LIVE UPDATES
Ekonomi

Na lini të qetë në hallin tonë! Pse produkti turistik në Shqipëri është më i liri në rajon?

24 Korrik 2020, 15:34 Nga DOSJA
Na lini të qetë në hallin tonë! Pse produkti turistik

Mora përsipër të sqaroj lidhur me vërejtjet e rëna në media për administratorët e restoranteve dhe hoteleve në Shqipëri që nuk ulin çmimet në këtë kohë pandemie. Nuk kam hotel dhe as restorant, por nga njohja 38 vjeçare e këtij sektori, do të doja të jepja disa sqarime. Para së gjithash, mbështetur në eksperiencën dhe njohjen shumë të mirë të tregut rajonal të turizmit, e them me plot bindje dhe të argumentuar që çmimet e hoteleve dhe restoranteve në Shqipëri, janë më të ulëtat në rajon. Nuk është se ka ndonjë tregues, koeficient apo matës statistikor për krahasimin e çmimeve, dhe mund të tingëllojë si opinion empirik i imi.

Por, ky opinion është dhënë edhe nga Tour Operatorët e huaj, që në hartat e tyre kanë të gjitha vendet e rajonit. Zgjedhja e tyre, gjatë 5 viteve të fundit për ta pasur Shqipërinë edhe si destinacion është mbështetur edhe në këtë analizë çmimesh që ata kanë bërë për produktin turistik që kemi, strukturat pritëse dhe shërbimet e ofruara, dhe duke i krahasuar këto me ato të vendeve të rajonit.Nëse i tërë produkti ynë është më i liri në rajon, nuk mund të thuhet që të gjithë zonat pritëse ofrojnë çmime të njëjta. Nga një analize e çmimeve për disa struktura pritëse në zona të ndryshme të bregdetit tonë, shohim që zona më e lirë është zona e Velipojës. Në këtë zonë ofrohen çmime që fillojnë nga 16 euro për person për natë me fjetje, mëngjes, drekë dhe darkë të përfshirë, edhe në sezonin më të lartë. Shëngjini, Durrësi, Kavaja, Vlora kanë çmime të ulëta dhe përafërsisht të njëjta. Saranda dhe Ksamili i kanë pak më të larta por jo me ndonjë diference të konsiderueshme.

Zona me çmime më të larta në Shqipëri është zona e Dhërmi, Himarë, Borsh dhe Qeparo. Kjo zonë paraqitet me çmime më të larta, jo sepse ofron produkt turistik shumë më tërheqës që të justifikojë mbajtjen e këtyre çmimeve, por ka disa arsye gjeografike dhe për pasojë edhe ekonomike.

Për pasojë, kjo zonë ka mbijetuar kryesisht me turizmin e brendshëm, sidomos lëvizjen nga Tirana drejt kësaj zone. Karakteristikat e turizmit të brendshëm në Shqipëri janë:
a. Është lëvizje fundjave dhe vetëm gjatë fundit të qershorit deri në fund të gushtit.

b.Për pushime me më shume se 3 dite, në këtë zone shkohet kryesisht nga 15 – 20 korriku deri në 20 – 25 gusht.
Pra, këto struktura pritëse në total nuk punojnë më shumë se sa 40 – 45 ditë. Ndërkohë kur në të gjithë zonat e tjera, ku strukturat pritëse mbështeten në ardhjen e të huajve, shfrytëzimi i tyre shkon nga 90 deri 120 ditë.

Besoj, çdo njeri e kupton që nëse flitet për të njëjtin hotel që ka të njëjtat parametra në Borsh dhe Velipojë, Hoteli në Borsh, për të qenë rentabël, për të mbajtur punonjësit sezonalë të marrë nga baret dhe restorantet e Tiranës, për të ofruar maksimumin e mundshëm për këtë periudhë të shkurtër pune, do të duhet të aplikojnë çmime të larta. Pra të kuptojmë qartë, nuk është se pronarët e Hoteleve dhe Restoranteve në këtë zone janë më “gjakpirës” apo më të “pangopur” apo më të “pashkollë” apo më të “pazotë“ se ata të Velipojës. Ndërtoni për ta Aeroportet në Vlorë dhe Sarandë, Ndërtoni Tunelin e Llogorasë, Ndërtoni rrugë me standarde dhe do të shikoni që edhe kjo zonë do të ketë 10-30 ditë me shumë shfrytëzim se sa shfrytëzimi i Hoteleve në Durrës apo Sarandë, dhe për pasojë edhe çmime të ulëta.

Çmimi përcaktohet nga kërkesë-oferta

Nga ekonomia elementare, dimë që çmimi është kosto plus fitim. Dhe raporti kërkesë – ofertë ndikon në përcaktimin e çmimit. Nga vetë përbërja e çmimit DUHET kuptuar që ky raport ndikon në zvogëlimin apo rritjen e fitimit. Pretendohet ndryshimi i raportit kërkesë – ofertë si vendimtar për të ulur çmimet. Po a e keni të qartë sa është norma e fitimit në këtë industri. Është shumë e ulet. Edhe në rastin më të mirë, nuk e kalon 15%. Pra, luhatja e çmimeve për shkak të uljes së kërkesës do te ishte maksimumi 15%, por…. por, me kusht qe kosto, pra, shpenzimet të mos kishin pësuar rritje. Por a e keni të qartë se ç‘ka ndodhur gjatë kësaj kohe? A janë ulur shpenzimet apo janë rritur? A janë hequr taksat, A paguhet më pak për riparimet vjetore, a paguhet më pak për energjinë elektrike, a paguhet më pak për rrogat dhe sigurimet shoqërore? Jo, madje shumë shpenzime janë rritur. Distancimi fizik, shtesa e përdorimit te dezinfektantëve bëjnë që shpenzimet të rriten. Numri i ditëve që njësitë akomoduese po qëndrojnë hapur është ulur. Kjo bën që shpenzimet fikse vjetore të njësisë të pjesëtohen në më pak ditë hapjeje. Pra ekonomikisht dhe matematikisht çmimet nuk kanë arsye të ulen.

Ju e ilustroni thirrjen tuaj edhe me atë që sipas jush ka ndodhur në vendet e tjera, pra janë ulur. E keni gabim. Për shkak të mospërballimit të rritjes së shpenzimeve, për shkak të uljes 70 deri 90% të numrit të klientëve, në Greqi, Turqi, Mal të Zi janë mbyllur mbi 80% e hoteleve këtë verë. Ato hotele qe kanë mbetur, edhe mund të ulin çmimet, por janë me dhjetëra arsye që e bëjnë, që lidhen me situatat e veç5anta kontraktuale apo financiare të tyre. Dhe kjo ulje nuk është tendencë tek të gjithë ata që kanë mbetur hapur. Nga ana tjetër, duhet të keni lexuar që me dhjetëra vende, nga Japonia, Franca, Italia, etj etj, kanë shpërndarë bonuse për pushime tek qytetarët e tyre që ti shfrytëzojnë për pushime brenda vendit, dhe kjo është bere për të ndihmuar turizmin e brendshëm. Këtë e kemi kërkuar disa herë edhe ne, por nuk jemi mbështetur nga askush. Përmendet dhe një arsye tjetër që çmimet duhet të ulen. Dhe thuhet se në si shqiptarë kemi standard më të ulët se të huajt. Kjo arsye nuk është ekonomike mendoj unë, por politikë ekonomike që duhet ta bëjë shteti, jo bizneset. Nëse standardi i një popullsie është më i ulët dhe një qeveri kërkon që edhe popullsia e saj të bëjë pushime, të financojë ose njësitë akomoduese ose popullsinë.

Në asnjë teori ekonomike, nuk thuhet që duhet të mendojë Biznesi për pushimet e popullit. Biznesi krijon struktura për të gjithë shtresat, që nga më të pasurat deri tek më të varfrat, por nuk mendon për ti financuar ato shtresa, por për të fituar nga çdo shtresë. Pandemia ka goditur si në botë edhe në Shqipëri më shumë Industrinë e turizmit. Është industria që mbështetet në qarkullimin ndërmjet vendeve, dhe me ndërprerjet e këtij qarkullimi, për pasojë kjo industri është në situatë kritike që ka nevojë për intubim. Një paketë “respiratore” do ta ndihmonte për të mbijetuar. Po nuk ju dha në kohë, do të vdesë. Në fund, thirrjes së publikuar në media për të ulur çmimet, do t’i përgjigjesha në vend të atyre që u drejtoheni: Nëse nuk keni të paguani, na lini të vdesim të qetë në hallin tonë. Mos na bëni thirrje të vrasim veten duke shitur nën kosto, ndërkohë kur nuk dimë ende sa do të vazhdojë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi besnik vathi cmimet ne hotele dhe restorante besnik vathi cmimet ne hotele dhe restorante

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje