Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Mbledhja e grupit parlamentar/ Balla: Të enjten votojmë anëtarët e Komisioneve (DEKLARATA)
14 Shkurt 2022, 09:25Nga DOSJA
TIRANË– Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor dhe Territorial ishin pjesë e bisedimeve në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e cila u mblodh ditën e sotme në orët e para të mëngjesit. Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, Balla tha se kanë dhënë aprovimin për ngritjen e 2 komisioneve dhe të enjten do të votohet për përbërjen e tyre. Ai shtoi se secili nga komisionet do të ketë nga 8 anëtarët të PS-së, ndërsa bashkëkryetar i komisionit për reformën zgjedhore do të jetë Damian Gjiknuri. Mandati për komisionet do të jetë 6 mujor pasi sipas tij janë të mjaftueshëm për të hulumtuar e për të vlerësuar propozimet. Mirëpo, Balla tha se mirëpresin këdo që kanë propozime.
Balla u pyet nga mediat në lidhje me hetimet që po bëhen për dosjen ‘Toyota Yaris’, për të cilën ai është akuzuar nga kreu i PD, Lulzim Basha. Teksa shprehu kënaqësinë që Basha po ‘korr atë që mbolli’ me akuzat që bëri Balla shtoi se kreu i PD prishi një operacion policor dhe për këtë tashmë është i akuzuar.
Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte ai që drejtoi tryezën e takimit me deputetët socialistë. Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një vizitë 4 ditore. Rama do të ketë një takim me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken.
TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj ka dhënë një deklaratë të fortë në mbledhjen e policëve të qarkut të Shkodrës. Gjonaj tha se ka kry...
TIRANË– Tre persona janë arrestuar nga policia pasi tentuan që të kalonin kufirin me dokumenta të falsifikuara. Në pranga kanë përfunduar B. H., 49 v...
TIRANË– Tani jo vetëm Britania e Madhe, por shtëpitë e barit po “lulëzojnë”edhe në Shqipëri. Ditën e djeshme, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Dre...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Gent Sejkon për tu rizgjedhur Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Në shkresën e publikuar nga vetë Kreu i Sh...
TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar numrin e qytetarëve shqiptarë që do tu drejtohen kutive të votimit më 6 mars të këtij viti. Në nj...
KOSOVË – Qentë e rrugëve janë kthyer në një shqetësim për qytetarët jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Kosovë. Një video e shpërndarë në mediat e Kosov...
TIRANË – Policia e Tiranës arrestoi 4 persona dhe procedoi dy të tjerë lidhur me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit dhe shpërndarjen e kan...