serbi

5 Tetor 2021, 09:42 Nga DOSJA
Ligjvënësit amerikan thirrje presidentit Biden për angazhim

SHBA– Grupi i Çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan u bëri të hënën thirrje Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, që të dyfishojnë vëmendjen e Shteteve të Bashkuara në zgjidhjen e tensioneve Kosovë-Serbi si edhe i kërkuan administratës të shtojë angazhimin për një zgjidhje përfundimtare mes dy vendeve.

Kërkesa e bërë përmes një letre dërguar zotit Biden dhe zotit Blinken, vjen si rezultat i atij që ligjvënësit e quajnë përshkallëzimin e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Javën e fundit u shfaq një situatë shqetësuese si rezultat i një mobilizimi ushtarak në kufi, duke kërcënuar stabilitetin e pasigurt në rajonin e Ballkanit. Duke pasur parasysh forcën joproporcionale të forcave të armatosura të Serbisë, ne ju bëjmë thirrje që të ripërtërini angazhimin e Shteteve të Bashkuara për t’u siguruar që aleati ynë Kosova të marrë trajtim të drejtë dhe njohje si vend i pavarur”, thuhet në letrën e ligjvënësve amerikanë.

Ata shtojnë se të dielën, tensionet u përshkallëzuan kur avionët luftarakë serbë fluturuan pranë kufirit Kosovë-Serbi.

Duke iu referuar zbatimit për reciprocitetin e targave, grupi për çështjet shqiptare, që ka si bashkëkryetarë anëtarët e Kongresit, Ritchie Torres dhe Jim Hines, thotë se masa e Kosovës u mor pas dhjetë vjetësh që Serbia e ka ndërmarë këtë veprim.

Qeveria e Kosovës kishte vendosur se që nga 20 shtatori, makinat që hynin nga Serbia në Kosovë, duhet të merrnin targa të përkohshme, njësoj sikundër veprohej në Serbi me makinat nga Kosova. Ajo dërgoi atje njësitë e posaçme për të siguruar zbatimin e vendimit.

“Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008, Serbia ka refuzuar ta njohë Kosovën si një komb të pavarur. Kjo reflektohet në një marrëveshje, në të cilën Serbia lejoi vetëm automjetet që shfaqnin targa me “KS” (Kosovë) dhe refuzoi hyrjen në automjetet që tregonin targa me “RKS” (Republika e Kosovës)”, thuhet në letrën e ligjvënësve.

Pas vendosjes së kësaj mase, tensionet përfshinë veriun e Kosovës pasi serbët lokalë dhe Beogradi reaguan me zemërim. Protestuesit serbë vendosën barrikada në rrugë, duke bllokuar dy pikëkalime kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, ndërsa Beogradi ngriti shkallën e gatishmërisë ushtarake.

Forcat policore dhe ushtarake serbe u mobilizuan përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.

“Shumica, nëse jo të gjitha pajisjet ushtarake serbe të përdorura u siguruan nga Rusia, aleati më i ngushtë i Serbisë. Ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko, vizitoi kufirin më 26 shtator 2021, së bashku me ministrin serb të mbrojtjes Nebojša Stefanović dhe shefin e shtabit të ushtrisë serbe Milan Mojsilović, çka shihet si një përligjie dhe mbështetje e mëtejshme e taktikave të Serbisë”, thuhet në letër.

Më 30 shtator, palët arritën në Bruksel një marrëveshje trepikëshe, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, pika e parë e së cilës parashihte atë që edhe ndodhi gjatë të shtunës– largimin e barrikadave dhe njësive të posaçme të policisë nga vendkalimet kufitare.

Nga mëngjesi i së hënës, shenjat shtetërore të targave të makinave që hyjnë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas, mbulohen me letër ngjitëse, duke shënuar edhe fillimin e zbatimit të pikës së dytë të marrëveshjes së javës së kaluar.

“Ne jemi të inkurajuar nga marrëveshja e përkohshme për parandaloni një shpërthim tjetër, por kërkojmë që ju dhe Administrata juaj të bëni gjithçka që mundeni për të mbështetur përpjekjet që mund të çojnë në një paqe të qëndrueshme midis Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në letrën e anëtarëve të Kongresit.

Ata nënvizojnë se Serbia ka kërkuar vazhdimisht të minojë legjitimitetin dhe sovranitetin e Kosovës dhe bëjnë thirrje që Shtetet e Bashkuara “duhet të vazhdojnë të qëndrojnë me aleatin tonë Kosovën”.

“Ne ju bëjmë thirrje që të dënoni përshkallëzimin e fundit të tensioneve dhe mobilizimin ushtarak serb, si dhe inkurajojmë administratën tuaj që të bashkohet me partnerët tanë në BE dhe NATO, për të mbështetur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe përfundimtare”, vazhdon letra.

Përveç bashkëkryetarëve të grupit të çështjeve shqiptare Torres dhe Himes, letra është nënshkruar edhe nga anëtarët e këtij grupi: Elissa Slotkin, Joe Courtney, Mondair Jones, Carolyn B. Maloney dhe James P. McGovern./VOA/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni antony blinken jim hines joe biden ritchie torres antony blinken jim hines joe biden ritchie torres

Sondazh

Poll
Bota 5 Tetor 2021, 06:50

Çfarë pritet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor?

SLLOVENI- Liderët e Bashkimit Evropian (BE) dhe kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor pritet që në samitin e tyre në Bërdo afër Kranjit në Slloveni, ...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë