LIVE UPDATES
Politike

“Ndryshimi fillon me largimin e Edi Ramës”, Lulzim Basha flet për marrëveshjen me LSI: Ky bashkim do të jetë historik!

21 Mars 2021, 10:34 Nga DOSJA
“Ndryshimi fillon me largimin e Edi Ramës”, Lulzim Basha flet

BERAT– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur rreth takimeve të tij ,me qytetarët në qytete te ndryshme të Shqipërisë ndërsa na ndajnë vetëm 34 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Në një intervistë të dhënë për “News24” me gazetarin Osman Stafa, Basha tha se qytetarët e kuptojnë që ajo që u ka ndodhur në këto 8 vite ka qenë një aksident, dhe se sipas tij, ndryshimi fillon me largimin e Edi Ramës më 25 prill. Sa i përket marrëveshjes me LSI-në, Basha tha se ky bashkim do të jetë historik.

Pyetja: Zoti Basha, keni zhvilluar një takim me qytetarë dhe mbështetës në qytetin e Beratit, por ndërkohë më herët këto javë keni zhvilluar edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë. Çfarë mund të na thoni diçka specifike nga komunikimi që keni patur me qytetarët që ju ka mbetur në mendje?

Lulzim Basha: Ajo që mund t’ju them në këtë moment, meqë jemi edhe buzë Osumit dhe fryn era, era që ndjej kudo ku shkoj; është era e ndryshimit. Që shqiptarët e kuptojnë se ajo që u ka ndodhur në këto 8 vite, ka qenë një aksident. Dhe se ky aksident nuk mund të përcaktojë të ardhmen e tyre, se e ardhmja e tyre është ndryshim i dhe se jemi të gjithë të bashkuar për ta bërë ndryshimin të mundshëm. Ndryshimi fillon me largimin e Edi Ramës më 25 prill dhe me kthimin e institucioneve të shtetit dhe të politikave mbështetëse ndaj njerëzve në krye të politikës së qeverisë së re. Që do të thotë një politikë për njerëzit, një politikë me fytyrë njerëzore, institucionet të hapura që u shërbejnë njerëzve. Pra, ajo që shoh është besimi që po u rikthehet fuqishëm se nuk ka asgjë mangut ky vend, nuk ka asgjë të keqe me Beratin, me Shqipërinë, por problemi ka qenë keqqeverisja dhe me 25 Prill shqiptarët janë të vendosur t’i japin fund kësaj keqqeverisje për të ndryshuar, në mënyrë që gjithsecili prej tyre të rikthehet siç e meriton; aksioner i përbashkët i familjes tonë të madhe dhe i vendit tonë të mrekullueshëm.

Pyetja: Duke parë pritjet që ju janë bërë në qytetet e ndryshme të vendit, kryeministri Edi Rama është shprehur se do marrë masa ndaj këtyre grumbullimeve që sipas tij ju keni bërë duke rrezikuar jetën e qytetarëve nga COVID-19.
Lulzim Basha: Rreziku më i madh për jetën në këto 8 vite ka qenë vet Edi Rama. Ky rrezik është shumëfishuar në mënyrën se si ai e keqmenaxhoi pandeminë. Mos harroni se qytetarët e Beratit na kujtuan sot, të Gjirokastrës dje, nuk kanë dhënë as ndihmën më minimale për bizneset shumica prej të cilëve janë shtyrë drejt falimentit apo kanë pezulluar aktivitetin. Nuk kanë dhënë ndihmën minimale për familjet që kanë humbur vendin e për shkak të pandemisë. Ndërkohë që flasim, ka mijëra familje shqiptare që dergjen me të sëmurë me COVID, të cilëve pas insistimit tonë të fuqishëm, ju premtua rimbursim, por nuk u jepet rimbursimi dhe harxhojnë kursimet apo të ardhurat e një viti për një pacient, por kur kanë 2, kur kanë 3 pacientë. Këto janë problemet e vërteta të shqiptarëve sot dhe përgjegjësi i vetëm për këtë situatë është Edi Rama, me politikën e tij të babëzisë, të gënjeshtrës, të hipokrizisë dhe të premtimeve boshe dhe është fare e qartë që është i trembur nga kjo që po vjen, sepse është me të vërtetë bashkimi më i madh i shqiptarëve, madje do të thoja përtej ndasive politike për të vendosur edhe njëherë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit, në rrugën e përparimit dhe në rrugën e integrimit europian, që do të pamundësojë që Shqipëria të bjerë përsëri në një batak si ky i 8 viteve, ku fatet e çdo qytetari dhe familjeve mbetën në dorën e një njeriu dhe e pamë se çfarë bëri, ja dorëzoi Shqipërinë, ja dorëzoi Beratin një grupi oligarkësh, pasuroj një grusht njerëzish dhe varfërojë një popull të tërë duke çuar Beratin, Gjirokastrën, Shkodrën gjithë Shqipërinë drejt zbrazjes, drejt emigracionit. Me 25 prill kjo do të ndryshojë, sepse me 25 prill do ta kenë shqiptarët në dorë dhe me votën e tyre masive do të vendosin për të ardhmen e tyre. Ne kemi për detyrë t’ju japim planet, zgjidhjet për të cilat ata do të votojnë. Detyra ime, detyra e ekipit tonë është t’ju tregojmë se si këto potenciale të jashtëzakonshme të popullit tonë dhe të vendit tonë do ta bëjnë të mundur daljen nga kriza. Ndërsa detyra e çdo qytetari që e do familjen e vet, fëmijët e vet, prindërit e vet është të dalë më 25 prill dhe ti japi zë, ti japi forcë dëshirës për ndryshim me votë, me votën e tij, me votën e familjarëve të tij me 25 prill.

Pyetje: Zoti Basha ju keni firmosur një marrëveshje me Lëvizjen Socialiste për Integrim për bashkëqeverisje pas 25 Prillit, por fushatat tuaja do të zhvillohen të ndara? Dhe për sa i përket programeve tuaja sepse ka disa pika në programet respektive ku ndryshojnë. A do të ketë njehsim?
Lulzim Basha: Nuk ka asgjë që na ndan, as ne dhe as shqiptarët. Ne na bashkon dëshira për ndryshim, dëshirë që e prek kudo. Në fakt nëse mund ta them për shumë njerëz ndryshimi ka filluar prandaj i shikoni me sytë e mbushur me shpresë. Me këtë lëvizje që ndiej kudo jam i bindur se ky bashkim do të jetë historik, në kuptimin do të jetë bashkimi më i madh i shqiptarëve dhe do të jetë një mësim i mirë për këdo që mos ta provojnë më kurrë që një njeri i vetëm apo një grusht njerëzish të monopolizojnë pushtetin, ekonominë, të varfërojnë njerëzit. Ajo që na bashkon është dëshira për ndryshim, si parti politike dhe si shqiptarë. Dhe 25 Prilli është dita e ndryshimit me votë.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha ne berat lulzim basha ne berat

Sondazh

Poll
Politike 20 Mars 2021, 20:43

Shqipëria përgatitet për zgjedhje të trazuara

Fushata për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri mund të mos ketë filluar zyrtarisht, por tashmë programet e partive në një vend që vuan nga një shk...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet