Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË-2020 ishte një ‘luftë’ me personazhet e famshëm shqiptarë dhe mediat. Çdo lëvizje e tyre nuk mundi ti shpëtonte syrit të paparazëve apo dhe burimeve të shumta që janë rreth e rrotull, kjo falë rrjeteve sociale.
Ndarje, ribashkime, lindje bebash apo shtatzani te reja!
Të gjitha këto ndryshime ishin pjese e personazheve te njohur nga fusha e medias, muzikës apo modelingut.
Me gjithë këto të reja në showbizin shqiptar ne të Dosja.al nuk dimë se nga t’ja nisim. Por siç njerezit duan, më mirë ia nisim me lajmet e këqija e më pas e mbyllim me të bukurat dhe të ëmblat.
NDARJET
Tuna dhe Patris Berisha
Lidhja mes këngëtares dhe artistit Patris Berishës ka qënë gjithmonë e përfolur ne media. Ditët e fundit burime për portalet kanë bërë të ditur se këngëtarja është zhvendosur në Amerikë së bashku me djalin pas ndarjes nga Patrisi.
Ndarjen e tyre e kanë përforcuar dhe detajet në rrjetet sociale. Djalit të saj, Tuna i ka ndryshuar mbiemrin në Instagram , nga Berisha e ka bërë Sejdiu. Nëse nuk mjaftojnë kjo, Tuna dhe Patris nuk ndiqen në Instagram!
Seldi Qalliu dhe Sindi Cela
Më në fund Seldi gjeti një të dashur me të cilën u duk se do përfundonte në fejesë. Por jo! Pas ndarjes me këngëtaren Mimoza Shkodra, Seldi u nda dhe me të dashurën Sindin.
Në muajin shtator, artisti nga Shqipëria zyrtarizoi lidhjen me modelen Sindi Cela, e cila është 11 vite më e re se ai. Dyshja kanë prishur raportet mes tyre dhe kjo duket në rrjetet sociale pasi të dy kanë fshirë fotot.
Aurela Hoxha
Modelja, e cila vetëm pak kohë më parë tregoi planet për dasmë, thuhet se i ka dhënë fund marrëdhënies me të dashurin biznesmen, me të cilin bashkëjetonte në Spanjë.
Nuk dihet se cfarë mund të ketë ndodhur me ciftin pasi modelja është shprehur kohë më parë qe ndihej e lumtur. Aurela nuk ia zbuloi asnjëherë identitetin të dashurit mirëpo në portale qarkulluan disa foto të tij.
Xherdan Shaqiri dhe Dhurata Ahmetaj
Ishte media e njohur “The Sun” ajo që fillimisht konfirmoi romancën mes çiftit. Xherdan Shaqiri ka gjetur një shpërqendrim nga ndjekja e titullit të ndalur të Liverpoolit, duke u takuar këto ditë me një yll të pop-it Kosovar,”- shkroi The Sun.
Më pas në media u raportua se ata vendosën ti jepnin fund lidhjes.
Lajmet për ndarjen e tyre u përforcuan edhe nga fakti që këngëtarja dhe futbollisti kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagram. Pas këtyre thashethemeve, asnjëri prej tyre nuk reagoi për ti konfirmuar apo mohuar lajmet.
Jon Gjebrea dhe Merlin
Pas dy vitesh bashkëjetesë, Joni dhe Merlin i kanë dhënë fund marrëdhënies. Fejesa e djalit të Ardit Gjebreas me vajzën e një biznesmeni të njohur në Tiranë ishte padyshim një nisje e mirë për vitin 2018. Dy të rinjtë celebruan dashurinë e tyre dhe ndanë me ne copëza nga festa, që sipas zakonit mblodhi bashkë dy familjet dhe miqtë e afërt. Përmes ceremonisë private larg syrit mediatik, djali i prezantuesit shqiptar Ardit Gjebrea zbuloi dhe partneren e tij, Merlin. Dy të rinjtë, më të dashuruar se kurrë, pas dy vitesh lidhje të konsoliduar ndërmorën edhe hapin e madh.
Por duket se tashmë, dy vite pas fejesës, edhe kjo dyshe i ka dhënë fund. Merlin ka larguar çdo foto që kishte me Jonin, dhe duhet thënë që nuk ishin të pakta. Nga ana tjetër ajo ka zgjedhur të mbajë fotot që ka me Anën, motrën e tij. Ashtu si e kemi parë, Merlin gjithashtu ka hequr nga gishti edhe unazën e fejesës, të cilën vetë djali i moderatorit e zbuloi për ndjekësit në rrjetet sociale kur ajo i tha “Po”. Nga ana tjetër, Jon Gjebrea ka mbyllur “Instagram”-in e vjetër ku kishte foto me të fejuarën e tij, dhe duket se në “Instagram”-in e ri zgjedh të ketë ndjekës vetëm njerëzit e njohur, duke larguar kështu vëmendjen nga kjo ndarje pa shumë zhurmë.
Ardian Bujupi
Pak ditë më parë, i ftuar në “Shiko kush luan”, këngëtari Ardian Bujupi pranoi se ka qenë në një lidhje dashurie me indianen Sabrine Khan, mirëpo tashmë janë ndarë. Ai iu referua bukuroshes si “Zhulieta” e këngës së tij.Me pas ishte një postim në instastory ai qe na bëri të besojmë se romanca mes tyre kishte marrë fund.
“Ne mundohemi t’i fshehim ndjenjat, por harrojmë se sytë tanë flasim”, shkruhej në postimin e shpërndarë në Instastory.
Robert Berisha dhe Jessika
Pak kohës pas ndarjes nga Nora, Roberti përfol për një histori dashurie, të cilën ai në fillim e mohoi, por vajza në fjalë e konfirmoi publikisht lidhjen dhe ndarjen.
Bëhet fjalë për modelen Jessica Kadiu, e cila tregoi se për një vit ka qenë në një marrëdhënie me këngëtarin, por më pas janë ndarë. Ndarja e tyre u bë shumë mediatike madje mund te themi se mes tyre kishte dhe kërcënime.
Ndarjet jo gjithmonë janë përfundimtare! Disa prej tyre kanë rezultuar dhe me kthim pas. Ja disa nga ato:
RIBASHKIMET:
Mozzik dhe Loredana
Çifti më i përfolur i vitit! Prindër të një vajze të quajtur Hana, dy reperët shqiptarë e nisën së bashku karrierën në Gjermani, aty ku Loredana mori famë të menjëhershme. Pas lindjes së vajzës çifti i dha fund lidhjes, të cilën e konfirmuan dhe në intervistat e dhëna për televizionet. Mirëpo pas disa muajsh ndarje, Mozzik dhe Lori u panë së bashku në Gjermani. Njerezit menduan se kjo u bë për shkak të Hanës që ajo të shihte babin e saj por jo. Falë disa detajeve fansat zbuluan se çifti janë bashkë dhe me të afert se kurrë. Veshjet e njëjta, vendet, makinat kanë bërë qe ne të gjithë të jemi të bindur se ata janë rikthyer së bashku!
Dafina dhe DjGeek
Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe DJ Geek, të cilët një kohë më parë konfirmuan romancën e tyre por që i erdhi fundi thuajse pas një periudhe të shkurtër janë rikthyer së bashku. Ata të dy ngacmojnë njëri-tjetrin me komente, foto dhe video.
Së fundmi Dafina ka postuar një foto ku shkruan, “Ti je ai që më plotëson”, ndërsa nuk mungoi reagim i Geek ku thotë, “E di”. Ky koment i vendos pikën lidhjes së tyre.
Oriola Marashi dhe Eros Grezda
U munduan ta mbanin te fshehtë lidhjen e tyre por fotot në Instagram i tradhëtuan. Romanca mes Oriolës dhe Eros pak nga pak filloi te shfaqej në rrjetet sociale deri në momentin kur modelja u shfaq me një unazë fejese në dore.
Mirepo pak kohë me pas çifti pati një ‘krizë’ dhe u tha se ishin ndarë, kjo për shkak se dhe “folloë” në Instagram ishte hequr nga dy palët. Asgjë nuk u mohua dhe pohua por pas pak kohësh çifti u pa sërish bashkë. Duket se pak kohë larg njëri-tjetrit ishte ajo që kishin nevojë si modelja ashtu dhe futbollisti.
Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj
Ndarja e këngëtares Jonida Maliqi dhe aktorit Romeo Veshaj ishte ndër lajmet më të përfolura të showbizit shqiptar, ditët e fundit të vitit 2019. Si shkak i ndarjes së çiftit simpatik u bë një video e publikuar në media, ku Jonida kapte nga të pasmet Flori Mumajesin në rrugët e Parisit kohë më parë.
Mirëpo, çifti janë bashkuar sërish. Ishin foto nga udhërimi i tyre në Mal të Zi ato qe konfirmuan lidhjen e çiftit.
Të dy publikuan muajt e para të 2020-ës në Instastory pamje nga bregdeti, nga dhoma ku qëndruan e më pas në ditët në vijim nuk munguan dhe fotot e tyre me dedikimet romantike.
Stresi dhe Kejsi
Nëse dini ndonjë histori dashurie më të lëkundur dhe më me ulje-ngritje se ajo e reperit Stesi dhe partneres së tij, Kejsit …. thuajeni tani ose heshtni përgjithmonë! (Shaka)
Nuk dihet saktësisht se sa herë i kanë dhënë fund lidhjes së tyre mirëpo dimë të themi se në muajin mars ata filluan sërish të flisnin me njëri tjetrin.
Stresi postoi atë periudha bisedën mbi 1 orë që po bënte me Kejsin të cilës i kishte regjistruar emrin “E preferuara ime ”. “Tagg kush ka fillu me fol si dikur”- shkroi Stresi krahas fotos. Tashmë Kejsi e cila ndodhet në Kanada mbështet partnerin e saj ne cdo projekt. Sapo Stresi lançon një këngë Kejsi është e para që e poston në “story” ose ndan me ndjekësit copëza të këngëve të papublikuara të reperit.
Shpresojmë që të mos ketë më ndarje mes këtij çifti pasi historia e tyre do bëhej më e gjatë se “100 Vitrinat”.
Nga ribashkimet do kalojmë në një aspekt tjetër. Personazhet e njohur u bekuan në 2020 me fëmijë. Përpos pandemisë ata arritën qe ti merrnim 2020-ës më të mirën: ardhjen në jetë të frytit të tyre të dashurisë.
Më poshte do ju tregojmë disa prej tyre:
Miriam Cani
Më 14 janar 2020 kengëtarja Miriam Cani solli në jetë djalin e saj të cilën vendosi ta pagëzojë me emrin Duam. Këngëtari Alban Skënderaj e dha i pari lajmin në profilin në Instagram duke zbuluar edhe emrin.
“Mire se erdhe ne jete Duam. Ne do te duam deri sa fryme me te mos kemi”, ka shkuar ai krahas fotos ku duket vetëm një pjesë e vogël e fytyrës edhe dora e vogël.
Çifti janë prindër dhe te një vajze të quajtur Ameli.
Klea Huta
Moderatorja Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër të një djali më 4 qershor. Ishte këngëtarja e cila publikoi menjëherë foton e dorës së bebit në rrjetet sociale duke zbuluar dhe emrin e tij, Krid.
Dhe pse kanë kaluar muaj që nga lindja e të voglit, Klea dhe Elgiti kanë vendosur qe të mos ia tregojnë fytyrën e plotë publikut.
Arbana Osmani
“Lindi Dielli”! Kjo ishte mënyra e zbulimit se djali i tij erdhi në jetë. Regjizori Eduart Grishaj postoi në Instagram një foto me të birin në krah më 19 tetor. Diell është emri që Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj kanë zgjedhur për djalin e tyre të parë së bashku. Moderatorja është nënë dhe e një djali të quajtur Jon, nga marrëdhënia e saj e mëparshme.
