LIVE UPDATES
Politike

Nder i Kombit/ Presidenti Meta vlerëson dy kirurgët Petro Cani dhe Petrit Gaçe: Është kënaqësi e madhe 

24 Qershor 2021, 12:54 Nga DOSJA
Nder i Kombit/ Presidenti Meta vlerëson dy kirurgët Petro Cani dhe

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme dy kirurgët Petro Cani si dhe Petrit Gaçe me titullin Nder i kombit. Meta në ceremoninë e dekorimit të kirurgëve e ka quajtur Petro Canin si krijuesin e shkollës së kirurgjisë shqiptare, si dhe Petrit Gaçen si themeluesin e Shërbimit të Kardiokirurgjisë Shqiptare

Kreu i Shtetit dekoroi “babain e kirurgjisë shqiptare”, Petro Cani (pas vdekjes), me motivacionin: “Me vlerësim për kontributin e shquar në fushën e mjekësisë, që nga vendosja e themeleve të kirurgjisë e deri në përgatitjen e kirurgëve të parë në Shqipëri. Me mirënjohje për humanizmin e jashtëzakonshëm dhe gjurmët e pashlyera, që ka lënë në historinë e mjekësisë sonë, si kirurg i talentuar dhe pedagog i shkëlqyer”.

Ndërsa Petrit Gaçe u çmua (pas vdekjes) nga Presidenti Meta, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi të lartë për kontributin e shquar në fushën e mjekësisë, si themeluesi i kardiokirurgjisë shqiptare e deri në formimin profesional të kirurgëve e kardiokirurgëve në Shqipëri. Me mirënjohje të thellë për humanizmin e jashtëzakonshëm dhe gjurmët e pashlyera që ka lënë në historinë e mjekësisë sonë, si kirurg i talentuar e novator dhe pedagog i jashtëzakonshëm”.

Fjala e Metës:

“Është kënaqësi e madhe për mua të jemi sot së bashku, për të nderuar dy nga korifejtë e mjekësisë shqiptare, Prof. Petro Cani dhe Prof. Petrit Gaçe. Ky vlerësim vjen, jo vetëm për kontributin e jashtëzakonshëm dhe historik, që këta dy profesorë kanë dhënë për mjekësinë shqiptare, por edhe për humanizmin, patriotizmin, dedikimin dhe dashurinë e treguar ndaj pacientëve të tyre dhe ndaj vendit.

Falënderoj në veçanti Senatin Akademik të Universitetit të Mjekësisë, për propozimet mjaft të gjetura. Jeta dhe karriera e të dy profesorëve të nderuar ka disa pika të rëndësishme të përbashkëta takimi. Ajo ka qenë e lidhur pazgjidhshmërisht me bisturnë dhe sallën e operacionit, duke i konsideruar respektivisht që të dy, Prof. Petro Cani si ‘Babai i kirurgjisë shqiptare” dhe Prof. Petrit Gaçe si ‘Themeluesi i kirurgjisë kardiovaskulare’.

Prof. Petro Cani është një figurë e ndritur dhe humane, që i dedikoi gjithë jetën e tij shkencës së mjekësisë, duke u bërë i pari kirurg në Shqipëri me titullin ‘Profesor’, në vitin 1958. Shpirti i tij guximtar, novator dhe kërkimtar doli në pah, që në rininë e tij, kur la studimet për t’u bashkuar me partizanët, duke u bërë ‘mjeku i luftës’ dhe duke u kthyer në një prej kirurgëve më të shquar të saj. Akti i tij i guximshëm, i prerjes së këmbëve të ngrira të një partizani, me sharrë të zakonshme, është një nga simbolikat më të fuqishme të sakrificave të Luftës sonë Nacional-Çlirimtare.

Prof. Cani e lindi kirurgjinë shqiptare në male për ta zbritur atë, më vonë, në pavione dhe salla operacioni. Për 33 vjet rresht, Prof. Cani udhëhoqi kirurgjinë shqiptare, duke tregura një vetmohim të pashoq dhe duke u shndërruar në një personalitet, në një simbol të mjekësisë shqiptare, së cilës i dha identitetin, lavdinë dhe krenarinë.

Ai krijoi shkollën e kirurgjisë shqiptare duke u bërë nga pedagogët e parë të institutit të lartë të mjekësisë dhe duke formuar breza të tërë mjekësh e kirurgësh. Respekti dhe vlerësimi për figurën dhe kontributin për mjekësinë dhe veçanërisht, për kirurgjinë shqiptare mbetet i pandryshuar, përkundrazi çmohet gjithmonë edhe më shumë.

Lumturia e Prof. Canit ishte të shpëtonte jetën e pacientëve, duke mos e lejuar vdekjen t’i merrte njerëzit para kohe. Prof. Cani nuk ishte thjesht një kirurg. Ai ia dedikoi jetën kirurgjisë. Me vullnetin e tij, talentin dhe aftësinë e spikatur, ai i dha kirurgjisë shqiptare emrin e tij, duke u kthyer në “babain” e saj. Dashuria e tij e pakufi për kirurgjinë do të mbetet përjetë e shprehur në fjalët e tij ‘Kur të vdes, më varrosni në sallën e operacionit’.

Për kontributin e shquar në fushën e mjekësisë dhe me mirënjohje për humanizmin e jashtëzakonshëm kam privilegjin të vlerësoj sot, Prof. Petro Cani me Dekoratën e lartë ‘Nder i Kombit’. Prof. Petrit Gaçe ia dedikoi gjithë jetën lindjes dhe zhvillimit të kardiokirurgjisë shqiptare, duke u konsideruar si themeluesi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë Shqiptare. Por, Prof. Gaçe është njëkohësisht edhe autor dhe nismëtar i disa specialiteteve mjekësore në vendin tonë, ashtu siç ka qenë edhe një pedagog i jashtëzakonshëm.

Jeta e tij ka qenë e mbushur me sfida, përpjekje e arritje duke filluar qysh në rininë e tij, kur ai, si dhjetëra bashkëmoshatarë, ndërpreu studimet në Normalen e Elbasanit, për t’iu bashkuar partizanëve të Brigadës së 17-të Sulmuese.

Pas përfundimit shkëlqyeshëm të studimeve, i mbushur me dije dhe ëndrra, vendosi të merret me kirurgjinë e zemrës, të cilës i qëndroi besnik gjatë gjithë jetës. Aftësia kryesore e Prof. Gaçes ka qenë dashuria për njerëzit dhe përkushtimi për ta. Ishte pikërisht ky dedikim ndaj pacientëve, që ka qenë gjithmonë maksimal, ndërkohë që, korrektësia dhe ndershmëria e tij kanë ngelur proverbiale. Shokët dhe kolegët e prof. Gaçes e admironin jo vetëm si specialist shumë të dalluar, por edhe si intelektual erudit, dhe mbi të gjitha modest.

Prof. Gaçja me modestinë e tij, njihet si kirurg jashtëzakonisht më i ditur, më punëtor dhe më i famshëm, që i habiti të gjithë me nismat e bukura që ndërmori, duke ndjekur hap pas hapi përparimin e mjekësisë botërore. Me mundësitë e pakta që ofronte vendi ynë, ai kujtohet sot, si një ndër emrat e historisë botërore të kirurgjisë së zemrës dhe si një nga kirurgët më të famshëm. Prof. Gaçja kishte dy cilësi të domosdoshme për të qenë një kirurg i madh: intelektualitetin dhe manualitetin.

Por, ai kishte edhe një cilësi të tretë, që e bënte të dallohej nga shumë të tjerë: aftësinë për të formuar një ekip me mjekë të aftë, ambiciozë dhe që ishin gati të sakrifikonin për të sëmurët, që u kishin besuar jetën e tyre. Prof. Gaçja vlerësohet shumë nga kolegët e tij për vetmohimin dhe sakrificat e shumta. Puna e tij novatore mbetet në themel të kirurgjisë kardiovaskulare, që po ngrihet e zhvillohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri, nga kolegë e studentë të Prof. Gaçes.

Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për kontributin e shquar në fushën e mjekësisë, për humanizmin e jashtëzakonshëm kam privilegjin të vlerësoj sot, Prof. Petrit Gaçe me Dekoratën e lartë ‘Nder i Kombit’”.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta petrit gaçe petro cani ilir meta petrit gaçe petro cani


Sondazh

Poll
Politike 24 Qershor 2021, 10:41

TIRANË – Deputeti karizmatik, Selami Jenisheri, në seancën e sotme plenare, duke folur për zgjedhjet e 25 prillit, bëri një thirrje ndaj Presidentit Meta, ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet