“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Sport
Në “Australian Open” vetëm të vaksinuarit, Djokovic mbetet jashtë?!
19 Tetor 2021, 08:58Nga DOSJA
SERBI – Novak Djokovic mund të tërhiqet menjëherë nga objektivi i tij i rradhës që është Grand Slam i “Australian Open”. Sipas qeverisë australiane në këtë turne do të marrin pjesë vetëm sportistët e vaksinuar.
“E vërteta është se nuk e di ende nëse do të luaj apo jo, situata nuk është aspak e mirë, pas dy apo tre javësh do të marr një vendim përfundimtar,” – ka thënë numri 1 i tenisit botëror për meshkuj.
“Më ngjan tmerrshme që të gjykohemi në bazë të një vaksine,” – vazhdon intervista e kampionit serb. – “Nuk dua të marr pjesë në këtë luftë mediatike që po bëhet dhe as kam ndërmend të tregoj nëse jam vaksinuar apo jo.”
Australia është një nga shtetet që ka masat më të rrepta kundër Covid-19 dhe nuk ka ndërmend të rishikojë këto masa. “Nuk besoj që një tenist i pavaksinuar do të ketë mundësi të vij këtu,”- ka thënë numri 1 i shtetit të Viktorias, Daniel Andrews. – “Virusi nuk e sheh renditjen e klasifikimit tënd tenistik, apo sa Slam-eve ke fituar. Nëse dikush do të hyjë këtu pa vaksinë, do të duhet të qëndrojë në karantinë për disa javë.”
ARGJENTINE – Lajmi më i bujshëm vjen nga Amerika Latine, saktësisht nga Argjentina, në lidhje me situatën e familjare që po përjeton sulmuesi Mauro Icardi...
ITALI – Sot Claudio Lotito, presidenti i Lazios, do të gjykohet për herë të katërt për rastin e tamponëve. Numri një i bardhekaltërve, së bashku me mjekët...
ITALI – Simone Inzaghi, i ka përzier kartat në seancën e fundit stërvitore, pasi duket se ai i ka mjaft të qarta idetë në lidhje me formacionin për ndeshj...
SHKODER – Pas ndeshjes trajneri i Dinamos, Blendi Shkëmbi, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u shpreh…Shënoni tre gola, por dilni pa pikë. Ç...
ANGLI – Sipas qeverisë europiane të futbollit, Federata Angleze duhet të zhvillojë dy ndeshje pa tifozë, njëra prej të cilave është pezulluar dhe një gjob...
BOSNJE-HERCEGOVINE – Në turneun ndërkombëtar të Bosnjë-Hercegovinës (“Open Bosnia Cup”), morën pjesë edhe një ekip përfaqësues i Federatës Shqiptare të Pe...