LIVE UPDATES
Bota

Nënshtetësia në Kosovë, shqiptarët e Luginës gjenden në udhëkryq

9 Janar 2022, 18:06 Nga DOSJA
Nënshtetësia në Kosovë, shqiptarët e Luginës

KOSOVË – Sedat Ajvazi me prejardhje nga Lugina e Preshevës jeton në Kosovë që nga muaji qershor i vitit 1999. Për më shumë se 22 vjet ai thotë se e ka pasur të pamundur që të fitonte nënshtetësinë apo të pajisjes më ndonjë dokument të Kosovës. Sedati nuk ka as dokumente valide të Serbisë, pasi autoritet serbe atje i kanë pasivizuar adresën.

“Aktualisht unë jam në Kosovë person në të zezën. Nuk mund të më verifikoj as Policia e Kosovës e as Policia e Serbisë. Dokumentet e Serbisë i kam pa afat, do të thotë ato sistemi nuk i pranon për shkak të pasivizimit atje. Të Kosovës nuk kam kurrfarë dokumenti edhe pse jetoj në Kosovë që nga qershori 1999”, thotë ai.

Sedati thotë se shumë herë ka mbledhur dokumentacione, me shpresë se një ditë institucionet e Kosovës do ta pajisin me leje qëndrimi apo me dokumentacione të përkohshme. Kërkesën e parë thotë se e kishte bërë në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) në vitin 2001, por kërkesa i ishte refuzuar për shkak se nuk kishte mundur ta dëshmonte se ka jetuar në Kosovë para viteve ‘98-99.

Tri herë kam qenë në Ministri të Punëve të Brendshme të Kosovës te Zyra për të Huajt dhe kërkesa më është refuzuar për shkak të mungesës së kontratës së punës sepse unë nuk munda të lidh kontratë pune me dokumentacione, sa ishin valide ato të Serbisë. Neve na kërkohet të kemi sigurim shëndetësor që as qytetarët e Kosovës nuk e kanë. Na kërkohet kontrata e punës me minimum të pagës 500 euro”, thotë Sedati.

Problemet me të cilat është përballur Sedati për më shumë se 22 vjet po tentohen që të zgjidhen përmes një iniciative të Qeverisë së Kosovës, e cila më 29 dhjetor të vitit të kaluar miratoi koncept-dokumentin për shtetësinë. Në këtë koncept-dokument, siç ka bërë të ditur këshilltari i Presidentes së Kosovës, Artan Murati, është përfshirë komenti dhe propozimi i Zyrës së Presidentes, i cili do t’ua mundësojë shqiptarëve nga Medvegja, Presheva e Bujanoci të pajisen me shtetësi të Republikës së Kosovës.

Iniciativa për t’i pajisur me shtetësi shqiptarët e Luginës

Në koncept-dokumentin për shtetësinë në mënyrë specifike përmenden qytetarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit – komuna në jug të Serbisë, që njihen me termin Lugina e Preshevës – dhe problemet me të cilat ata përballen në përpjekjet e tyre për t’u pajisur me shtetësi të Kosovës.

“Të gjithë qytetarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, të cilët kanë qëndruar në Republikën e Kosovës së paku pesë vjet nga data 12.06.1999 deri me datë 31.12.2021, do të kenë të drejtën e fitimit të shtetësisë bazuar në rregullimin e kornizës ligjore me këtë koncept-dokument, ndërsa sa i përket kritereve procedurale do të rregullohet me akte nënligjore”, thuhet në koncept-dokumentin për shtetësinë i datës 29 dhjetor 2021.

Megjithatë, për të fituar shtetësi çdo qytetar i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit duhet t’i përmbushë një serë kriteresh, siç është dëshmia e qëndrimit në Kosovë prej së paku pesë vjetësh, posedimi i lejes së vlefshme të qëndrimit, pranimi i rendit kushtetues dhe juridik të Kosovës, posedimi i mjeteve të mjaftueshme financiare për të jetuar në Kosovë, përmbushja e detyrimeve financiare ndaj shtetit si dhe shumë kritere të tjera.

Rrugëtimi i gjatë i Antigonës deri te shtetësia e Kosovës

Antigona Shaipi me prejardhje nga Presheva ka kaluar nëpër një proces të gjatë derisa ka arritur që të fitojë shtetësinë e Kosovës. Që nga fëmijëria ajo ka jetuar në qytetin e Gjilanit në Kosovë.

“Procedura për të fituar shtetësinë e Kosovës ishte një procedurë shumë e gjatë, e cila kryesisht zgjat pesë vjet në bazë të plotësimit të kritereve, por unë pasi kisha përfunduar gjithë arsimimin në Kosovë që nga shkolla fillore e deri tek universiteti, procedura u shkurtua nga pesë në dy vjet”, thotë ajo.

Antigona tregon se fillimisht është pajisur me leje qëndrimi njëvjeçar dhe, pastaj është pajisur me shtetësinë kosovare, kur edhe ka nxjerrë letërnjoftimin. Por, procedura për familjarët e saj ishte më e gjatë dhe më e mundimshme, thotë ajo.

“Procedura ishte më të vërtet e gjatë dhe shumë e kushtueshme, pasi që dihet që shumica e dokumenteve kanë afat të vlefshëm vetëm gjashtë muaj dhe kjo procedurë përsëritej çdo vit”, tregon Antigona.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, thotë se Ligji i ri për shtetësinë do të zgjidhë shumë problematika, në mesin e tyre edhe çështjen e pajisjes me shtetësi të qytetarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, të cilët jetojnë në Kosovë.

Për qytetarët e komunave Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, të cilët janë shpërngulur në Kosovë nga viti 1999, do të parashihen masa lehtësuese për të fituar të drejtën e shtetësisë”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Me punën e institucioneve të Kosovës, sa i takon pajisjes me shtetësi të qytetarëve të Luginës së Preshevës, nuk është i kënaqur Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Qytetare Vatra. Ai thotë se edhe qeveritë e kaluara të Kosovës kishin nisur procedura për lehtësime sa i takon pajisjes me shtetësi kosovare të qytetarëve të Luginës së Preshevës, porse sipas tij, asnjëherë nuk ka pasur ndonjë rezultat.

“Ne frikësohemi se edhe kjo është një iniciativë e njëjtë si të kaluarat, pasi këta të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës nuk janë konsultuar fare, as me ne që merremi me këtë punë, as me Këshillin Nacional në Bujanoc, Preshevë e as me liderët e as me organizatat atje, do të thotë me askënd fare, e besa as me qytetarët që kanë telashe”, thekson Kadriu.

Kadriu thotë se qytetarët e Luginës së Preshevës e kanë të vështirë të pajisen me shtetësi të Kosovës pasi në shumicën e rasteve, qytetarët të kësaj pjese që jetojnë në Kosovë, u janë pasivizuar dokumentet nga Qeveria serbe. Kjo sipas Kadriut u ka pamundësuar atyre që të nxjerrin ndonjë dokument valid të Serbisë e përmes së cilit, ata do ta kishin të mund që të aplikonin për t’u pajisur me dokumente të Kosovës.

Mustafi: Në Kosovë na premtuan vazhdimisht

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, thotë se Kosova duhet të merret seriozisht me fatin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës që kanë mbetur pa shtetësi. Ai u tërheq vërejtjen institucioneve të Kosovës për faktin se sipas tij, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc organet shtetërore të Serbisë, kanë pasivizuar të paktën 6,000 adresa të shqiptarëve të kësaj ane, që jetojnë në Kosovë.

Ne kemi kërkuar që sipas praktikave rajonale që kanë hungarezët, kroatët e kështu me radhë, të gjithë qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës të pajisjen me dokumentacione të Kosovës. Edhe në të kaluarën ka pasur tendenca për ta rregulluar infrastrukturën ligjore të Kosovës në mënyrë që të adresohet kjo çështje, porse zgjidhjet që janë ofruar nuk kanë prodhuar rezultate”, shprehet Mustafi.

Mustafi thotë se përmes ndryshimeve ligjore duhet të hiqet çdo pengesë në procesin e pajisjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës me dokumente si dhe me shtetësi të Kosovës. Sipas organizatave joqeveritare dhe subjekteve politike nga Lugina e Preshevës, në Kosovë jetojnë rreth 20,000 qytetarë që kanë migruar në Kosovë për arsye të ndryshme. Sipas Lëvizjes Qytetare Vatra, shumë prej tyre e kanë pasur të vështirë apo të pamundur që të pajisen me dokumente të Kosovës, pasi u ka munguar një dokument valid i Serbisë, nuk kanë pasur një vend punë në Kosovë, por edhe për shkak se nuk kanë plotësuar kritere të tjera të përcaktuar në Ligjin për shtetësinë.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora kosove lugina e presheves nenshtetesia kosove lugina e presheves nenshtetesia

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet