Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Ekonomi
Të mbushura plot me plehra e bar! Bashkia e Durrësit tenton për herë të tretë privatizimin: Varrezat t’i mirëmbajë pri
29 Janar 2021, 18:26Nga DOSJA
Shtimi i numrit të vdekjeve e ka rënduar situatën në varrezat publike të qytetit bregdetar të Durrësit, ku nevoja për shërbime është tre-kafishuar gjatë pandemisë. Përveç mungesës së theksuar të sipërfaqeve për varre te reja, në dy hapësirat e dedikuara për to, shqetësim kryesor mbetet mungesa e mirëmbajtjes dhe ruajtjes së tyre.
Soren Dedja, nëndrejtor i ndërmarrjes komunale Durrës:
“Në vitet 2018-2019 mesatarja e varrimeve ishte 2-3 në ditë, ndërsa në dimër rritej në 4, por 6 mujorin e fundit ka qenë 10-11 varrime në ditë duke e bërë të pamundur përballimin e këtij fluksi.Aktualisht kemi çuar personel shtesë për të përballuar fluksin, po situata po përballohet me vështirësi.”
Ngado të zë syri plehra dhe barëra të këqija që janë kthyer në strehë për zvarranikët. Ka dhe varre të dëmtuara. Në këtë situatë, Bashkia e Durrësit me miratim të Këshillit Bashkiak ka vendosur sërish të kërkojë nisjen e procedurave për kalimin e shërbimit të mirëmbajtjes dhe ruajtjes së varrezave te privati, pa ndryshuar tarifat për qytetarët.
“Operatori ekonomik që do të garojë duhet të plotësojë disa kritere, siç është mosndryshimi i tarifës që paguajnë qytetarët, 24 mijë lekë, si dhe kalimi i fuqisë punëtore te operatori ekonomik.”
Kjo është hera e tretë në 6 vitet e fundit që Bashkia e Durrësit përpiqet ta kalojë këtë shërbim te privati. Deri në realizimin e këtij kalimi, ndërmarrja komunale që po përballet me ngarkesë pune dhe për shkak të detyrave të tjera funksionale që ka, do të vijojë të jetë përgjegjëse për mirëmbajtjen e varrezave.
Marrë nga Top Channel
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI– Shpenzimet e shqiptarëve për prona jashtë vendit janë përshpejtuar vitet e fundit aq sa në vitin 2018 për herë të parë pas gjashtë vitesh t...
SHQIPËRI– Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë parasheh Shqipërinë si një eksportuese neto e energjisë së prodhuar nga burimet hidrike në...
SHQIPËRI– Megjithë ndryshimet në ligjin organik të buxhetit dhe udhëzimet për të harmonizuar investimet publike në mënyrë të njëtrajtshme gjatë gjithë viti...
Kredia për sektorin e shëndetësisë ka pësuar rritje të shpejtë gjatë vitit 2020, duke shfaqur një ecuri të kundërt me huanë e re në sektorët e tjerë të ekonomis...
Edhe tregu i sigurimeve e përjetoi vitin pandemik si shumë sektorë të tjerë të ekonomisë.Të dhënat më të fundit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare tregojnë...
TIRANË– Një valë ndërtimesh nisi në kryeqytet që pas vitit 2017, e raportuar kjo dhe në rritjen e fortë të sipërfaqes së banesave të dhëna për leje ndërtim...
TIRANË– Kosto e jetesës në Shqipëri në vitin 2021 do të jetë 3.8 pikë përqindje më e lartë se në vitin 2020, sipas rishikimit më të fundit nga portali glob...