Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Në Angli janë të sigurt: Haaland ka zgjedhur Realin, një goditje për Guardiolën…
8 Janar 2022, 16:29Nga DOSJA
ANGLI –“Vitin tjetër do të luaj këtu, në Spanjë”,- tha Erling Haaland gjatë një udhëtimi në Marbella vetëm pak ditë më pare. Tani, më shumë konfirmime vinë nga Anglia: sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmundit ka zgjedhur Real Madridin.
Sipas asaj që raporton “Mirror” në faqen e parë, Haaland ka vendosur të luajë për skuadrën e Ancelottit (po punohet edhe për blerjen e Kylian Mbappe), ndërkohë që ky vendim i tij do t’i jepte një goditje të rëndë Pep Guardiolës, i cili e kishte veçuar atë si zëvendësuesin e Agueros, pas refuzimit të Harry Kane për t’u larguar nga Londra verën e kaluar.
Florentino Perez po synon të formonte një çift sulmues yjor, i cili do t’i bënte të gjithë tifozët e Realit të rijetojnë vitet e ‘galaktikëve’ dhe, sipas asaj që lexojmë, ai ka gjashtë muaj që punon për nënshkrimin me futbollistin norvegjez, i cili duket se ka refuzuar të gjitha destinacionet e tjera të mundshme (Manchester City, Manchester United, Barcelona dhe PSG).
Sulmuesi norvegjez ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë euro, që do të jetë e vlefshme nga qershori, ndërkohë që me këtë shifër, Reali mund ta sjellë atë dhe Mbappen në Madrid, kontrata e të cilit me PSG do të skadojë në verë.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ITALI – Situata e futbollit italian në një moment kaq delikat të pandemisë, shqetëson qeverinë: kjo është tema e bisedës telefonike mes kryeministrit Mari...
AUSTRALI – Tenisi nr.1 i botës, Novak Djokovic duhet përjashtuar nga vaksinimi kundër Covid-19, sepse ai ka qenë i infektuar me virusin në dhjetor, njofto...
ANGLI – Kun Aguero u rrit në futbollin e Independientes, u bë i madh te Atletico Madrid dhe përfundoi karrierën e tij (për shkak të një problemi në zemër)...
ANGLI – Swindon (D4) nuk ka peshuar rëndë mbrëmjen e kësaj të premteje, përballë lidërve të kampionatit anglez, të cilët fituan 4-1, në një ndeshje të rau...
PORTUGALI – Santa Clara, skuadra që renditej e 16-ta para kësaj ndeshjeje, e nisi me fitore fillimin e vitit në Portugali. I pamposhtur, Sporting pati mun...
SPANJË-Ditët e fundit, shtypi spanjoll ka sulmuar Gerard Piquè, i “akuzuar” se fiton gati 30 milionë euro bruto në vit. Qendërmbrojtësi i lodhur nga aludim...
GJERMANI- Bayern Munich e nis vitin 2022 me humbje. Në javën e 18-të të Bundesligës gjermane kampionët e Gjermanisë munden 1-2 në shtëpi ndaj Borussia M’Gladbac...
ARGJENTINË-Emanuel Mammana trondit me deklaratën e fundit. Mbrojtësi i River Plate ka rrëfyer për gazetën Olé tentativën e tij për vetëvrasje dhe dha detaj...
ITALI-Në muajin gusht Cristiano Ronaldo u largua nga Juventus, por përvoja te bardhezinjtë mund të kishte përfunduar më herët. Agjenti i tij Jorge Mendes tentoi...