LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndodh në Tiranë/ Profesori kërkon para për mësimin në shkollë shtetërore: Për ju qime është

25 Prill 2022, 19:48 Nga DOSJA
Ndodh në Tiranë/ Profesori kërkon para për mësimin

Profesor Shpëtim Dajçi, kërkon para për orët e mësimit që do zhvillojë në Shkollën Shtetërore të Baletit, përkatësisht në vitin e katërt. Tarifa e tij prej 1 mijë lekësh të vjetra në ditë do mblidhet nga një nxënës i klasës për dy muaj me radhë. Këtë gjë që është në kundërshtim me ligjin, profesori e kërkon në orën e mësimit. Emisioni Fiks Fare solli një historik të shkurtër të Shkollës së Baletit, e cila është e vetmja shkollë shtetërore koreografike në Shqipëri.

Kurset e para të së cilës nisën që në vitin 1957 dhe zhvilloheshin nga profesorë të shkolluar në Rusi. Por jo vetëm kaq historiku i Shkollës së Baletit është i pasuruar me emra balerinësh të cilët kanë bërë emër në skenat botërore, dhe kanë dalë pikërisht nga dyert e kësaj shkolle. Ilir Kerni, Ilir Shaqiri, Ambeta Toromani, Kleidi Kadiu, Oriada Islami, Marlon Dino, Aris Golemi janë vetëm disa nga emrat e balerinëve shqiptar në skenat botërore.

Por sot në këtë shkollë ka dhe nga ata profesorë që kërkojnë para për zhvillimin e orëve mësimore. Fiksi solli rastin e profesor Shpëtim Dajçit i cili në orën e baletit u kërkon para nxënësve të vitit të katërt për orën e mësimit. Sipas tij nuk e paguan shteti për këtë gjë dhe se 1 mijë lekë të vjetra që ai kërkon në ditë nuk janë asgjë krahasuar me çmimet e mësimit në privat. Edhe pse nga dy nxënës kundërshtohet pagesa, profesori thotë unë lodhem në këtë punë, ndaj nxënësit duhet të paguajnë por pa e konsultuar këtë gjë me mësuesit e tjerë.

Të ndodhur përpara këtyre fakteve emisioni Fiks Fare mori një përgjigje dhe në Zyrën Vendore Arsimore Tiranë e cila thotë se të gjithë mësuesit e kësaj shkolle shkojnë aty nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë”, në rastin konkret zgjidhja është gjetur me mësues të shkollës të cilët do paguhen për orët shtesë.

Sipas këtij institucioni , nxënësit nuk duhet të paguajnë në asnjë lloj rrethane për zhvillimin e mësimit në ambientet e shkollave publike. Profesori kërkon 1 mijë lekë të vjetra në ditë, 25 mijë lekë në muaj.

BISEDA MES TYRE:

Profesori-Tani, dëgjoni si është puna. Këtë dy orëshin me ju që ma paska vënë drejtoresha nuk ma paguan njeri. Tani , unë i thashë këtij …(nxënësi), kjo mbetet mes nesh ë? Ju bie nga 1 mijë lekë dita të paguani mësuesin, mua. Që ne muaj 25 ditë i bie 25 mijë lekë. Se nuk është 30 ditë në muaj, se janë pushimet e shtunë e diel. Tani kush ka mundësi ta bëjë, kush nuk ka mundësi mos ta bëjë (mësimin) çfarë t’ju them unë juve. Dhe po vij po ju mbaj deri sa të mbaroni shkollën se nuk vjen më zysh Teuta. Se ka dalë me probleme nga këmbët. Dhe idea është që 2 ditë ju marr unë, 2 ditë një mësues, 2 ditë një mësues. Nuk është kjo, nuk qëndron si logjikë kjo. Se çfarë kërkon një mësues nuk kërkon një tjetër. Sigurisht çfarë vërejtjesh ju kam bërë unë, ju qëndrojnë ato vërejtjet me mësuesin tjetër. As i bie në mend që t’jua thotë mësuesi tjetër ato vërejtje. Pra me mua do dilni deri në provim të shtetit, do ta bëni me mua provimin. Dhe ju bie juve, 2 muaj, të paguani 2 muaj. Ndërkohë që te privati keni paguar shumë e shumë më tepër. Unë prandaj po ju vë këtë çmim të lirë, për arsye se ju jeni nxënës shkolle dhe mos ta humbisni, ose po ta vazhdojmë kështu, 2 orë vij unë, 2 orë një mësues tjetër, 2 orë një tjetër. Edhe derisa të dilni, kujt ti bij pastaj bixha në fund të vitit, provimi. Kjo nuk është zyrtare . Po ju lajmëroj, nuk është zyrtare kjo. Por edhe unë lodhem për këtë që bëj. 6 orë që rri, kjo ishte. Pyetini edhe prindërit , se nuk është në dorën tuaj. Pyetini edhe prindërit edhe hajde të hënën. Por puna vlerësohet, dhe besoj që e dini.

Nxënësi: Vlerësohet puna, por ne jemi në shkollë në shtet.

Profesori: Edhe ndërgjegjen e punës sime besoj e dini.

Nxënësi 2 : Ne jemi në shkollë shtetërore tani, të paguajmë edhe ne prap nxënësit.

Profesori: E di mo e di, unë e di që është shtet. Nuk ju takon thashë, kjo është në kuadër të kësaj që po jua them unë. Po jua them kështu. Nuk ka mësues, nuk vjen aasnjë mësues te portali mësues që duhet të vijnë nnga drejtoria arsimore nuk vjen, nuk ka interes për këtë pagesën që jep shkolla e baletit.

Nxënësi: Pagesën nuk e jep shkolla, e jep shteti.

Nxënësi 2: Po ç’lidhje ka mor burrë po.

Profesori: PO drejtoria shteti është. E di sa është ora e mësimit këtu? 5 mijë lekë për një orë, 2 orëshi.

Nxënësi: Po çfarë të themi ne?

Profesori: Që është në orar. Kush të vjen, nuk vjen asnjë nga opera, i kemi thënë kujt nuk i kemi thënë , hajt merre vitin e 4, jo s’më leverdis ka thënë. Të rri dhe 10 minuta. Kjo nuk është me ligj ë? Se mos shkoni ju thoni mësuesve na ka kërkuar profesor Shpëtimi këtë

Nxënësi: PO jo mo.

Profesori : Zëre se s’jua thashë po ashtu.

Nxënësi: PO jo mo profe.

Profesori: Kupton? Po jua bëj unë. Do i heq të gjithë mësuesit do e bëj unë nga e hëna në të premte mësimin. Deri në fund të majit që do bëni provimin. Këtë po ju them që trë mos ndërroni mësues 100 herë. Do i hiqni një qime kokës suaj, se ju harxhoni për një ditë 1 mijë lekë dita. Edhe është për 2 muaj kjo punë. Dhe ju mos e merrni me stres të madh e? Mos e merrni me kaq. Keni punuar ndonjëherë në privat apo jo? Keni punuar ndonjëherë në privat apo s’keni punu? I dini tarifat e privatit kur shkoni andej? 

Nxënësi: Kena punu para se me u fut në shkollë të baletit.

Profesori: Po mirë mo, nejse, i dini domethënë tarifat?

Nxënësi: Po po.

Profesori: Për mua është shumë e lodhshme kjo që do marr përsipër, 2 muaj. Ju nuk e kuptoni 6 orë të rrish në shkollë. Hajt mirupafshim!

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shkolla e baletit shpëtim dajçi shkolla e baletit shpëtim dajçi

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri