LIVE UPDATES
Ekonomi

Skema nga bilancet: Si futen paratë informale në ndërtim

27 Janar 2021, 06:22 Nga DOSJA

TIRANË– Një valë ndërtimesh nisi në kryeqytet që pas vitit 2017, e raportuar kjo dhe në rritjen e fortë të sipërfaqes së banesave të dhëna për leje ndërtimi. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, sipërfaqja e lejeve të dhëna për banesa në Tiranë, në 2019-n arriti në mbi 1 milionë metra katror, me rritje gati 49% me bazë vjetore dhe duke shënuar nivelin më të lartë që nga 2005-a, kur uria për të ndërtuar në kryeqytet ishte shumë e lartë (shih grafikun e lejeve të ndërtimit).

Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë tregojnë se ky bum i ndërtimeve nuk po financohet me kredi bankare. Huaja e re për sektorin e ndërtimit ka ardhur në rënie që prej vitit 2017. Në 2019-n, kredia e re e dhënë për ndërtimin (11 mujori) ishte rreth 24% më e ulët se në 2017-n, sipas të dhënave zyrtare dhe në të njëjtat nivele ishte dhe për 11 mujorin 2020. (shih grafikun Kredia e re për ndërtimin, 11 mujori).

Nga lista e kompanive që kanë marrë leje ndërtimi vitet e fundit rezultojnë subjekte që kanë pasur të ardhura minimale, apo kanë qenë të fjetura prej shumë vitesh. Monitor ka analizuar bilancet e njërës prej tyre për të kuptuar se si arrijnë të ndërtojnë firmat që nuk kanë burime financiare (të dhënat janë reale dhe janë konvertuar në euro) dhe që nuk po financohen nga bankat.

Kompania X ka marrë një leje ndërtimi në vitin 2017. Këtë vit, subjekti kishte dorëzuar vetëm bilancin e 2016-s. Nga bilanci zyrtar rezulton se të ardhurat e saj ishin vetëm 54 mijë euro, që janë të pamjaftueshme për të blerë një apartament dhe jo më për të filluar ndërtimin e një pallati. Kompania kishte një humbje minimale prej rreth 3 mijë eurosh. Po në vitin 2016, kompania kishte asete gjithsej prej 58 mijë eurosh, nga të cilat 35 mijë euro ishin para në bankë ose arkë. Në kahun tjetër, subjekti kishte detyrime prej 50 mijë eurosh ndaj të tretëve, ndërsa nuk kishte kredi në banka.

Në vitin 2017, kompania fillon ndërtimin. Nga bilanci i 2017-s rezulton se dy janë format kryesore se si ajo i ka justifikuar punimet edhe pse fillimisht nuk zotëronte asnjë burim financiar:

-Së pari, përmes detyrimeve që ajo u ka furnitorëve, që merr mallrat, që nënkupton që kompania ka marrë materiale ndërtimi dhe nuk i ka paguar të tretët.

-Së dyti, përmes parapagimeve nga klientët për shitjen e apartamenteve.

Në vitin e parë të ndërtimit, kompania ka raportuar të ardhura prej 354 mijë eurosh, ose gati 7 herë më të larta se në 2016-n.

Të njëjtën skemë, kompania ka përdorur edhe në 2018-n, Furnitorët pothuajse janë dyfishuar në 650 mijë euro, ndërsa ka vijuar marrja e parapagimeve nga klientët. Subjekti ka vijuar që të mos ketë asnjë mbështetje financiare nga bankat.

Si rrjedhojë, nga një kompani me të ardhura minimale në 2016-n, në fund të vitit 2018 subjekti X raportoi dhjetëfishim të të ardhurave në krahasim me 2016-n (nga 54 mijë euro në 573 mijë euro), ndërsa filloi të rezultojë me fitime para taksave prej rreth 51.5 mijë euro.

Një tjetër kompani Y kishte të ardhura përkatësisht 30-36 mijë euro në 2016-2017, ndërsa kishte asete minimale. Në 2018-n kompania fillon ndërtimin e një pallati në kryeqytet. Po atë vit, të ardhurat rriten me shpejtësi, me 21 herë, në gati 800 mijë euro. Ashtu si në rastin e kompanisë X, edhe subjekti Y raporton rritje të zërit të “Arkëtime në avance për porosi” dhe “Të pagueshme për aktivitetin e shfrytëzimit”.

Një raport i mëparshëm i “Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar” (Global Initiative against Transnational Organized Crime) gjeti se rreth 60% e firmave të ndërtimit, që kanë marrë leje në periudhën 2017-2019 në kryeqytet, nuk i justifikojnë burimet e tyre financiare. Sipas raportit, nga 141 kompani që kanë marrë leje ndërtimi për ndërtesa më të larta sesa 6 kate midis 2017 dhe 2019, 59% e tyre nuk kishin kapacitetet financiare për t’i përfunduar ato. Sipas bilanceve të tyre, kompanitë kishin të ardhura minimale dhe nuk kishin as asete dhe hua dhe as kompani të lidhura, që do t’u mundësonin të bënin një investim të tillë./O.Liperi

Marrë nga Monitor,al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi parate informale ne ndertim parate informale ne ndertim

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën