Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
‘Ne lufta na ka gjetur të gatshëm’/ Rifat Jashari: Nëse është nevoja, jemi gati t’i përgjigjemi prapë Serbi
7 Mars 2021, 19:33Nga DOSJA
PRISHTINË– Njëri prej anëtarëve të familjes legjendare Jashari, Rifati në një intervistë për “Ekspress”, ka treguar si e ka përjetuar momentin e gjetjes së trupave të pajetë të familjarëve të tyre që u vranë në betejën e 5,6 dhe 7 mars në Prekaz.
“Mos të them, ma qëndrim kanë mbajtë ata gati se unë. Se nuk ka qenë lehtë. Bekimi ka humb motra, vllazën, nanën, babën, 11 anëtarë. Luli qashtu, babën me dy vëllezër. Unë shoqen me katër fëmijë, babën, nanën – nuk ka qenë e lehtë kjo,”- shprehet ai për familjarët e tij.
Rifat Jashari tha se familja e tij ishin të përgatitur për t’u ballafaquar me forcat serbe, duke u shprehur se edhe sot pavarësisht humbjeve të familjarëve nëse do të lindte nevoja do të përballej sërish me Serbinë.
“Por, ne kemi qenë të gatshëm, kemi qenë të përgatitur se një ditë diçka ka me ndodhë. Nuk kemi ditur që ka me ndodhë qe kjo që po shihet këtu dhe në mbarë Kosovën, por e kemi ditë që një ditë do të ndodhë diçka. Dhe ne na ka gjetur të gatshëm. Dhe prapë jemi të gatshëm nëse e lyp nevoja, ishalla kurrë në jetë, por prapë jemi të gatshëm me qeta meshkuj çka i kam me ju përgjigj [Serbisë] në çdo aspekt,”– tha Jashari.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GUINEJA–Qyteti i Bata është tronditur nga një seri shpërthimesh në një kazermë ushtarake. Sipas DailyMail, qindra njerëz janë plagosur dhe shumë mund të k...
AUSTRI- Mijëra njerëz kanë dalë në protestë në rrugët e Vjenës, ditën e sotme, për të protestuar kundër masave anti-Covid. Sipas mediave të huaja, në protestë k...
FRANCË– Deputeti dhe miliarderi francez, Olivier Dassault ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një aksidenti ajror. Sipas mediave franceze, 69-vjeçari...
AUSTRALI-Autoritetet austriake kanë pezulluar vaksinimin me vaksinës anti-Covid, AstraZeneca. Sipas Reuters, vendi është marrë pasi po hetohet vdekja e një pers...
KOSOVË -Gratë po fitojnë përfaqësimin më të madh politik në Kosovë, duke rritur shpresat për më shumë barazi në një vend që ende jeton me shenjat e luftës ...
SIBERI-Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën lindore Kajro-Assiut. Sipas mediave të huaja, një kamion është përplasur me një mikrobus, ku si...
KOSOVË-Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që në zgjedhjet e fundit parlamentare garoi edhe për një tjetër mandat në Kuvend, Visa Hori ka deklar...