Sara Hoxha
Poem Blu Vula, është vajza e reperit Ledri Vula që erdhi në jetë dy javë më parë. Partnerja e tij, Sara zgjodhi të lindë në Gjermani, shtet ku dhe jeton. Ledri dhe Sara janë në ditët e para të prindërimit e duket se po e shijojnë maksimalisht këtë periudhë.
Gjatë 2020 vajzat e njohura shqiptare u bekuan me pritjen e ëmbël, disa për herë të parë e të tjera për herë të dytë.
Almeda Abazi është në pritje të dytë! Pas djalit të quajtur Efehan, prezantuesja do sjellë në jetë një vajzë. Këtë e ka zbuluar në një video të publikuar në Instagram aty ku i tregon gjininë bashkëshortit, Tolgahan Saysman.
Njëjtë si Almeda dhe Elita Rudi është në pritje të ëmbël të nje vajze. Pas djalit, Zëri, moderatorja do bekojë familjen e saj që ka krijuar me reperin Gjiko me një vajzë.
Modelja shqiptare Afërdita Dreshaj është në pritje të parë të një fëmije. Afërdita është në muajt e parë të shtatzanisë. E martuar me sportistin çek, modelja duket se mezi i ka pritur këto ditë. Ajo do sjellë në jetë një djalë.
Aktorja Eliona Pitarka nuk donte që këtë lajm ta ndante me publikun por privatësia kaq e pati dhe lajmi i bukur u zbulua. Ajo është në pritje të embël dhe sipas detajeve qe jane vënë re ne Instagram besohet se do sjellë në jetë një vajzë
Ne i urojmë shtatzani të mbarë vajzave të njohura. 2021 do i sjellë titullin më të bukur, atë të: Nënës.
2020 ishte me plot të papritura për VIP-at tanë. Nëse këto ngjarje nuk ju mjaftojnë mendojmë se të tjera janë rezervuar për 2021 ndaj na mbetet të presim!!!!
Shkroi: Alberta Boseta
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPERI- Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon se shqiptarët e kanë festuar në mënyrat e tyre mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Edhe pse të gjithë ndo...
Dëshmitë e rralla të gazetarit e moderatorit të njohur, Rezar Xhaxhiu, i cili nga viti 1987 e deri në marsin e 1991-it, shërbeu si atashe i Shtypit dhe Kulturës...
DashiSot duhet të mundoheni për të ruajtur balancat në çdo sferë dhe të caktoni se cilat janë përparësitë tuaja në drejtime të ndryshme. Mundohuni të bas...
TIRANE– Modelja Angela Martini është një nga bukuroshet më të sukseshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Të gjithë pretedentët u zhgënjyen pas lajmit se ajo u ...
Publikohet historia e panjohur e Pjetër Llesh Dodës, me origjinë nga fshati Domgjon i Mirditës, i cili në mëngjesin e 31 dhjetorit 1966, u nis të rregullonte li...
PRISHTINË– Dafina Zeqiri dhe Dj Geek konfirmuan dy ditë më parë, ribashkimin e tyre. Dafina postoi në Instagram disa foto të saj, të shkëputura nga videokl...
DashiMë 21 Mars, si Dielli ashtu edhe Venusi do të qëndrojnë në shenjën tuaj të zjarrtë. Kur planetët të bashkohen, energjia do të rritet edhe më shumë.Venusi...
TIRANË- Këngëtari shqiptar nga Maqedonia, ka publikuar foto nga fejesa me bukuroshen Selvie Jaho. Këngëtari ka postuar disa foto nga dita e tyre më e buku...
TIRANË-Erion Isai vitin e kaluar u zgjodh si kryetar Bashkie i Kolonjës dhe në këtë mënyrë ai vendosi të zhvendosej bashkë me familjen nga Tirana drejt qyt...