LIVE UPDATES
Bota

Nënshkrimi i marrëveshjes në SHBA mes Kosovës dhe Serbisë/ Grenell: Trump pasqyroi vizionin e tij

6 Shtator 2020, 06:57 Nga DOSJA
Nënshkrimi i marrëveshjes në SHBA mes Kosovës dhe

KOSOVË- Emisari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka deklaruar se marrëveshja e nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Shtëpinë e Bardhë, pasqyron vizionin e presidentit Donald Trump. Grennel ka sqaruar se çfarë përmban marrëveshja me dy shteteve  dhe ka theksuar se këtë nuk e gjeti në asnjë media amerikane.

“Marrëveshja e së premtes pasqyron vizionin e presidentit Trump, të cilin e kishte prej kohësh për Kosovën dhe Serbinë, për t’u përqëndruar në zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin industrial si parakushte për zgjidhjen e përhershme të mosmarrëveshjeve politike. Besimi i tij që nga fillimi ka qenë se fillimisht duhet të bëhet krijimi i mundësive dhe të ardhmes për të rinjtë, sesa në fokusimi në pikët politike, simbolikës ose ndreqjes së gabimeve historike. Shtetet e Bashkuara do të kalojnë vitin e ardhshëm në zbatimin e këtyre marrëveshjeve të reja dhe njerëzit e qeverisë së Kosovës dhe Serbisë kanë besimin e plotë të Administratës së SHBA’së për t’i çuar ato përpara.”, shprehet ai.

Reagimi i plotë:

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bënë një hap të jashtëzakonshëm drejt një zgjidhjeje afatgjate të premten në mëngjes, lidhur me konfliktin e tyre historik. Në Shtëpinë e Bardhë, nën kujdesin e Presidentit Trump, Presidenti Vuçiq dhe Kryeministri Hoti, nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar për të arritur normalizimin ekonomik midis popujve dhe qeverive të Serbisë dhe Kosovës.

Që nga viti 2017, pozicioni i SHBA’së mbi konfliktin Serbi-Kosovë ka qenë që hapat drejt normalizimit ekonomik do ta zbehin fuqinë dhe rëndësinë e çështjeve politike të mosmarrëveshjeve. Palët kanë rënë dakord të ndërtojnë një autostradë dhe lidhje hekurudhore midis kryeqyteteve të tyre përkatëse, Beogradit dhe Prishtinës. Ata janë zotuar për të studiuar opsionet e fizibilitetit në mënyrë që të lidhet infrastruktura hekurudhore me një port në detin Adriatik. Të dy palët do të punojnë me Korporatën Financiare të Zhvillimit Ndërkombëtar të SHBA’së dhe Bankën Eksport-Import për të mbështetur këto projekte dhe për të siguruar financime për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Të gjitha këto marrëveshje do të mundësojnë një qarkullim më të lirë dhe më efikas të njerëzve dhe mallrave përtej kufirit midis Serbisë dhe Kosovës.

Sa i përket vetë kufirit, Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord të hapin dhe funksionalizojnë Pikën e Përbashkët Kufitare në Merdare, për të njohur diplomat dhe certifikatat profesionale të njëri-tjetrit dhe për t’u futur në “zonën mini-Shengen”, të njohur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetorin e 2019’tës. Së shpejti do të jetë më lehtë se kurrë që serbët dhe kosovarët të jetojnë, punojnë, tregtojnë dhe studiojnë në lagjet, kompanitë dhe universitetet e njëri-tjetrit.

Ndoshta më e rëndësishmja për popujt e këtyre shteteve, për palët e përfshira në negociata dhe për historinë dhe të ardhmen e rajonit – është marrëveshja e re për të shpejtuar përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar mbetjet e personave të zhdukur nga lufta që përfundoi vetëm dy dekada më parë. Të dy palët janë zotuar të identifikojnë dhe zbatojnë zgjidhje afatgjate, të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit, dhe secila është zotuar të identifikojë një pikë kontakti për të udhëhequr këto përpjekje brenda ministrive të tyre përkatëse të qeverive, për t’u koordinuar midis kryeqyteteve dhe për të siguruar një azhurnim vjetor, mbi numrin e çështjeve të zgjidhura dhe atyre që do të zgjidhen. Marrëveshja gjithashtu zbaton një moratorium një vjeçar në kërkimin e Kosovës për anëtarësim të ri në organizatat ndërkombëtare dhe një moratorium një vjeçar për fushatën e njohjes së Serbisë kundër Kosovës – dy nga plagët më të mëdha të hapura nga konflikti, tani janë në rrugën drejt zgjidhjes.

Marrëveshja e së premtes pasqyron vizionin e presidentit Trump, të cilin e kishte prej kohësh për Kosovën dhe Serbinë, për t’u përqëndruar në zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin industrial si parakushte për zgjidhjen e përhershme të mosmarrëveshjeve politike. Besimi i tij që nga fillimi ka qenë se fillimisht duhet të bëhet krijimi i mundësive dhe të ardhmes për të rinjtë, sesa në fokusimi në pikët politike, simbolikës ose ndreqjes së gabimeve historike. Shtetet e Bashkuara do të kalojnë vitin e ardhshëm në zbatimin e këtyre marrëveshjeve të reja dhe njerëzit e qeverisë së Kosovës dhe Serbisë kanë besimin e plotë të Administratës së SHBA’së për t’i çuar ato përpara.

Si një demonstrim i mirëbesimit nga të dy palët ndaj SH.B.A.-së, Serbia dhe Kosova, gjithashtu u zotuan të Premten për të bashkëpunuar me disa prioritete kryesore të politikës së SHBA’së në rajon. Të dy palët u zotuan të mbrojnë dhe promovojnë lirinë e fesë, duke përfshirë komunikimin e rinovuar ndërfetar, mbrojtjen e vendeve fetare dhe kthimin e pasurisë hebreje të epokës së Holokaustit. Të dy ranë dakord të përcaktojnë Hezbollahun në tërësinë e saj si një organizatë terroriste dhe të zbatojnë plotësisht masat për të kufizuar operacionet dhe aktivitetet financiare të Hezbollahut në juridiksionet e tyre. Të dy ranë dakord të punojnë me qeverinë e SHBA’së për të dekriminalizuar homoseksualitetin në 69 vendet ku aktualisht është i paligjshëm. Dhe, ndoshta më e rëndësishmja nga të gjitha, Serbia është zotuar të zhvendosë ambasadën e saj në Izrael nga Tel Aviv në Jeruzalem, ndërsa Kosova ka rënë dakord për njohjen reciproke me Izraelin.

Në vijim të marrëveshjes së paqes së 13 gushtit midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, marrëveshja e së premtes midis Kosovës dhe Serbisë, ndërmerr hapa drejt normalizimit ekonomik dhe një bashkëjetesë eventuale paqësore, gjithashtu tregon arritjet e Presidentit Trump dhe angazhimin e shëndoshë të administratës së tij në të gjithë botën. Kur qeveria amerikane i jep përparësi diplomacisë para forcës, mirëkuptimit para kërcënimit, bota duhet të përfitojë.

Ky reagim i Grenell vjen 2 ditë, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Uashingon. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje ka pasuar edhe reagime të shumta. Hoti është shprehur se të hënën do të zhvillojë një takim me Vuçiç, dhe se kjo nuk është përfundimtarja. Haradinaj dhe Mustafa përcollën urimet e tyre për këtë marrëveshje, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu për marrëveshjen kanë reaguar edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulëzim Basha.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni nenshkruhet marreveshja ne shtepin e bardhe richard grenell nenshkruhet marreveshja ne shtepin e bardhe richard grenell

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet