“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Aktualitet
Naftëtarët e Ballshit në protestë: Po u mbyll rafineria, s’ka më Mallakastër
24 Nëntor 2021, 12:41Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
BALLSH – Naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit protestuan sërish përpara uzinës për të kërkuar shlyerjen e plotë të pagave të prapambetura. Ata këmbëngulin se do ta përshkallëzojnë protestën për plotësimin e kërkesave të tyre.
Njëri prej naftëtarëve deklaroi se Shqipëria ndryshe nga shumë vende të botës po shpopullohet, kurse vendet e tjera marrin njerëz.
“Nuk ka më fjalë për të folur: rrogat e prapambetura dhe vazhdimi i punës. Këto llafe po bien në veshë ë shurdhët. Nga kryeministri s’ka reagim. Këta kanë 15% të rafinerisë. Për kombin s’duan tia dinë ,as për të ardhurat që sjell kjo rafineri nga vendburimet, në daç dhe përpunim. Këto kryeministri s’do t’i di. Thjesht, në rrjetet sociale, bota do të popullojë vendet e shpopulluara. Këtu mbyllen uzinat që të ikin njerëzit. Në kushtet mizerabël, pa të ardhura, rritja mimesh, pandemi, është realiteti, mbase s’e kemi mirë. Po diskriminohemi”, tha naftëtari për mediat.
Një tjetër naftëtar ngriti shqetësimin se nëse rafineria e naftës së Ballshit do të mbyllet, nuk do të ketë më Mallakastër, pasi do shpopullohet nga varfëria.
“Të vijnë të na sqarojnë, do shkrihet, do punojë, të marrim atë që na takon sipas ligjit. Banka e ka marrë pjesën e saj. E mori e lëshoi me qira, mori paratë që humbi. Pa marrë pagat e prapambeutra nuk ndahemi. Duhet ta mendojë qeveria, se nuk do të ketë më Mallakastër, s’do mbetet njeri më në Ballsh”, u shpreh ai.
Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kërkojnë shlyerjen e 13 pagave të prapambetura dhe rinisjen e punës së rafinerisë.
TIRANË- Ditën e sotme në Këshillin e Ministrave u miratuan dy marrëveshje që priten të firmosën në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Kosovë, i...
TIRANË– Një tjetër vendim i rëndësishëm u njoftua nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila tha se teksti i abetares do të unifikohet për nxënësit ...
TIRANË – Albert Nikolla nuk do të jetë më zv/ministri i Shëndetësisë. Tashmë ai pritet të marrë detyrën e anëtarit të komisionit të hapjes së dosjeve...
TIRANË– Policia e Tiranës vuri në pranga një person, i cili është denoncuar për kryerjen e veprime të turpshme në publik.Në një njoftim të shkurtër p...
ALBI LALA/ I dënuari me burgim të përjetshëm Admir Tafili komunikonte nga qelia e tij me persona të inkriminuar nëpërmjet një pajisjeje të modifikuar.Zyrtarë të...