E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
TIRANË- Shefja e Infektivit në QSUT, Najada Çomo ishte e ftuar në “Provokacija” sonte me Mustafa Nanon, ku rrëfeu detaje nga masat që janë marrë në spital për koronavirusin. Ajo ndër të tjera tha se stafi mjekësor e ka kaluar “provën” me koronavirusin edhe pse në vendin tonë nuk ka rezultuar asnjë pacient pozitiv. Për çdo rast që paraqitet, tha ajo, ne e konsiderojmë si “pozitiv” dhe për 12 orë derisa del analiza pacienti izolohet në Infektiv, njësoj sikur të ishte mbartës i këtij virusi. Sakaq mjekët dhe infermierët vishen me uniformën përkatëse dhe qendrojnë në gatishmëri derisa të dalë analiza. Aktualisht në vendin tonë janë kryer analizat për 13 persona të dyshuar, por që fatmirësisht kanë rezultuar negative. Dy prej tyre kishin ardhur nga Kina, dhe pikërisht këto dy raste, tha Çomo, kanë qenë prova më e fortë, pasi dyshimet ishin të mëdha se mund të ishin bartës të virusit.
PJESW NGA BISEDA
A jeni e frikësuar?
Jo…duke qenë se kam vite që punoj në shërbim me shumë infeksione që janë edhe vdekjeprurëse, jam shumë më pak e frikësuar, por s’mund të them se jam zero e frikësuar. Pra jam pak e frikësuar si individ jo si profesioniste.
Ky është një virus i panjohur?
Nuk është fare i panjohur e ka zanafillën në 1960, por rrugës ka “ndërruar mendje” pra ka pësuar ndryshime genetike gjatë rrugës dhe në nëntor të vitit 2019 u shfaq si virus i ri, por brenda së njëjtës familje. Nobelisti francez një nga zbuluesit e HIV në 2008 ka thënë se mbarë njerëzimi është i rrezikuar nga infeksione të ndryshme për shkak të globalizmit, lëvizjes ndërmjet shteteve dhe sapo mbaron një infeksion në kthesë do të shfaqet një tjetër.
Por njerëzit janë të kapur nga paniku?
Njerëzit kanë të drejtë të kapen nga paniku, por duhen informuar mirë.
Cila do të ishte infoja që do më ngushëllonte mua sonte?
Informacioni që na ngushëllon është se s’ kemi asnjë rast sot në Shqipëri, deri tani nuk është zbuluar asnjë rast edhe pse është kërkuar për ta gjetur. Duhet theksuar se koronavirusi është tani në një kurbë të ulët në vendin e origjinës në Kinë për shkak të sezonit, me ngritjen e temperaturave kurba do të ulët.
Sa e rrezikuar është popullata shqiptare dhe sa mundësi ka që të mrbohet dhe të mjekohet?
Po mund të infektohet Shqipëria nga koronavirusi, por janë marrë të gjitha masat që rastet të trajtohen.
Si e kuptoni kur një person është me koronavirus pasi simptomat janë të ngjashme me gripin.
Historia e udhëtimit. Ne nuk dyshojmë tek një pacient që vjen nga Vlora, Saranda, etj. por dyshojmë tek një person që vjen me simptoma gripi por ka udhëtuar në vendet që janë shpallur vatra të koronavirusit. Pra ne bëjmë teste për një person që vjen, po themi nga veriu i Italisë por jo për një person që vjen nga Suedia.
Këtu nuk ka besim tek mjekësia në tërësi?
Në atë vend që punoj shërbej ka një humanizëm të jashtëzakonshëm. Ata njerëz që punojnë në Infektiv kanë të drejtë të frikësohen si gjithë të tjerët, por puna nuk është vënë ndonjëherë në diskutim. Specialistët janë shumë të mirë dhe me eksperiencë. Kemi patur si për shembull rasin e gripit të derrit, por edhe gripi sezonal që mund të quhet i lehtë, por për mua nuk është i lehtë. Gripi ka shënuar më shumë vdekje në mbarë botën se sa koronavirusi. Kam edhe një mesazh: 98 për qind e të prekurve me koronavirus shërohen, 2 për qind shkojnë drejt vdekjes dhe më të rrezikuar janë të sëmurët kronikë të mushkrive dhe zemres. Spitali Infektiv ofron shërbim të mirë për personat që mund të sëmuren. Plani A është që të shtrohen në këtë pavion, ndërsa plani B vihet në zbatim nëse ka ndryshim të situatës. Një person që vjen si rast i dyshuar izolohet në dhomë në mënyrë që të negativizohet.
A bëhet ekzaminimi?
Po bëhet në ISHP me labortor të certifikuar dhe analizat dalin nga 8 deri në 12 orë.
Këshillat?
Të frenohemi pak nga dhënia e dorës kur takojmë njerëz; larja e duarve dhe të gjithat masat e tjera sanitare. E dyta: nëse je qytetar që ke udhëtuar në ato vende ku është shfaqur koronavirusi deklarohu, që do të thotë telefono në numrin e urgjencës 127.
Ju do ta kaloni provën në rast se koronavirusi vjen në Shqipëri?
E kemi kaluar provën e testimit sepse na erdhen 8 persona, 2 me temperaturë të lartë dhe kishin histori udhëtimi në Kinë. Ata u mbajtën të izoluar, të shtruar në spital, dhe fatmirësisht testimi doli se ishin me grip A. Por ama ne e kaluam provën sepse morëm të gjitha masat, kaluam edhe frikën personale sikur ai (pacienti) të ishte i infektuar.
(Marrë nga Abcnews.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI– Greqia ka raportuar për katër raste të dyshuara të koronavirusit, por në bazë të mediave të huaja nuk është identifikuar ende nëse testet kanë rezultuar ...
Australi- Detaje të reja kanë dalë nga krimi monstruoz që tronditi Australinë dhe Shqipërinë disa muaj më parë, ku Sabrina Lekaj, 20 vjeç u vra me thikë ...
TIRANË- Vrasja e Esmeralda Kolecajt dhe vëllait të saj Vladison Filopati, nuk ka qenë një rrufe në qiell të hapur. Konflikti mes Esmeraldës dhe ish-bashkës...
ITALI– Koronavirusi është shtrirë shumë në të gjithë Europën, kryesisht në Itali ku kanë mbetur të vdekur 12 persona dhe janë infektuar mbi 320 të tjerë.E ndërk...
VLORË- Operacioni Forca e Ligjit dhe njësi të tjera në Policinë e Shtetit, sot prietet që të zhvillojnë një operacion në qytetin e Vlorës. Burime për Dosja...
ROMË– Ditën e djeshme qeveria italiane mblodhi në Romë disa nga ministrat e Shëndetësisë së vendeve fqinje me Italinë njëkohësisht edhe anëtare të BE për n...
TIRANË- Në kuadër të masave të shtuara në pikat kufitare për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në aeroportin e rinasit janë shtuar masat e kontroll...
Mirditë- Policia e Shtetit jep 5 milion lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit të krimit të dyfishtë në Rrëshen, Fatmir Kolecaj. ...
RRËSHEN- Detaje të reja të kanë nga vrasja e dyfishtë në Rrëshen, ngjarje kjo që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku Fatmir Kolecaj vrau me armë zjarri ish-gruan...
MIRDITË- Ipeshkvi i Rëshenit, Dom Gjergj Meta ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme ku humbën jetën vëlla e motër. Meta në një reag...