LIVE UPDATES
Politike

Ndryshimi i sistemit zgjedhor, dorëzohet kërkesa për referendum në KQZ (VD)

14 Shkurt 2020, 16:24 Nga DOSJA
Ndryshimi i sistemit zgjedhor, dorëzohet kërkesa për referendum

TIRANË- 12 aktivistë të shoqërisë civile i janë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të marrë autorizim për të zhvilluar një referendum për sistemin zgjedhor. Kristaq Kume dhe Brizida Gjikondi, dy prej nismëtarëve shpjegojnë për ABC News se pse ky sistem zgjedhor nuk përfaqëson qytetarët, por forcon kryetarët e partive. “Ky sistem nuk arrin të barazojë fuqinë e votës në konvertimin në mandate deputetësh”,-thotë Kume. “Për të nxjerrë një deputet në qarkun e Kukësit duhen 14 mijë vota, ndërsa për një deputet në qarkun e Vlorës duhen 9 mijë vota”,-shpjegon Brizida Gjikondi.

Qytetarët nuk pyeten se cilin sistem do të preferojnë, por a janë dakord se aktuali duhet të ndryshojë. “Ne shfrytëzuam një hapësirë, edhe pse ajo është shumë pesimiste, referendumin. T’i shkojmë deri në fund kësaj hapësire për t’i pyetur ne shqiptarët nëse janë dakord me këtë sistem zgjedhor aktual ose jo, meqë këtë pyetje nuk po e ushtron kjo klasë politike, e cila nuk po i përfill”,-tha Gjikondi. Nga ana tjetër, Kristaq Kume sqaron: “Nuk është një referendum kushtetues, sepse ne nuk kërkojmë që populli të shprehet për amendim të Kushtetutës. Ne kërkojmë që populli të shprehet nëse është dakord ose jo që të bëhet ky ndryshim në Kushtetutë, dhe pastaj për tu bërë një ndryshim në Kushtetutë është tjetër rrugë”.

Në këto kushte, nëse referendumi do të zhvillohet, do të ishte sërish në dorë të politikët të merrte ose jo në konsideratë rezultatet. “Nuk vendos ndryshimin që duhet bërë në Kushtetutë, por vendos që klasa politike duhet të trajtojë ndryshimin, duke e kanalizuar atë”,-thotë ish kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë një mbledhje për të vendosur nëse do tu japë apo jo nismëtarëve formularët tip për të mbledhur firmat. “KQZ kontrollon nga ana formale kërkesën: a janë ëta 12 nismëtare zgjedhës? A ka kërkesa ndonjë qëndrim të shprehur të komisionit nismëtar për çështjen në fjalë apo jo? A është kjo një kërkesë për ndryshimin e një ligji, për shfuqizimin e një ligji aktual apo është kërkesë për një çështje të një rëndësie të veçantë ”,-tha Bledar Skënderi, anëtar i KQZ-së gjatë një interviste për ABC News.

Nëse KQZ ndez dritën jeshile, nismëtarët duhet të mbledhin 50 mijë firma dhe komisioni verifikon vërtetësinë e tyre. Më tej panorama duket pesimiste, pasi në lojë futet Gjykata Kushtetuese. “KQZ-ja njofton njëkohësisht Presidentin e Republikës dhe Gjykatën Kushtetuese, e cila brenda 60 ditëve duhet të shprehet me një vendim nëse referendumi është i ligjshëm apo jo,”-sqaron Bledar Skënderi. Vështirësitë për t’ia dalë i njohin dhe vetë nismëtarët. “Referendumet në thelb janë të pabëshëm, dhe janë qëllimisht të tillë, dhe janë me dashje, që shqiptarët të mos marrin pjesë askund”,-thotë Brizida Gjikondi. Në Shqipëri janë zhvilluar tre referendume, 1994, 1997 dhe 1998, dy për Kushtetutën dhe një për sistemin republikë apo monarki.

(Marrë nga ABC News.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike listat e hapura ndryshimi i sistemit zgjedhor reforma zgjedhore listat e hapura ndryshimi i sistemit zgjedhor reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë