LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndërtimet e paligjshme në Durrës u shtuan pas tërmetit

7 Maj 2022, 15:43 Nga DOSJA
Ndërtimet e paligjshme në Durrës u shtuan pas tërmetit

DURRËS- Në fund të vitit 2021, A.Z., 54 vjeç, u shpall fajtor dhe u dënua me një vit heqje lirie për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”. I ardhur në Durrës pas viteve ’90 dhe banor i zonës së ish-Kënetës, burri e konsideron turp faktin që përfundoi në burg dhe nuk dëshiron të flasë gjatë rreth këtij episodi.

Është marre për mua, por shteti ka ligje. Nuk i dija të gjitha,” thotë 54 vjeçari ndërsa shet perime në një nga tregjet e hapura të qytetit të Durrësit.

Tregtari i perimeve shpjegon se kishte hedhur themelet për të ndërtuar një shtëpi për djalin në emigracion, por u kap nga policia vetëm pak ditë pas nisjes së punës. Historia e tij nuk është një rast i veçuar. Të dhënat e marra nga Gjykata e Durrësit përmes një kërkese për të drejtë informimi tregojnë se 94 persona u dënuan në dy vitet e fundit për ndërtime të paligjshme nga kjo gjykatë.

Durrësi ishte qyteti më i goditur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, i cili e ktheu qytetin për javë të tëra në një vend të shkretë. Nga 51 persona që humbën jetën në rrënoja, 25 ishin banorë të Durrësit. Hetimet e prokurorisë së Durrësit gjetën se shkak për shembjen e ndërtesave me pasoja të rënda në jetë njerëzore ishin pikërisht ndërtimet pa leje, që nuk respektonin standardet.

Hetimet kanë filluar pasi dyshohej se dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në vdekjen e njerëzve kanë ardhur edhe si shkak i ndërtimeve të kryera pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimeve, si dhe për shkak të ndërtimeve të kryera pa lejen e organeve kompetente,” tha prokuroria në nëntor 2020, kur dosja me 16 të akuzuar u dërgua në gjykatë.

Por të dhënat e siguruara me kërkesë për të drejtë informimi nga Inspektoriati Vendor i Ndërtimit, IVN, në varësi të Bashkisë së Durrësit, tregojnë se tragjedia nuk i dekurajoi ndërtimet e paligjshme dhe shtesat pa leje. Madje, të dhënat tregojnë se në dy vitet pas tërmetit u zbuluan 40 ndërtime të paligjshme më shumë se sa në vitet 2018-2019.

Ekspertët thonë se burokracitë dhe kostot e procesit të lejeve i shtrëngojnë qytetarët të shkojnë drejt paligjshmërisë.

Avokatja Erisilda Shpata, e cila ka mbrojtur në gjykatë disa të akuzuar për ndërtim të paligjshëm thotë se shumica nuk kanë mundësi fianciare të paguajnë për projekte dhe inxhinierë të licensuar, ndërsa të tjerë thjeshtë nuk e njohin procedurën.

“Procedura për nxjerrjen e një leje ndërtimi kalon përmes aplikimit për leje ndërtimi në sistemin elektronik të lejeve të ndërtimit, përshkrim të hollësishëm të punimeve që do të kryhen dhe shoqërohet nga dokumentacioni i plotë ndërtimor, përfshirë projektet e detajuara, të hartuara dhe nënshkruara nën përgjegjësinë e ekspertëve të licencuar,” tha ajo, ndërsa shtoi se shumë qytetarë nuk kanë informacion.

Sipas saj, pjesa më e madhe e qytetarëve e shmangin këtë procedurë për shkak të mosnjohjes së ligjit dhe një pjesë për shkak të kostos.

“Të ardhurat e pjesës më të madhe të shqiptarëve vazhdojnë të mbeten të vogla dhe kryesisht të ardhura të sjella nga emigracioni. Mungesa e të ardhurave në vetvete limiton kryerjen e punimeve, ndërtimeve të reja përmes studiosh projektimi, inxhinierë të licencuar, duke iu drejtuar punëtorëve të ndërtimit të cilët punojnë në të zezë e të grupuar në grupe të vogla ustallarësh,” shpjegoi Shpata për BIRN.

Edhe tregtari 54 vjeçar ankohet se paratë kishin qenë pjesë e problemit. Ai thotë se nisi të ndërtonte shtëpinë për të birin në tokën e të vëllait, i cili jetonte jashtë vendit. Mungesa e të drejtës së pronësisë mbi tokën ia rriti atij masën e dënimit.

Me të ardhurat ndër vite të djalit që punon sezonal në Greqi nisa t’i ndërtojë një banesë, sepse i kish ardhur mosha për martesë, në tokën që vëllai im ma ka lënë mua se ka ikur në Angli, por që me dokumente i përket ende atij. Sapo hodha themelet erdhi inspektoriati, policia, përfundova në burg,” shpjegon burri, i cili refuzon të identifikohet me emër për shkak të turpit.

Bashkia e Durrësit e konfirmon numrin e lartë të ndërtimeve pa leje, por thotë se ndërhyrjet kanë qenë po ashtu të menjëhershme. Sipas Bashkisë, objektet e identifikuara janë prishur, ndërsa ndaj shkelësve janë marrë masa administrative.

“Për ndërtimet e konstatuara pa leje në pesë vitet e fundit brenda territorit administrativ të Bashkisë, ju informojmë se janë konstatuar 930 objekte pa leje ndërtimi dhe për secilin ndërtim është nxjerrë vendim për prishjen e objektit të kundërligjshëm,” tha për BIRN Vilma Hyseni, koordinatore për të Drejtën e Informimit në Bashkinë Durrës.

Sipas Bashkisë dhe IVN, numri i ndërtimeve të paligjshme të identifikuara u rrit pas tërmetit. Në vitet 2018 dhe 2019 pati gjithsej 410 ndërtime që u identifikuan dhe u prishën, ndërsa në vitet 2020 dhe 2021 ishin 450 ndërtime që u identifikuan dhe u shkatërruan. Megjithatë, numri i personave që u ndoqën penalisht për këtë vepër penale ka shkuar drejt rënies. Sipas Gjykatës së Rrethit Durrës, në vitet 2018-2019 pati 196 të dënuar për akuzat e ndërtimit të paligjshëm në zonën që mbulon kjo gjykatë. Ndërkohë në dy vitet pas tërmetit u dërguan në gjykatë më pak çështje dhe u dënuan 94 persona.

Avokatja Shpata i tha BIRN se tërmeti solli një rritje të nevojës për të ndërtuar. Sipas saj, mjaft qytetarë që nuk pritën apo nuk besuan në ndërhyrjet riparuese të qeverisë i bënë riparimet pa leje dhe përfunduan për këtë në gjykatë. Avoktja thotë se ligji godet në mënyrë shpropocionale ata që janë më vulnerabël dhe që kanë më pak mundësi për të nxjerrë leje apo për të paguar një të tillë.

“Vlen të theksohet se sot dënohen penalisht dhe administrativisht qytetarët e thjeshtë, ndërkohë që bizneset apo investitorët e mëdhenj, kryesisht në zona turistike apo dhe në zona të mbrojtura, vijnë në shkelje të lejes së marrë, afateve të punimeve apo dhe shtesave pa leje. Proceset penale ndaj tyre dhe punonjësve të administratës (ASHK-IMT- për shpërdorim detyre) numërohen me gishtat e një dore, zvarriten në kohë dhe dënimet përfundimtare janë minimale,” tha Shpata.

Avokatja thotë po ashtu se ligji është i tillë që e penalizon qytetarin disa herë. I kapuri me ndërtim të paligjshëm, jo vetëm humbet ndërtimin që prishet, por rrezikon të gjobitet dhe po ashtu të dënohet penalisht. Nga ana tjetër, Shpata thotë se qytetarët marrin mesazhe të ndryshme nga politika. Ndërsa dëgjojnë për kërcënime në televizion, në kontaktet lokale, sidomos gjatë fushatave elektorale qytetarëve u mbyllet një sy në këmbim të votave. Ajo thotë se kishte një rast specifik, i cili i kishte treguar se në këmbim të votave i ishte ofruar “mbrojtje” për ndërtimin pa leje një kat shtesë mbi godinën që ekzistonte. Por pas përfundimit të zgjedhjeve, në shtëpi i kishte shkuar policia dhe personit i duhej të përgjigjej penalisht për shtesën.

“Ajo që shpeshherë vihet re është fakti se ndërtimet pa leje “lulëzojnë” kryesisht në periudhat parazgjedhore,” thotë Shpata. Të tilla raste raportohen kryesisht në zonat ku informaliteti është i dukshëm dhe ku banorët kanë ardhur nga zona të tjera të vendit dhe ku mbështetja që kërkohet me vota përfshin banorë të një lagje, fisi apo zone.

Marrë nga Reporter.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet ndertime te paligjshme vilma hyseni ndertime te paligjshme vilma hyseni

Sondazh

Poll
Aktualitet 7 Maj 2022, 15:29

Gjendet i vdekur një person në Tiranë

TIRANË– Një 65-vjeçar me inicialet B.M., është gjetur i vdekur në Tiranë. Policia njofton se burri në fjalë është pikasur nga kalimtarë të ras...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë