LIVE UPDATES
Aktualitet

Në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, flet Elmir Tufa: Nuk e njoh viktimën! Isha në Krujë kur ndodhi ngjarja, më k

2 Mars 2021, 09:12 Nga DOSJA
Në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, flet Elmir Tufa:

TIRANË– Një nga personat e shpallur në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, Elmir Tufa ka dhënë një intervistë për ngjarjen. Për emisionin ‘Uniko’, 29 vjeçari ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij.

Ai thotë se ditën që ndodhi atentati në Fier ndaj Kastratit, ka qenë në qytetin e Krujës, dhe për këtë pretendon se ka fakte. I riu ka treguar se atë ditë e kanë parë të gjithë, ka hyrë në lokal, në një postë madje për gazetarin ka treguar dhe thirrjet e fundit që ka kryer në telefon.

BISEDA:

Spartak Koka: Çfarë ju lidh ju drejtpërdrejt apo në mënyrë indirekte me vrasjen e Shkëlzen Kastratit?

Elmir Tufa: Me vrasjen e Kastratit, mua s’më lidh asnjë lloj gjëje. Unë atë ditë kam qenë në Krujë nga ora 7 e ca e mëngjesit, më datën 1 Shkurt, kam dalë nga shtëpia për të shkuar deri në Krujë se kishin ca gjyqe ca miqtë e mi edhe ishin atje në Krujë. Nga ora 8 unë kam qenë në Krujë. Aty kam qenë në kafe, kanë qenë edhe dy avokatë dëshmitarë, kanë qenë edhe ca që më njohin dhe i njoh. Kam edhe deklaratat, edhe unë kam folur edhe në telefon. Para se të ngjitem për Krujë kam marrë dikë në telefon, një mik, i kam thënë që jam duke i ngjitur në Krujë se kishim një gjyq atje, edhe më tha më prit në Krujë. Kam shkuar në Krujë, jam ulur në kafe, edhe kam pritur. Ai nuk erdhi u vonua pak, edhe kam marrë prapë në telefon atë i kam thënë hajde se jam në Krujë. Unë kam qelizat telefonike që atë ditë kam qenë në Krujë.

Spartak Koka: Deri në cilën orë ke qëndruar në Krujë?

Elmir Tufa: Deri nga ora 12 e ca…

Spartak Koka: Ke qenë fizikisht në Krujë?

Elmir Tufa: Fizikisht në Krujë, më kanë parë të gjithë, ka kamera, kam qenë te Panorama kam ngrënë bukë , kam hyrë te Posta Shqiptare, kam të gjitha filmimet, që të gjitha i kam marrë. Edhe telefonin që kam përdorur me WhatsApp, që i kam rënë personave në WhatsApp, edhe qelizat telefonike nga numri im.

Spartak Koka: Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20-10:30. Në atë orë ku keni qenë?

Elmir Tufa: Në orën 09:12 jam me pamje filmike që jam ulur te Big Market nga makina ime. I kam që të gjitha pamjet filmike.

Spartak Koka: Sepse na interesojnë provat. Përtej fjalëve na interesojnë provat. Në rast se ju keni pamje filmike, t’i bëjmë publike sot.

Elmir Tufa: Unë i kam që të gjitha, me pamje filmike me qeliza telefonike, me mesazhe telefoni, edhe me kamera sigurie, kam edhe deklarata nga personat që më kanë dhënë. Unë kam mbi 20 dëshmitarë.

Spartak Koka: Kur e ke marrë vesh ngjarjen, vrasjen e Shkëlzen Kastratit?

Elmir Tufa: Ngjarjen e kam marrë vesh kur e ka dhënë emisioni Uniko. Aty e kam marrë vesh unë.

Spartak Koka: Që akuzoheshit ju?

Elmir Tufa: Që akuzohesha unë personalisht.

Spartak Koka: Por si ngjarje në datën 1 Shkurt, në ç’rrethana je njoftuar se ka ndodhur një vrasje në Fier?

Elmir Tufa: Nga rrjetet sociale, s’kam lidhje fare për këtë gjë, thjesht e kam parë në telefon.

Spartak Koka: Ndërkohë në emisionin Uniko keni dëgjuar për herë të parë përmendjen e emrit tuaj, sepse ju dhe Albert Zaja ishit dy personat e parë të shpallur në kërkim. Në kërkim policor jeni shpallur më 5 Shkurt, ndërsa me vendim gjykate jeni në datën 18 Shkurt së bashku me Albertin dhe me dy personat e tjerë. A e njihni Shkëlzen Kastratin?

Elmir Tufa: Jo fare!

Spartak Koka: Keni njohje ju personalisht me persona të tjerë nga Fieri, nga Ballshi, nga Mallakastra, nga zonat përreth?

Elmir Tufa: Jo fare! Nuk njoh asnjë andej, fare! As kam qenë ndonjëherë andej…

Spartak Koka: Kur ke qenë në Fier për herë të fundit?

Elmir Tufa: Për herë të fundit në Fier mund të ketë 6-7 muaj që kam qenë në Fier.

Spartak Koka: Nuk ke qenë më?

Elmir Tufa: Jo, jo fare!

Spartak Koka: Çfarë provash keni dhe mund të na i tregoni përpara kamerës? Çfarë numri telefoni keni përdorur?

Elmir Tufa: Te telefoni si numër i imi është 0696574197, që ka 6-7 muaj ky numër. E kam në këtë telefon numrin të përdorur. Dhe te WhatsApp kam një numër tjetër që kam shkruajtur mesazhe, është 0693686416 që e përdor në ËhatsApp, ka gati 1 vit që e kam këtë numër. Edhe këtë telefonin ka 1 vit që e kam.

Spartak Koka: Këto numra në emër të kujt janë?

Elmir Tufa: Këto i kam në emrat e miqve të mi.

Spartak Koka: Provohet që ju e keni përdorur këtë numër telefoni dhe me familjarët tuaj? Pra, Prokuroria në rast se do e marrë këtë numër dhe do ta kryqëzojë me numrat e familjarëve të tu, do rezultojë që është ky numër është në përdorimin tënd?

Elmir Tufa: Është 100% e sigurtë që kam folur me të shtëpisë, me familjarët, me miqtë e mi, me kushërinjtë e mi. Ka një vit që flas me këtë numër.

Spartak Koka: Dalim tek mesazhet që si të provojmë ne që në datën 1 Shkurt ju keni qenë në qytetin e Krujës?

Elmir Tufa: Këtu kam mesazhet e WhatsApp që kam përdorur domethënë. Në orën 11:20 kam folur këtu 1 minutë. Kjo provohet ku kam qenë në atë kohë kur kam folur në telefon.

Si ndodhi ngjarja?

Shkëlzen Kastrati u ekzekutua me tek plumb në kokë, paraditen e së hënës së 1 shkurtit, në fshatin Sheq në Fier brenda makinës së tij. Dyshohet se shkak për vrasjen e tij janë bërë konfliktet e vjetra të familjes. Kjo pasi 5 vite më parë është tentuar të vritet në atentat Klemend Kastrati, vëllai i Shkëlzenit. Nga ajo ngjarje humbi jetën Denis Kasaj nga Vlora, kurse Klemendi u plagos. Asokohe rezultoi se Klemend Kastrati ishte i implikuar në një plagosje të vitit 2008, për shkak të një sherri makinash.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elmir tufa shkelzen kastrati vritet shkelzen kastrati elmir tufa shkelzen kastrati vritet shkelzen kastrati

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet