LIVE UPDATES
Ekonomi

Ndërtimi në stanjacion, por sektori rezidencial vijon vrullshëm

26 Shtator 2020, 11:31 Nga DOSJA
Ndërtimi në stanjacion, por sektori rezidencial vijon vrullshëm

Prodhimi i Brendshëm Bruto në sektorin e ndërtimit, në vitin 2019, ishte rreth 146 miliardë lekë (1.17 miliardë euro), duke shënuar tkurrje të lehtë për herë të parë që nga 2014, kur ky sektor kishte nisur sërish ciklin rritës.

Pesha e ndërtimit ndaj PBB-së në total u ul me 0.3 pikë përqindje, në 8.7%. Me përjashtim të tremujorit të parë, kontributi i ndërtimit në rritjen ekonomike ishte negativ, duke kulmuar në të katërtin. Kjo ecuri u lidh kryesisht me ngadalësimin e aktivitetit të sipërmarrjeve të lidhura me gazsjellësin TAP, si dhe me tërmetin me pasoja shkatërruese të 26 nëntorit.

Në rënie ishte qarkullimi i disa kompanive të përfshira në projektet industriale në ndërtimin e rrugëve e të tjera. Edhe shpenzimet kapitale të buxhetit u tkurrën me rreth 4.3% me bazë vjetore në vitin 2019.

BURIMI: INSTAT

Ecuri më pozitive kishin sipërmarrjet e përqendruara në sektorin rezidencial, ndonëse ritmet e rritjes janë të ngadalësuara në krahasim me vitin 2017, kur kulmuan shumë prej tyre. Në të njëjtën linjë, me rritje rezultuan shoqëritë që tregtojnë materiale ndërtimi (kryesisht hidrosanitare).

BURIMI: INSTAT

Qarkullimi vjetor i kompanive të ndërtimit, ose të lidhura me to, të renditura në “Monitor 200”, shënoi rënie prej gati 7% me bazë vjetore.

Subjektet e ndërtimit kanë luhatje të mëdha të aktivitetit, në varësi të projekteve inxhinierike ku janë të përfshira, apo të ciklit të shitjes së apartamenteve.

“Alb-Star” kaloi sërish në operatorin e dytë më të madh të ndërtimit në vend. Të ardhurat u rritën me 12.3% në 8.5 miliardë lekë. Kompania është e specializuar në punimet inxhinierike. “Nga analiza e gjendjes dhe performancës financiare të shoqërisë, rezulton se në ushtrimin 2019 është rritur shifra e afarizmit dhe fitimi tregtar”, thuhet në raportin vjetor. Nga dhjetori i vitit 2016, “Alb-Star” është pjesë e grupit holding “Finman”. “Vibtis”, po pjesë e grupit “Finman” me aktivitet në tregti, import-eksport të produkteve industriale (materialeve inerte), ka shënuar rënie me 28% të të ardhurave, në 1.9 miliardë lekë.

“Shijaku”, me aktivitet në tregtimin e materialeve të ndërtimit, është sipërmarrja e dytë më e madhe e ndërtimeve në vend për 2019-n. Të ardhurat e saj ishin rreth 6 miliardë lekë, me zgjerim 2.2% me bazë vjetore. Kompania është zgjeruar vitet e fundit në sektorin e ndërtimit, hotelerisë e HEC-eve. Në raportin vjetor, sipërmarrja parashikon se për vitin 2020, pavarësisht situatës së papërshtatshme ekonomike, si rrjedhojë e pandemisë, shoqëria të qëndrojë në nivelet e vitit të kaluar, duke kompensuar tkurrjen në pjesën e parë të vitit me muajt në vijim.

Turkja “Limak Insaat Sanayi ve Ticaret”, e angazhuar në punimet për HEC-in e Devollit, ka zbritur nga vendi i parë ku ishte vitin e kaluar në renditjen “Monitor 200”, teksa të ardhurat u tkurrën me 64%, në 2.9 miliardë lekë.

“Gjoka Konstruktion” shënoi rënie të aktivitetit, me të ardhurat që u tkurrën me 11%, në 5.9 miliardë lekë.

Në rritje ishin “Salillari” me 10.2%; “Alb Building” me 63%.

Rënie kanë raportuar “Gjikuria” (në ndërtim HEC-esh, banesash e rrugësh), me -37%; “Rafaelo 2002” me -11.4%.

“Fusha sh.p.k.”, raportoi të ardhura 2.9 miliardë lekë, me rritje 21%.

“2T”, në fushën e ndërtimeve, e krijuar që në vitin 2000, me aktivitet në ndërtimin e rrugëve dhe projekte rezidenciale, shënoi rënie prej 17.2% në 1.9 miliardë lekë.

Një tjetër kompani ndërtimi, degë e shoqërisë së huaj kuvajtiane, “Combined Group Contracting Company” (K.S.C.) shënoi rënie me 64% në 1.6 miliardë lekë.

“G.P.G Company”, e krijuar që në vitin 1996, me aktivitet në fushën e ndërtimit të rrugëve e të tjera, ka hyrë sërish në listën e të mëdhenjve në 2019, pas rritjes së qarkullimit vjetor me 28%, në 1.8 miliardë lekë.

“Trema Engineering 2” ka hyrë sërish në renditjen e më të mëdhenjve të ndërtimit, pas trefishimit të qarkullimit vjetor në 2.4 miliardë lekë. Kompania thotë në raportin vjetor se menaxhimi pret që të ketë shtyrje të afatit të kontratave, si rrjedhojë e pandemisë, duke ndikuar në aktivitetin e saj.

Kompania “A.N.K” që ka fituar koncesionin për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren, me një kontratë prej 256 milionë eurosh për 17 kilometra rrugë, e shumëdebatuar për vlerën e kripur të saj, nuk figuron në listën e 200 kompanive më të mëdha në vend.

“Joint Venture Dondi Kubota”, që ndërtoi Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Zeza të Tiranës, ka dalë fare nga tregu, duke raportuar zero të ardhura në vitin 2019.

Sektori rezidencial

Në vitin 2017, kompanitë e përqendruara në ndërtimin e projekteve rezidenciale përjetuan një lulëzim të vërtetë, me rritje dy apo dhe treshifrore, e nxitur dhe nga shtimi i lejeve të ndërtimit në kryeqytet. Kjo tendencë nuk zgjati shumë. Në vitin 2018, ndërtuesit më të mëdhenj të apartamenteve panë rënie të qarkullimit vjetor, ose stanjacion. Ndërsa në vitin 2019, rritja ka rifilluar për disa, ndonëse jo me ritmet e 2017-s. Të tjera kanë vijuar tkurrjen.

“Mane TCI”, pjesë e grupit “Balfin”, e fokusuar në ndërtim, shënoi rënie me 31% të të ardhurave në 4.3 miliardë lekë. Kompania është e përqendruar tashmë në projektet e turizmit. Grupi është tërhequr së fundmi nga projektet në kryeqytet, për shkak të mbindërtimeve, sipas deklarimeve të mëparshme.

“Edil-Al-It” në 2017, raportoi dyfishim të të ardhurave në 2.1 miliardë lekë. Një vit më pas, qarkullimi vjetor ra me 9.2%. Ndërsa në vitin 2019 iu rikthye rritjes së lehtë me rreth 3%, në 2 miliardë lekë.

“Parc Construction” rriti të ardhurat me 258% në vitin 2017, në gati 1.9 miliardë lekë. Në vitin 2018, kompania pa rënie prej 14.4%. Në vitin 2019, shoqëria ka dalë nga lista e “Monitor 200”, pasi qarkullimi u tkurr me 24% në 1.2 miliardë lekë.

“Alba Construction” kishte pothuajse dyfishim të xhiros në 1.9 miliardë lekë në 2017-n. Një vit më pas, qarkullimi vjetor u reduktua me 6.1%. Në vitin 2019, kompania iu rikthye rritjes, me 15.4%, në gati 2.1 miliardë lekë.

“Agi Kons” ishte një tjetër hyrje e re në vitin 2017, pas rritjes me 23%, në rreth 1.7 miliardë lekë. Në vitin 2018, edhe kjo kompani pa reduktim të aktivitetit, ndonëse me ritme më të ulëta prej -2.5%. Ndërsa në 2019-n iu rikthye rritjes së fortë me 48%, në 2.4 miliardë lekë, sipas të dhënave nga Tatimet.

Përkundrejt tendencës tkurrëse të popullsisë dhe rritjes së ngadaltë të të ardhurave zyrtare, sektori i ndërtimit rezidencial po vijon aktivitetin, sidomos në kryeqytet. Në vitin 2019, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit arriti nivel rekord të dekadës së fundit. Ndonëse kërkesa nuk duket se premton shumë, kompanitë e ndërtimit nuk tërhiqen, sidomos në kryeqytet. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi ishte rreth 1.5 milionë m2, me një rritje prej 55% në raport me vitin e mëparshëm dhe niveli më i lartë të paktën që nga viti 2012.

Në kryeqytet ka filluar ndërtimi i një sërë kullave, si “Down Town” tek ish 7 Xhuxhat, një kullë me 40 kate. “Book Building” po ndërtohet pas Sahatit dhe sipas lejes zhvillimore, është godinë shumëfunksionale 4, 5, 11 dhe 21 kate. “MET Building Tirana”, pranë Hotel Dajtit, do të jetë një kullë 12-katëshe. “Syri i Tiranës” po ndërtohet në pikëlidhjen mes Rrugës së Kavajës dhe asaj të Durrësit.

Ndërkohë, që në qendër, kanë nisur punën shumë projekte luksoze apo kulla, çmimet e tyre arrijnë deri në 4 mijë euro/m², më të shtrenjtat në rajon.

Prodhimi i çimentos, me rënie

Prodhuesit e çimentos kanë parë stanjacion, ose rënie të të ardhurave edhe në 2019-n, për të dytin vit radhazi.

“Antea Cement” kaloi në prodhuesin më të madh të çimentos në vend. Qarkullimi vjetor ishte 6.7 miliardë lekë, me tkurrje 2.2%.

“Fushë Krujë Cement Factory” raportoi të ardhura 5.8 miliardë lekë, me rënie 13%.

“Colacem Albania” raportoi të ardhura 1.56 miliardë lekë, me rritje të lehtë, por sërish mbeti jashtë listës së të mëdhenjve, për të dytin vit radhazi.

“Elbasan Cement Factory”, sipas Tatimeve, kishte të ardhura prej 1.8 miliardë lekësh, duke hyrë sërish në listën e më të mëdhenjve.

Industria mbështetëse

Rimëkëmbja e kompanive rezidenciale dhe ndërtimet në turizëm kanë ndikuar pozitivisht dhe industrinë mbështetëse.

Më i madhi në treg është “Brunes”, me aktivitet në tregtimin e materialeve të ndërtimit, qeramikë dhe hidrosanitare, që ka parë rritje të të ardhurave me 6%, në 3.2 miliardë lekë.

“DELTA” (tregti pllaka dhe pajisje hidrosanitare), sipas Tatimeve kishte tkurrje të ardhurash me 4%, në 2.3 miliardë lekë.

“Everest”, me aktivitet në prodhimin e profileve të aluminit, raportoi rënie me 14%, në rreth 2 miliardë lekë.

“DAST” (Delta Adhesive Structural Tech) u zgjerua lehtë me 2.4% në 2.1 miliardë lekë.

Prodhuesi i profileve të aluminit, “Alumil”, raportoi të ardhura prej 2 miliardë lekësh, duke shënuar rënie prej 13%.

“Hidrosanitare Sinani” ka vijuar rritje me 6%, në 1.8 miliardë lekë.

“Billa” u rrit me 13%, në 2.3 miliardë lekë. Kompania thotë në raportin vjetor se trendi pozitiv u ruajt si rrjedhojë e zgjerimit të qëndrueshëm, kryesisht në tregun vendas, por edhe në rajon. Sipas raportit, pas fillimit të pandemisë këtë vit, aktiviteti i shoqërisë u reduktua për një periudhë disamujore, gjatë së cilës shoqëria punoi me kapacitet jo të plotë. Kjo pritet të sjellë në periudhën pasardhëse edhe një rënie të shitjeve dhe si pasojë, edhe ulje të rezultatit të shoqërisë, por nuk rrezikon aspak vijimësinë e biznesit. Kohëzgjatja dhe ndikimi i pandemisë COVID-19, si dhe efektiviteti i përgjigjeve të qeverisë dhe Bankës Qendrore, mbetet i paqartë në këtë kohë, theksohet në raport.

Marrë nga: Monitor 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi instat instat

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj