LIVE UPDATES
Politike

Ndërtimet te Kopshti Botanik/ Boçi: Antikushtetuese. Dyshja Rama – Veliaj po grabisin tokën publike

18 Shtator 2019, 17:24 Nga DOSJA
Ndërtimet te Kopshti Botanik/ Boçi: Antikushtetuese. Dyshja Rama

TIRANË- Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave për kalimin në pronësi, të Bashkisë Tiranë, të disa pasurive të paluajtshme në zonën kadastrale 3292, siç është Kopshti Botanik, duket se ka shqetësuar edhe ish-deputetin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi.

Boçi u shpreh për mediet se ky vendim, me anë të së cilës bëhen shpronësime, është antikushtetues.

Ky vendim është antikushtetues dhe antiligjor se bie ndesh me nene të statusit të Universitetit të Tiranës, ku përcaktohet se prona universitare nuk mund të transferohet. Kjo tokë rrezikon të kthehet në gjigand ekonomik të pasitrimeve të parave. Ky vendim ka shkelur vendimin e Këshillit Studentor të Fakultetit, ka rrëzuar totalisht autonomisë universitare”, u shpreh Boçi.

Në fjalën e tij, Boci theksoi se dyshja Rama – Veliaj po grabisin tokën publike te Kopshti Botanik, kurse shtoi se e tillë grabitje ka interesa korruptive

Ky vendim është grabitje që kërkon të plotësojë interesa klienteliste me natyrë korruptive. Prandaj, Senati Akademik nesër duhet t’ia mbyllë portat kësaj vjedhje të portës e nuk duhet të bjerë pre e shantazheve të zyrtarëve të bashkisë dhe qeverisë. Unë mendoj se Senati do e hedh poshtë me neveri këtë VKM antiligjore. Çdo vendim tjetër do çonte anëtarët e Senatit përpara përgjegjësisë ligjore. Edhe administratori duhet të përgjigjet ligjërisht. Përgjegjësi do kenë edhe përfaqësuesit e ministrisë. Çdo rreshtim tjetër ata do të shkonin pranë dyshes Rama e Veliaj, për të grabitja. Nesër ata kanë të drejtë që të qëndrojnë në krah të Senatit të universitetit, përkrah studentëve apo përkrah hajdutëve të pronës”, deklaroi Boci.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, LUÇIANO BOÇI:

Dyshja Rama-Veliaj në bashkëpunim me një grup politik në Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës, po kërkojnë të shantazhojnë dhe kërkojnë të diktojnë një vendim pro votimit të VKM-së famëkeqe nr.510 e cila grabit Kopshtin Botanik duke ia hequr nga pronësia Universitetit dhe ia atashon bashkisë së Tiranës. Jemi këtu sepse kjo dyshe, nga njëra anë kërkon të rrëmbejë pronën e universitetit, dhe nga ana tjetër kërkon që fajin, përgjegjësinë të ja kalojë senatorëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës. Kjo grabitje kriminale për qellim të ndërtimit të kullave, për qëllim të pastrimit të parave të pista nuk është e vetmja. Ajo është e disa-ta në radhën e grabitjeve dhe hajdutërive të kësaj qeverie.

Ky vendim është tërësisht antikushtetues dhe antiligjor, sepse ai bie në kundërshtim edhe me ligjin e mbrapshtë të Arsimit të Lartë, pikërisht me nenin 117, por edhe me statutin e Universitetit të Tiranës, me nenin 146, ku përcaktohet qartë se pronat universitare nuk mund të transferohen, qofshin këto edhe në institucionet shtetërore dhe nuk mund të ndryshohet destinacioni i tyre. Siç e shikoni, gjithë kjo hapsira pas meje rreth 15 hektarë gjithsej, rrezikohet të shndërrohet në lavatriçe gjigande pastrimi parash, duke ia shkulur këtë hapsirë procesit akademik dhe kërkimit shkencor Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Ky vendim ka shpërfillur tërësisht mendimin e Dekanatit të këtij fakulteti, ka shpërfillur opinionin e Asamblëse dhe vendimin e Këshillit Studentor të këtij fakulteti që e kanë kundërshtuar rrëmbimin e kësaj prone. Ka rrëzuar totalisht autonominë universitare dhe i ka vënë shkelmin lirisë akademike. Ndërsa nesër në mbledhjen e Senatit, kërkon që të njollosë pikërisht anëtarët e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës.
Ky vendim është një grabitje e bërë në mes të ditës, ështrë një grabitje që kërkon të plotësojë kërkesa klienteliste, ndërtuese por edhe të tjera me natyrë korruptive, prandaj është detyrë e senatit akademik që nesër në mbledhjen e tij, në përgjegjësinë që e karakterizon, universitare dhe qytetare, të mbyllë portat kësaj afere të madhe korruptive. Ai nuk duhet të bjerë pre e presioneve dhe shantazheve që mund ti bëhen nga përfaqësuesit bashkiakë dhe qeveritarë që po kërkojnë të uzurpojnë mbledhjen e Senatit duke kërkuar të imponojnë vendimin për vjedhjen e kësaj prone me votat e përfaqësuesve të Senatit Akademik.

Ne jemi besimplotë si Parti Demokratike, që Senati Akademik do ta hedhë poshtë me neveri këtë VKM, sepse jo vetëm bën detyrën e vet universitare, por i shërben edhe komunitetit universitar dhe qytetar. Çdo tentativë për ta miratuar do ti çonte anëtarët e Senatit Akademik para përgjegjësisë morale, por edhe para përgjegjësisë ligjore pasi në ligjin e Arsimit të Lartë është përcaktuar qartë që ky Senat duhet të ishte shprehur në rast miratimi, para se të dilte VKM-ja. Njëkohësisht, në gjasa miratimi për shkak të presioneve, përgjegjësi do të ketë edhe Administratori, ligjore dhe morale sepse në Ligjin e Arsimit të lartë është përcaktuar ai si menaxhuesi kryesor i aseteve financiare dhe pronësore të universitetit dhe duhet të kishte shprehur ndërkohë qëndrimin dhe mendimin e tij para se vendimi të kalonte si i diskutuar në Senat. Përgjegjësi madhore do të ketë edhe bordi i administrimit, sepse është përgjegjësi kryesor për mbrojtjen e pronës dhe resurseve të Universitetit të Tiranës. Përgjegjësinë më të madhe brenda këtij bordi do ta kenë përfaqësuesit e ministrisë që afilojnë me ministrinë për interesa klienteliste, për interesa të vogla dhe sigurisht në këtë rast përgjegjësia e tyre prevalon para përgjegjësisë së të tjerëve, sepse janë bashkëpunëtorë. Çdo rreshtim tjetër i anëtarëve të Senatit Akademik të UT, do ti rreshtonte ata pranë grabitësve të pronës së universitetit, pranë dyshes Rama Veliaj, dhe përgjegjësia e tyre ligjore dhe mbi të gjitha morale para trupës akademike para studentëve do të ishte shumë e madhe.

Boçi: Nesër ata kanë fatin dhe shansin të zgjedhin midis interesave të pista qeveritare, korruptive, dhe interesave të pastra universitare, ti qëndrojnë në krah dekanatit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, profesoratit të Shkencave të Natyrës, studentëve që kërkojnë me insistim ruajtjen e kësaj prone. Dhe janë këta anëtarë senati që në bindjen tonë, në bindjen e Partisë Demokratike, bindjen e qytetarëve nesër do të jenë më të drejtën, më të vërtetën krah pedagogëve, krah qytetarëve, krah pronës së universitetit dhe do ta rrëzojnë me neveri vendimin absurd të Rama-Veliaj, 510.

Pyetje: Çfarë ndodh nëse VKM-ja që ju flisni mbetet në fuqi, cilat do të jenë masat që do të ndërmerrni?

Nga ana ligjore vendimi i Senatit nuk është se ka efekt ligjor, ka karakter më shumë moral. Pra, Senati duhej të ishte shprehur kohë më përpara dhe nuk është përgjegjësia pse nuk është shprehur Senati, ishte absurditeti i parakalimit të Senatit dhe i organeve vendimmarrëse në rrjetin hierarkik universitar, i Bordit të Administrimit dhe i tjerëve nga Qeveria. Qeveria ka nxituar, ka marrë një vendim pa u konsultuar fare me komunitetin, pa u konsultuar fare me pedagogët dhe me universitetin, por në korrik në kulmin e pushimeve ka marrë një vendim në favor të Bashkisë së Tiranës për qëllimet e tyre me qëllim që kjo të ishte fakt i kryer. Dhe nesër po përgatiten të gjitha situatat edhe me shantazhe dhe me presione që ky vendim të kalojë masivisht sepse rrëzimi do të jetë moral në fakt dhe ai do të ketë impakt. Por në bindjen time hajduti kur niset të marrë diçka nuk tërhiqet nga vendimi i tij dhe në këtë rast Rama dhe qeveria e tij që ka dëshmuar që nga të gjitha grabitjet dhe vjedhjet nuk është tërhequr asnjë sekondë, ka grabitur edhe votën kur ishte vetëm jo më pronat që bërë zakon, nuk besoj se do të tërhiqet. Por ne i bëjmë thirrje pedagogëve të mbajnë qëndrimin e tyre, viti akademik fillon më pas me gjithë pedagogët dhe studentët do të gjejmë format e tjera për ta kundërshtuar këtë vendim.

Disa ditë më parë qeveria me anë të një vendimi kaloi pronësinë e Kopshit Botanik nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës tek Bashkia Tiranë. Pas këtij vendimi ka ardhur një deklaratë nga dekani i këtij fakulteti i cili tha se ishte një vendim i paligjshëm. Kërkesa për ndryshimin e pronësisë të kësaj hapësire u bë nga Veliaj gjatë fushatës elektorale, duke i premtuar Ramës se nëse ndodhte kjo ai do të përfundonte projektin e Kopshit Zoologjik.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kopshti botanik kopshti botanik i kalon bashkise luciano boci kopshti botanik kopshti botanik i kalon bashkise luciano boci

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj