Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Nga e hëna, shtatë ditë zjarr për Milanin, Mandzukiç dhe Tomori gati të vishen kuqezi…
17 Janar 2021, 12:45Nga DOSJA
ITALI – Të hënën duhet kaluar Kaljari në fushë, me një gjendjen tepër kritike për shkak të mungesave, katër negociata në tregun e transferimeve duhet të mbyllen te Milani. Java e kuqezinjve do të jetë shumë e nxehtë në të gjitha frontet, me vendin e parë për t’u mbrojtur, duke i garantuar Stefano Piolit përforcimet e nevojshme për të arritur në vijën e finishit pa gulçim. Emrat që pritet t’i shtohen një skuadre, të cunguar nga dëmtimet dhe Covid janë Mario Mandzukiç dhe Fikayo Tomori. Për të dy negociatat janë duke u zhvilluar shumë mirë, ku ish-sulmuesi i Juves dhe Bayernit, mund të jetë i pari që do të lidhet me kuqezinjtë.
Sulmuesi kroat – Bisedimet me kroatin dhe menaxherët e tij janë intensifikuar në orët e fundit dhe dyshimet për gjendjen e tij fizike, ai ka qëndruar pa luajtur për gati një vit, janë zhdukur përfundimisht. Ekziston një marrëveshje me sulmuesin: Mandzukiçit i është ofruar një kontratë 6-mujore me mundësinë e rinovimit të saj edhe për 12 të tjera, saktësisht siç u veprua një vit më parë me Ibran. Sot apo nesër do të zhvillohet takimi vendimtar me agjentin e tij, por përshtypja është se marrëveshja do të bëhet dhe që Mandzukiç mund të jetë në Milano në ditët e para të javës tjetër për ekzaminimet mjekësore.
Mesfushori i Çelsit – Hapa përpara janë bërë edhe për Tomorin, pavarësisht kundërshtimit të Frank Lampardit, i cili nuk do të donte të humbiste lojtarin. Milani i ka propozuar Çelsit huazimin me mundësinë e blerjes së lojtarit, çka është duke u negociuar me “blutë”. Klubi londinez do të kishte vendosur çmimin në rreth 30 milionë, Maldini dhe Masara po përpiqen të ulin pretendimet e Çelsit. Gjithsesi, ata kanë synimin për të sjellë Tomorin në Milano dhe duket se janë të gatshëm të mbyllin marrëveshjen në çdo rast. Ndërkohë, mesfushori nuk u thirr nga Lampard dje për ndeshjen kundër Fulham, shenjë kjo e një negocimi që ka hyrë në fazat e fundit.
Rinovimet – Sidoqoftë, javën e ardhshme do të jetë gjithashtu shumë e rëndësishme në frontin e rinovimit. Stipiç, agjent i Çalhanoglut, pritet në Milano për takimin e fundit me kompaninë. Palët ishin bërë shumë të afërta ditët e fundit dhe distanca midis ofertës dhe kërkesës ka qenë tashmë shumë e ngushtë. Midis 4.5 plus bonuse dhe 5 milion në sezon, për të arritur te tymi i bardhë. Situata në lidhje me Donarumën është e ndryshme, edhe pse ka pasur bisedime të frytshme me Mino Rajolën ditët e fundit. Edhe portieri duket se po shkon drejt një zgjatjeje.Gjithsesi 7-10 ditët e ardhshme mund të jenë vendimtare në kampin kuqezi.
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE – Duke u nisur nga humbja 1-0 ndaj Vllaznisë, në mbrëmjen e së premtes në “Elbasan Arena”, ditën e sotme media të ndryshme kanë raportuar se klubi i Kukë...
ITALI- Pandemia e koronavirusit i ka shkaktuar Interit një krizë të madhe ekonommike. Sipas “La Repubblica” skuadra zikaltër ka probleme likuiditeti që nuk lejo...
ITALI-Nuk ka paqe për Milanin e Stefano Piolit. As koha për t’u gëzuar me rikthimin e Zlatan Ibrahimovic, i cili do të jetë në fushë ndaj Cagliarit nga mi...
TIRANË-Presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe homologu i Kosovës Agim Ademi ishin të ftuar në programin “Shiko kush luan në Top-Channel”. Dy krerët më të lar...
KROACI-Lirim Kastrati, futbollisti që aktivizohet në Kroaci me Dinamo Zagreb është në telashe për shkak se ka organizuar një festë për ditëlindjen e tij të 22-t...
ANGLI-Rikthimi i Gareth Bale te Tottenham nuk po rezulton ashtu siç prisnin tifozët e “Spurs”. Uellsiani nuk po i bind drejtuesit anglez me performancat ...
TURQI– Skuadra e Sivaspor luajti përballë Basaksehir për javën e 19-të të Superligës turke. Një takim që përfundoi me shifrat 1-1, ndërsa duhet thënë se n...
ANGLI– Pas tre rezultateve negative në kampionat, Chelsea rikthehet te fitorja kundër Fulham. Ka mjaftuar vetëm goli i Mason Mount, që blutë të merrnin tr...
BRAZIL-Pavarësisht një viti 2020 që duhet harruar për shkak të 171 ditëve të paraburgimit, burgut dhe arrestit shtëpiak në Paraguai, Ronaldinho mund të buzëqesh...
ITALI-Juventus do të luajë kundër Interit në stadiumin “San Siro” ditën e dielë ora 20:45, takim ky i vlefshëm për javën e 18-të të Serie A. Andrea Pirlo doli n...