LIVE UPDATES
Ekonomi

Sërish viza gjermane për ata me kontratë pune, por edhe pengesa

24 Korrik 2020, 07:54 Nga DOSJA
Sërish viza gjermane për ata me kontratë pune, por edhe pengesa

Vetëm pak muaj më parë, më 1 mars 2020 hyri në fuqi ligji për fuqinë e kualifikuar punëtore në Gjermani. Ai do duhej t’ua lehtësonte qytetarëve nga vendet e treta jashtë BE, ardhjen me punë në Gjermani. Shumë qytetarë nga Shqipëria e Kosova lidhën shpresat me këtë ligj. Gjithsekush që kishte një zanat të kualifikuar apo kishte një kontratë dhe njihte gjuhën gjermane në nivelin që kërkohej mund ta provonte fatin e të kërkonte punë në Gjermani.

Konsullatat gjermane punojnë me kapacitete të reduktuara

Por ardhja e pandemisë ndryshoi gjithçka. Kufizimet e udhëtimit që vendosën Gjermania e vende të tjera për mbrojtjen nga virusi ishin paralizuese. Në shumë raste ardhja e punëtorëve të kualifikuar nga Ballkani u ndërpre me disa përjashtime ose u ngadalësua së tepërmi. Rastet përjashtimore përfshinin personelin shëndetësor, studiuesit e shëndetësisë, personelin e kujdesit shëndetësor apo personel tjetër me rëndësi të veçantë. Vonesat erdhën edhe nga zyrat e administratës për të huajt në Gjermani që për shkak të Coronës e kanë ende të kufizuar komunikimin me publikun. Kështu pirgu i aplikimeve në pritje me ardhjen e pandemisë është rritur edhe më shumë, bashkë me kohën e pritjes për marrjen e orarit për dokumentet për vizën në konsullatat gjermane në Ballkan, pritje, që edhe më parë ishte legjendare.

Deutschland Auswärtiges Amt in Berlin (picture-alliance/imagebroker/D. Enters)
Kësaj i shtohet edhe puna e reduktuar e konsullatave në rajon. Ministria e Jashtme e Gjermanisë e pranon në një prononcim për Deutsche Wellen, se përfaqësitë gjermane në Ballkan aktualisht punojnë me kapacitete të reduktuara. Ajo thotë, se gjendja aktuale në vend e përcakton, nëse dhe kur do të jetë i mundur shtrimi i kërkesës për vizë. Por me sa duket gjendja në vend mund të çojë edhe në mbylljen e plotë të autoriteteve konsullore. Kjo ndodhi tani në Shqipëri, ku të hënën u mbyll zyra konsullore për vizat e ambasadës gjermane për shkaqe të situatës aktuale. Personave të prekur u premtohet në faqen online një orar i ri sa më shpejt të jetë e mundur, por se kur, kjo nuk specifikohet. Edhe zyra konsullore në Prishtinë i ka reduktuar shumë kapacitetet dhe pranon vetëm ato kërkesa për vizë që nuk preken nga kufizimet e udhëtimit në Gjermani.

“Parimisht mund të jepen sërish viza”

“Dhënia e vizës orientohet për momentin nga kufizimet e udhëtimit në fuqi”, thekson Ministria e Jashtme gjermane, por një vendim i fundit i qeverisë gjermane po e rihap rrugën edhe për rastet e tjera me kontratë apo ofertë pune. Ministria e Jashtme gjermane konfirmon për Deutsche Wellen, se “në bazë të vendimit të kabinetit gjerman më 1 korrik mundet që fuqia punëtore e kualifikuar me një ofertë konkrete pune në bazë të ligjit për fuqinë e kualifikuar punëtore (FEG) të udhëtojë sërish në Gjermani. Kjo vlen edhe për ata që vijnë nga të gjitha shtetet e treta. Në këtë kontekst për raste të tilla parimisht mund të jepen sërish viza.” Parimisht tingëllon bukur, por praktikisht shumë aplikues me këto zhvillime si në Shqipëri së fundmi as nuk e dinë, se kur do të kenë një datë tjetër aplikimi për vizë dhe u duhet vetëm të kalitin durimin.

Corona uli numrin e punëtorëve të huaj

Kufizimet e vendosura për udhëtimin e reduktuan ndjeshëm ardhjen e fuqisë së huaj punëtore në Gjermani këto muaj. Sipas ekspertit gjerman, Michael van der Cammen nga Zyra Federale e Punës, përgjegjës në sektorin ndërkombëtare ato çuan në një “prerje të fortë”. Megjithatë, ardhja e fuqisë punëtore nga jashtë nuk është ndalur plotësisht, thotë van Cammen. I vetmi sektor që përfitoi edhe në kohën e krizës ishte ai i shëndetësisë, për shkak se infermierët në kohën e krizës ishin shumë të kërkuar në Gjermani. “Për ne është gjë e bukur, kur kemi suksese të vogla, për shembull kur ia dalim të sjellim në Gjermani bashkë me Ministrinë e Jashtme infermierët që i kishin gati valixhet në vendin e tyre. Këta njerëz mund të fillonin nga puna menjëherë në sektorin e infermierisë. Ne i ndjekim me vëmendje kufizimet e udhëtimit, por jemi të sigurtë që më vonë do të punësohen më shumë.”

Nevoja për fuqi punëtore do të mbetet e lartë

Fjalë shpresëdhënëse, pasi aktualisht firmat gjermane në tërësi janë të rezervuara me punësimin e punëtorëve të huaj për shkak të pasigurisë në të ardhmen, por edhe të rënies ekonomike që solli me vete pandemia e Coronës “Marrja e punëtorëve të huaj duhet të presë”, shkroi në qershor gazeta gjermane “Mannheimer Morgen. Jo pak firma kanë bërë të ditur ndërkohë edhe shkurtime të numrit të punëtorëve. Sipas të dhënave të publikuara pandemia e ka goditur tregun gjerman të punës. Papunësia aktualisht në Gjermani ka arritur shifrën 6,3%, në një kohë që vetëm pak muaj më parë flitej për miliona vende pune që duheshin zënë e kërkohej fuqi punëtore nga jashtë. Por a do ta ndryshojë Corona tregun e punës në Gjermani në të ardhmen aq sa të mos jenë më të nevojshëm punëtorët e huaj?

Sipas ekspertëve megjithë ndryshimet e pritshme, Gjermania do të vazhdojë të ketë nevojë për fuqi punëtore nga jashtë. Michael van der Cammen nga Zyra Federale e Punës shprehet optimist për Deutsche Wellen. “Natyrisht që pandemia na frenon. Por nevoja për fuqi punëtore është si më parë ende e madhe; sektori i shëndetësisë është një shembull i mirë. Covid19 nuk e ndryshon zhvillimin demografik. Sipas vlerësimit tim mund të ketë theksime të tjera. Nevoja për fuqi punëtore në sektorin e shëndetësisë, ndërtimit dhe zanateve në shumë drejtime do të mbetet e lartë. Këtë na e thonë që tani përfaqësues të këtyre degëve dhe sindikatave.” Nevoja e punëdhënësve gjermanë sigurisht do të varet edhe nga ecuria ekonomike në Gjermani. Shpresat për një rimëkëmbje të ekonomisë parashikohen nga tremujori i fundit i këtij viti.

Zgjatja e Rregullores për Ballkanin Perëndimor

Në këto kohë pandemie si lajm i mirë vjen edhe plani për zgjatjen e Rregullores së Ballkanit Perëndimor, që në vitin 2016 u vendos për të lehtësuar punësimin e migrantëve ekonomikë nga vendet e Ballkanit, për të ulur numrin e azilkërkuesve. Sipas të dhënave të agjencisë gjermane të lameve, dpa, të mërkurën (22.07). Ministria gjermane e Punës e ka ofruar për miratim tek qeveria gjermane zgjatjen e kësaj rregulloreje deri në vitin 2023. Kjo rregullore që kishte afat deri në fund të këtij viti vepronte paralelisht me ligjin gjerman për fuqinë e kualifikuar punëtore. Dallimi është se me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor vinin punëtorë edhe pa ndonjë kualifikim të veçantë e njohuri gjuhe të mëdha. Kusht është që aplikuesi të ketë një kontratë pune në Gjermani dhe miratimin e Zyrës Federale të Punës.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale gjermani vizat e punes gjermani vizat e punes

Sondazh

Poll
Ekonomi 21 Korrik 2020, 06:41

TIRANË- Nga janari 2021 të gjithë pronarët e subjekteve që nuk regjistrojnë të dhënat në regjistrin e pronarëve përfitues do të gjobiten për shkelje me gjo...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri