LIVE UPDATES
Ekonomi

21 Korrik 2020, 06:41 Nga DOSJA

TIRANË- Nga janari 2021 të gjithë pronarët e subjekteve që nuk regjistrojnë të dhënat në regjistrin e pronarëve përfitues do të gjobiten për shkelje me gjobë nga 150 mijë lekë deri në 500 mijë lekë.  Projektligji i miratuar nga qeveria i ka kaluar për miratim Parlamentit, ku përcakton krijimin e regjistrit të dhënave, që do të administrohet nga Qendra Kombëtare e Biznesit dhe do të shërbejë si arkiv elektronik zyrtar dhe do të sigurojë transparencën  në fushën e pronarëve përfitues.

Regjistri do të zbardhë edhe emrat e pronarëve përfitues të kompanive të regjistruara në parajsat fiskale (offshore) me aktivitet në Shqipëri, të cilët zotërojnë të paktën 25% të aksioneve. Shqipëria deri me tani nuk ka një mekanizëm që të identifikojë se cilët janë pronarët e vërtetë përfitues të subjekteve të regjistruara në të. Për këtë arsye, si edhe duke pasur parasysh që ngritja e një regjistri i cili do të bëjë të mundur regjistrimin e pronarëve real përfitues, ka qenë një prej rekomandimeve të MONEYWAL për Shqipërinë.

Në këtë projektligj është parashikuar se subjektet raportuese ekzistuese  duhet, jo më vonë se  30 ditë kalendarike nga hyrja në fuqi e draftit,  të  identifikojnë  pronarët  përfitues, si dhe të  krijojnë dhe të mbajnë dokumentet përkatëse për pronarët përfitues. Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe  AKSHI do të krijojnë  Regjistrin  e  Pronarëve  Përfitues  jo më vonë  se data 3 janar 2021.  Subjektet  raportuese ekzistuese duhet të regjistrojnë të dhënat e kërkuara nga ky projektligj për pronarët e tyre përfitues jo më vonë se 60 ditë kalendarike nga krijimi i Regjistrit të Pronarëve Përfitues.

Regjistri i Pronarëve Përfitues përmban të dhënat

1.Të dhënat e përgjithshme mbi subjektin raportues: a)Numri unik i identifikimit të subjektit(NUIS); b)Emri i subjektit raportues.

2.Të dhënat e detyrueshme për pronarët përfitues të subjektit raportues: Të dhënat e identifikimit: a)Për shtetasit shqiptarë:-Emri dhe mbiemri;-Numri i identifikimit personal;-Datëlindja;-Shtetësia;-Adresa e rezidencës së përhershme. b)Për shtetasit e huaj:-Emri dhe mbiemri;-Numri i identifikimit personal;-Datëlindja;-Numri i pasaportës dhe shteti lëshues;-Data e lëshimit dhe data e skadimit të pasaportës;-Shtetësia;-Adresa e rezidencës së përhershme. c) Për refugjatët/personat pa shtetësi:-Emri dhe mbiemri;-Numri i dokumentit të udhëtimit;-Datëlindja;-Shteti që ka lëshuar dokumentin e udhëtimit;-Data e lëshimit dhe data e skadimit e dokumentit të udhëtimit. Data e përcaktimit të individit si pronar përfitues.

Lloji dhe përqindja e pronësisë:- Direkte;-Indirekte. 6.Të dhënat  e  përcaktuara  në pikën  5,  të këtij  neni, klasifikohen  më tej  në të dhëna parësore dhe të dhëna dytësore, sipas parashikimeve të ligjit për bazat e të dhënave shtetërore:6.1.Të dhëna parësore:-Të dhënat e identifikimit për shtetasit e huaj, jorezidentë;-Të dhënat e identifikimit për refugjatët/personat pa shtetësi;-Data e përcaktimit të individit si pronar përfitues;-Lloji dhe përqindja e pronësisë.6.2.Të dhëna dytësore:-Numri  i identifikimit  të subjektit  (NUIS)dhe emri  i subjektit raportues;-Të dhënat e identifikimit për shtetasit shqiptarë;-Të dhënat e identifikimit për shtetasit e huaj, rezidentë.

Gjobat

Në kreun  V,  të  këtij  projektligji, parashikohen  kundërvajtjet  administrative.  Më konkretisht,  në  rast  se  nuk  përbëjnë  vepër  penale,  shkeljet  e  mëposhtme  përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë si vijon:

a.Mosregjistrimi fillestar i të dhënave për pronarin përfitues të tij brenda afatit të përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës  3,  të  nenit  5,  të  këtij  projektligji, dënohet me gjobë në vlerën 500 000 lekë.

b.Mosregjistrimi i çdo ndryshimi në të dhënat e regjistruara dhe në dokumentet shoqëruese,   që depozitohen në regjistër, brenda afatit  të përcaktuar në shkronjën “b”, të nenit  5,  të  këtij  projektligji,  dënohet  me gjobë në vlerën 250 000 lekë.

Për shkeljet e parashikuara më sipër, në projektligj është përcaktuar se dënohet me gjobë prej 150 000 lekësh edhe përfaqësuesi ligjor i subjektit të regjistruar, person juridik. Gjithashtu, projektligji   parashikon se për subjektet që kryejnë shkeljet e parashikuara më sipër, për më tepër se njëherë, gjobat do të dyfishohen. Për më tepër, në projektligj parashikohet se gjoba vendoset nga titullari i QKB-së, vendimi i të cilit ankimohet drejtpërdrejt në gjykatën administrative kompetente.

Gjithashtu,   projektligji   parashikon   se   QKB-ja dhe   autoriteti   përgjegjës   për mbajtjen  e  Regjistrit  të  Organizatave  Jofitimprurëse  për  subjektet  raportuese  që kryejnë  shkeljet  e  parashikuara  në  pikën  1,  të  këtij  neni,  nuk  do  të  ofrojnë shërbimet   e   tyre   në Regjistrin Tregtar   dhe   në   Regjistrin   e   Organizatave Jofitimprurëse,  deri  në  pagimin  e  gjobës,  sipas  pikave2  dhe  3,  të nenit  13,dhe regjistrimin e të dhënës përkatëse për pronarin përfitues.

Në kreun  VI,  të këtij  projektligji,  në  dispozitat  tranzitore dhe të fundit,  është parashikuar  procedura  e  regjistrimit  të  të dhënave  të  përgjithshme  të  subjekteve raportuese   ekzistuese.   Më konkretisht, është parashikuar se të dhënat e përgjithshme  të  subjektit  raportues, të  cilat  janë  të  regjistruara  në  Regjistrin Tregtar, transferohen elektronikisht në Regjistrin e Pronarëve Përfitues. Gjithashtu, në këtë projektligj parashikohet se institucioni përgjegjës për  mbajtjen e  Regjistrit të Organizatave Jofitimprurëse, brenda 2 muajve  nga  hyrja  në  fuqi  e këtij ligji, i jep elektronikisht QKB-së si institucioni përgjegjës për administrimin e Regjistrit  të Pronarit Përfitues, të dhënat  për  organizatat jofitimprurëse të regjistruara  në Regjistrin  e Organizatave Jofitimprurëse,  për  aq  sa  kërkohet  në nenin 4, të këtij ligji.

Në   përfundim,   në   këtë   projektligj   është   parashikuar   se   subjektet   raportuese ekzistuese  duhet, jo  më  vonë  se  30  ditë  kalendarike  nga  hyrja  në  fuqi  e  këtij projektligji,  të  identifikojnë  pronarët  përfitues,  si  dhe  të  krijojnë  dhe  mbajnë dokumentet përkatëse për pronarët përfitues. Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe  AKSHI  do të  krijojnë  Regjistrin  e  Pronarëve  Përfitues  jo  më  vonë  se data 3.1.2021.  Subjektet  raportuese  ekzistuese  duhet  të  regjistrojnë  të  dhënat  e kërkuara  nga  ky  projektligj  për  pronarët  e  tyre  përfitues  jo  më  vonë  se  60  ditë kalendarike nga krijimi i Regjistrit të Pronareve Përfitues.

Pronar përfitues, pronësi direkte dhe indirekte

Projektligji sqaron tre terma sa i takon pronësisë dhe që do të jetë detyrim deklarimi. Së pari termi “pronar përfitues” që nënkupton individin, i cili i fundit ka në pronësi ose kontrollon subjektin, si më poshtë:

1.1. Në rastin e një personi juridik,

1.1.1. Individi i cili ka në pronësi, ose kontrollon i fundit, një person juridik, në mënyrë direkte ose indirekte, ose përfiton nga transaksionet e kryera nga personi juridik në emër të tij. Këtu përfshihen edhe ata individë, të cilët ushtrojnë kontrollin e fundit efektiv ndaj një personi juridik. Kontroll i fundit efektiv është marrëdhënia, në të cilën një individ:

1.1.2. Themeluesi ose përfaqësuesi ligjor ose individi që ushtron kontrollin e fundit efektiv në administrimin dhe kontrollin e organizatave jofitimprurëse, ku përfshihen fondacionet, shoqatat, qendrat, si dhe degët e organizatave jofitimprurëse. Kontroll i fundit efektiv është marrëdhënia, në të cilën një person:

1.2. Në rastin e një trusti ose marrëveshjeve të tjera ligjore:

1.2.1. Krijuesi i trust-it (settlor), kujdestari/i mirëbesuari (trustee), mbrojtësi (protector) nëse ka, dhe përfituesi (beneficiary) ose klasa e përfituesve të trust-it, ose një individ që ushtron funksione të ngjashme në marrëveshjet e tjera ligjore, dhe individi i cili ka një pozicion dominues në kontrollin e trust-it, ose të marrëveshjeve të tjera ligjore.

Termi “Pronësi direkte” nënkupton pronësinë e mbajtur nga një individ prej 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues.

Kurse “Pronësi indirekte” nënkupton pronësinë e mbajtur ose kontrollin e ushtruar nga i njëjti individ në një ose më shumë persona juridikë të cilët veçmas ose së bashku zotërojnë 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues.

(Marrë nga Monitor.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi kompanite ofshore kontrollet per bizneset ligji i ri kompanite ofshore kontrollet per bizneset ligji i ri

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen