Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Sport
“Çmenduri” në Shkodër! 9 gola në “Loro Boriçi”, spektakël dhe 3 pikë për Vllazninë
18 Tetor 2021, 20:24Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
SHKODER – Ashtu siç pritej, Vllaznia dhe Dinamo, dhuruan një spektakël të vërtetë në mbrëmjen e sotme në “Loro Boriçi”, në mbyllje të javës së 5-të të Abissnet Superiores. Nëntë gola të shënuar, në të dy portat, ku kuqeblutë shkodranë realizuan 6 herë në portën e bluve kryeqytetas, duke arritur fitoren e bukur 6-3, me golat më të shumtë, të shënuar në një ndeshje deri tani në këtë kampionat.
Fitorja e skuadrës së Brdariç, përveçse impresionuese, me plot emocione dhe intriga, ishte mëse e merituar. Komplimente meritojnë edhe dinamovitët, të cilët u përpoqën gjatë gjithë lojës të sfidojnë shkodranët, por në fund “u dorëzuan” dhe pranuan humbjen.
Ishin miqtë e Dinamos, ata të cilët kaluan të parët në epërsi, me anë të Ibraimit (5’). Shkodranët barazuan me Diagne (16’), për ta mbyllur pjesën e parë në 2-1 për ta, pas golit të shënuar nga Djurdjeviç (34′).
Në 45 minutat e dyta, u realizuan 6 gola, ku shkodranët përherë ishin në epërsi. Aralica (55′) u çoi shifrat në 3-1, Ibraimi (65’) nga pika e penalltisë ngushtoi në 3-2, sërish shënon Aralica (70′) dhe 4-2. Skuka (72’) realizon dhe intrigon me 4-3.
Por këtu përfundon për dinamovitët, që “dorëzohen” dhe befasohen nga golat e Jonuzit (83’) dhe Mustedanagiç (96’), ku Latifi, i cili edhe pse nuk shënoi, ishte një nga “shërbyesit” më të mirë të shokëve të skuadrës së tij.
ANGLI – Sipas qeverisë europiane të futbollit, Federata Angleze duhet të zhvillojë dy ndeshje pa tifozë, njëra prej të cilave është pezulluar dhe një gjob...
BOSNJE-HERCEGOVINE – Në turneun ndërkombëtar të Bosnjë-Hercegovinës (“Open Bosnia Cup”), morën pjesë edhe një ekip përfaqësues i Federatës Shqiptare të Pe...
ITALI – Serie A ende me 20 ekipe. Kjo u zbulua nga Paolo Dal Pino: “Klubet e vogla janë zemra e Serie A dhe janë themelore në konkurrencë. FIGC ka t...
ITALI – “La Gazzetta dello Sport” sot raporton një bisedë, të pas ndeshjes Lazio-Inter kur ekipet, pas suksesit të “bardhekaltërve” dhe polemikave mbi arb...
SLLOVAKI – Derbi mes Spartak Trnavës dhe Slovan Bratislavan nuk ka zgjatur më shumë se 15 minuta. Ndeshja u ndërpre, sepse tifozët huliganë filluan përles...
ANGLI – Ish-sulmuesi italian Paolo Di Canio, aktualisht opionist dhe me një përvojë të konsiderueshme në futbollin britanik, nuk e ka kursyer Romelu Lukak...
HOLANDE – Një ngjarje tragjike, për pak sa nuk ndodhi në “Goffertstadion” të Nijmegen, në Holandë. Ndërsa tifozët e Vitesses, po festonin fitoren 1-0 të s...