LIVE UPDATES
Ekonomi

Nga 22 euro që është sot, MIE propozon rritjen e kufirit të lejuar për blerjet online pa TVSH

1 Shkurt 2021, 06:22 Nga DOSJA
Nga 22 euro që është sot, MIE propozon rritjen e kufirit të

Nga rritja e pragut të lejuar për blerjet online pa TVSh deri te rishikimi i tarifave të shërbimit postar universal (brenda dhe jashtë vendit), Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës (MIE) ka hedhur për konsultim projektvendimin “Për miratimin e dokumentit të politikës së shërbimeve postare në Republikën e Shqipërisë për vitet 2021 – 2026.”

Në dokument vihet theksi edhe për një rishikim të tarifave të shërbimeve universale postare (brenda dhe jashtë vendit) me qëllim reflektimin e ndryshimeve që kanë ndodhur në tregun postar për shkak të krizës nga Covid-19.

Ministria e Energjetikës kërkon ndryshimin kufirit të lejuar për blerjen e mallrave online deri në 22 euro pa TVSH, pasi kjo po rrit kostot për operatorët e shërbimit postar.

“Operatorët postarë raportojnë kosto të larta administrative në zhdoganimin e dërgesave të vogla në doganat shqiptare, duke rritur në këtë mënyrë tarifat për trajtimin e dërgesave në doganë dhe duke kontribuar në vonesën e dërgesave. Që eksperienca e shqiptarëve me blerjen e mallrave online, veçanërisht të atyre ndërkufitare të jetë sa më e volitshme dhe sa më komode, nevojitet marrja e masave të tilla si krijimi i një one-stop-shop online për pagesën e TVSH, rritja e tarifës “de minimis” për detyrimet e importit, apo eliminimi i tarifave të skanimit për dërgesat me vlerë të ulët. Shqipëria ka një regjim të thjeshtuar për tregtinë ndërkufitare për dërgesat e vogla. Një vlerë “de minimis” prej 22 eurosh është caktuar, poshtë së cilës importet përjashtohen nga TVSH-ja e importit dhe detyrimet doganore, duke kursyer në kosto administrative. Tregtarët e autorizuar që përpunojnë një numër të madh pakosh postare ndërkufitare (të tilla si kompanitë e logjistikës që trajtojnë një numër të madh pakosh postare në emër të shitësve online ndërkufitarë) mund të plotësojnë deklarata të thjeshtuara për secilin artikull, që do të ndiqen më pas nga plotësimi i një deklarate shtesë përmbledhëse brenda 24 orëve”, thuhet në draft.

Sakaq në dokument pohohet se Posta Shqiptare sh.a. ka prezantuar kërkesën për rishikimin e tarifave postare për shërbimin universal postar në veçanti lidhur me nevojën e mbulimit të kostove për ofrimin e shërbimit universal. Kuadri ligjor parashikon mbulimin e kostove neto të ofrimit të shërbimit universal postar. Rishikimi i tarifave do të bëhet nga Posta Shqiptare në bashkëpunim me AKEP.

“Në lidhje me tarifat për ofrimin e shërbimeve postare universale, konstatohet se struktura e tarifave të objekteve postare të Posta Shqiptare ka diferenca me ato të vendeve të BE. Tarifa të ulëta për disa objekte postare dhe më të larta për disa të tjera, si dhe mos-rishikimi i tarifave për një periudhë shumë të gjatë kohore nga viti 2002 krijojnë probleme për stimujt për ofrim efikas të shërbimit universal postar. Rishikimi periodik i tarifave për ofrimin e shërbimeve postare me qëllim rritjen e eficencës së ofrimit të shërbimeve postare është i nevojshëm”, thuhet në dokument.

Në studimin e kryer nga Banka Botërore për tregtinë elektronike Albania, “E-commerce Diagnostic Leveraging the digital trade opportunity” në Shqipëri, kur analizohet pjesa e shërbimeve postare thuhet që megjithëse Posta Shqiptare sh.a. ofron shërbime me kosto të ulët në të gjithë Shqipërinë, çmimet ende janë të larta në krahasim me të ardhurat lokale. “Ndikim kryesor në kostot operacionale të Posta Shqiptare sh.a. ka mosbarazia midis dërgesave të pakove postare në hyrje dhe ato në dalje. Ky konstatim, mund të kërkojë një analizë më të detajuar në lidhje me çmimet për dërgesat e pakove dhe në veçanti nëse kjo i referohet shërbimit universal postar”, thuhet në studim.

Referuar tarifave të aplikuara në Shqipëri nga ofruesi i shërbimit universal në strategjinë e Ministrisë të Energjetikës, tarifat për dërgimin e letrës me peshë 20 gram brenda vendit janë përkatësisht 70 lekë për letrën e porositur dhe 40 lekë për letrën e thjeshtë. Çmimi mesatar në Europë për dërgimin e një letre prioritare me peshë deri 20 gr brenda vendit është 0,91 euro. Ky çmim ka pasur një rritje me 9, 3% gjatë periudhës 2014-2018. Çmimi mesatar në Evropë për dërgimin e një letre të thjeshtë me peshë deri 20 gram brenda vendit është 0.64 Euro dhe ka pasur një rritje mesatare prej 1, 8% në vitin 2018 kundrejt vitit 2017.

Dokumenti synon prezantimin e politikës së re të zhvillimit të sektorit postar në Shqipëri, për periudhën 2021-2026, me qëllim përcaktimin e objektivave për përshtatjen e këtij sektori me zhvillimet më të fundit të sektorit postar në Bashkimin Evropian dhe atë global, përmirësimin e performancës si dhe adoptimin e zhvillimeve të reja në kuadër të tregtisë elektronike (e-commerce). Strategjia parashikon edhe masat që duhet të merren për zgjidhjen e problemeve që shërbimi postar po has nga mangësitë në sistemi e adresave.

Marrë nga Monitor

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi ministria e energjetikës ministria e energjetikës

Sondazh

Poll
Ekonomi 29 Janar 2021, 17:08

TIRANË– Për më shumë se një vit, e gjithë vëmendja e sistemit shëndetësor është e përqëndruar tek pandemia e koronavirusit, duke lënë në ‘hije&...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet