Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Sport
Ndeshja e “play-off”-it në Superligën e basketit turk kthehet në arenë boksi
9 Qershor 2021, 10:24Nga DOSJA
TURQI – Ndeshja e dytë mes Anadolu Efes dhe Fenerbahçe Beko, e vlefshme për “play-off”-in e Superligës së basketbollit në Turqi, u karakterizua nga tensione të madha, ku nuk munguan as konfrontimet fizike dhe grushtet.
Tensioni u rrit në pjesën e katërt, kur kishin mbetur edhe 3:27 minuta pa u luajtur. Gjithçka nisi midis amerikanit të Anadolu Efes, Chris Singleton dhe atij të Fenerbahçe Bekos, Melih Mahmutoglu, të cilët u kacafytën midis tyre. Kjo pasi basketbollisti i Fenerit e goditi me top amerikanin, raportojnë mediat turke.
Dy lojtarë u përjashtuan nga ndeshja, pasi gjyqtarët rivlerësuan pamjet në ekran. Po ashtu, edhe dy basketbollistë të Fenerbahçes, Alex Perez dhe Ahmet Duverioğlu, u përjashtuan nga ndeshja, pasi u përfshinë në këtë përleshje.
Në përfundim të këtij takimi, skuadra e Anadolu Efes mposhti Fenerbahçe Bekon me rezultatin 95-73, duke e çuar në 2-0 edhe numrin e ndeshjeve të fituara në finalet e “play-off” të Superligës së basketbollit turk.
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI – Hakan Calhanoglu është krejt i vetëm para derës dhe duhet të vendosë, nëse do të hyjë, apo të dalë jashtë. Për shkak se oferta që Milani i dha atij ësht...
BRAZIL – Pasi është refuzuar nga Kolumbia dhe Argjentina, me shumë gjasa, organizimi i “Copa America” mund të dështojë të zhvillohet edhe në Brazil. Gjyka...
ITALI – Për të përuruar turneun europian të futbollit “Euro2020”, i cili do të fillojë në “Olimpico” me ndeshjen midis Italisë dhe Turqisë, do të je...
TIRANË– Shkencëtarët dhe statisticienët nga universitetet e Dortmund, Mynih, Innsbruck, Ghent dhe Molde kanë kryer një sondazh për të dalë në përfund...
SPANJE – Cristiano Ronaldo po përgatitet të hapë hotelin e tij të ri në Madrid, ndërkohë që e dashura e tij mahnitëse, Georgina Rodriguez, i bënë homazhe punës ...
CONMEBOL – Nëse në Europë skuadrat po bëhen gati për të nisur “Euro 2020”, në kontinentin latino-amerikan po zhvillohen ndeshjet kualifikuese për botërorin “Kat...
FRANCË– Benzema shqetëson Francën. Sulmuesi dëmtoi këmbën e djathtë në minutën e 41-të të pjesës së parë në ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë në Stad...