Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Nagasaki shënon 75-vjetorin e sulmit me bombë atomike
9 Gusht 2020, 11:57Nga DOSJA
JAPONI- Qyteti japonez Nagasaki më 9 gusht shënoi 75-vjetorin e sulmit me bombë atomike nga SHBA-ja, duke iu bërë thirrje liderëve që të bëjnë më shumë në ndalimin e armëve bërthamore.
Në orën 11:02 në kohën e saktë kur bomba atomike u hodh mbi këtë qytet – të mbijetuarit dhe pjesëmarrësit e tjerë mbajtën një minutë heshtje për të nderuar mbi 7,000 viktimat.
Bombardimi i 9 gushtit të vitit 1945, erdhi tri ditë pasi Shtetet e Bashkuara hodhën bombën e parë atomike në Hiroshima sulmin e parë në botë me një armë bërthamore. Nga sulmi në Hiroshima u vranë 140,000 persona.
Japonia ishte dorëzuar më 15 gusht, 1945, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.
Kryetari i qytetit të Nagasakit, Tomihisa Taue e lexoi një deklaratë të paqes, ku ai ngriti shqetësimet lidhur me zmbrapsjen nga përpjekjet për çarmatim, të shteteve që kanë armë bërthamore.
Taue veçanërisht përmendi Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, duke thënë se po rrisin rrezikun e kërcënimit bërthamor, duke hequr dorë nga Traktati për armët bërthamore.
“Si rezultat i kësaj, kërcënimi se armët bërthamore mund të përdoren po bëhet edhe më shumë real”, tha ai.
Ai po ashtu i bëri thirrje Qeverisë japoneze dhe ligjvënësve që të nënshkruajnë Traktatin e vitit 2017 për ndalimin e armëve bërthamore.
Shënimi i këtij përvjetori të sulmit në Nagasaki ishte më ndryshe këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në ngjarjet për të shënuar këtë ditë morën pjesë vetëm 500 persona, ndërkaq, një vit më parë, kishin marrë pjesë 5,900 njerëz.
GREQI-Edhe dy persona të tjerë kanë humbur jetën së fundmi në Greqi si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga stuhia që ka goditur ishullin grek. Mësohet se vi...
BEJRUT- Fotot që po shihni janë pamje nga protesta e dhunshme që është zhvilluar ditën e djehsme në Bejrut. Qyetetarët e kryeqytetit libanez janë ngritur në këm...
SHBA-Sekretari amerikan i Shtetit, Mark Esper ka njoftuar ditën e sotme se Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të shkurtojnë numrin e forcave ushtarake në A...
GREQI- Të paktën tre persona kanë humbur jetën ditën e sotme në Greqi si pasojë e një stuhie të fuqishme që ka goditur ishullin Evia në Greqinë qëndrore.Medi...
SPANJË- Ish-Mbreti i Spanjës, Juan Carlos, ka mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi la vendin e tij të lindjes, duke qenë se u akuzua për korrupsi...
KOSOVË- Gazetari Berat Buzhala, pak javë më parë humbi babanë e tij, i cili ishte i infektuar me COVID-19. Buzhala ka kujtuar mbrëmë ndarjen nga jeta të ba...
SHBA-Anthony Fauci, eksperti i sëmundjes infektive në SHBA, është kërcënuar me vdekje. Lajmin e ka bërë vetë të ditur eksperti duke thënë se për këtë i është da...
SHBA-Kompania bioteknologjike amerikane, Moderna, së fundmi ka njoftuar se ka filluar bisedimet me shumë vende për furnizimin e vaksinën eksperimentale kundër k...
SHBA- E teksa e gjithë bota i kanë sytë tek vaksina kundër koronavirrusit, eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, ka shokuar me deklaratën e ti...
INDI- Të paktën shtatë pacientë kanë vdekur, pas një zjarri në një spital të përkohshëm Covid në Vijayawada, në jug-lindje të Indisë. Zjarri shpërtheu në Pallat...