LIVE UPDATES
Bota

Nga Jakup Krasniqi tek Hashim Thaçi/ Gjithë rastet e Kosovës që kanë përfunduar tek Gjykata Speciale në Hagë

5 Nëntor 2020, 14:42 Nga DOSJA
Nga Jakup Krasniqi tek Hashim Thaçi/ Gjithë rastet e Kosovës

Nga Dhomat e Specializuara në Hagë (apo siç njihen në Kosovë: Gjykata Speciale) deri më tani janë konfirmuar aktakuzat për pesë persona, për të cilat aktakuza është njoftuar publiku – kundër ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, kundër kreut të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi, më 5 nëntor, njoftoi se Dhomat e Specializuara në Hagë, i kanë konfirmuar aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai tha se, për shkak se nuk dëshiron të shkojë para Dhomave të Specializuara si president i Kosovës, ai jep dorëheqje nga kjo pozitë.

“Ashtu, siç kam premtuar, nuk do të lejoj në asnjë rrethanë që para gjyqit të dalë presidenti i Republikës së Kosovës. Prandaj, për të mbrojtur integritetin e presidencës së Republikës së Kosovës, integritetin e shtetit të Kosovës, integritetin dhe dinjitetin e qytetarit të Kosovës , popullit të Kosovës, duke respektuar edhe partneritetin edhe me bashkësinë ndërkombëtare, unë sot jap dorëheqje nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, tha Thaçi.

Po të enjten, më herët, edhe Veseli e ka konfirmuar vetë lajmin përmes një deklarate për opinion ku po ashtu njoftoi se se ka bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’iu përgjigjet këtyre akuzave. Ai tha se do të udhëtojë këtë mëngjes drejt Hagës.

Prokuroria e Specializuar në muajin prill kishte paraqitur një aktakuzë për shqyrtim në Dhomat e Specializuara të Kosovës kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe disa personave “të tjerë”, emrat e të cilëve prokuroria nuk ka dashur t’i publikojë.

Mustafa dhe Krasniqi gjenden tashmë në paraburgim në Hagë. Selimi, i cili aktualisht është shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se, pas njoftimit për konfirmimin e aktakuzës, do të udhëtojë për në Hagë, më 5 nëntor.

Në paraburgimin e Hagës, edhe pse pa aktakuza, aktualisht janë edhe udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Për çka i ngarkon Haga?

Salih Mustafa akuzohet për krimet e luftës: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme.

Aktakuza kundër Salih Mustafës është konfirmuar më 12 qershor, 2020. Ai është arrestuar dhe transferuar në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë më 24 shtator, 2020.

Aktakuza e ngarkon Mustafën me përgjegjësi penale individuale dhe përgjegjësi penale si epror, për krimet e pretenduara të kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në kompleksin e ndalimit në Zllash. Pretendohet se në këtë lokacion ishte vrarë një i ndaluar gjatë muajit prill të vitit 1999. Më 28 tetor, Mustafa është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Kundër ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, është konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, por ajo ende nuk është publikuar. Krasniqi është arrestuar dhe transferuar në Hagë më 4 nëntor.

Ai po ashtu është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë në korrik të vitit të kaluar.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka njoftuar më 4 nëntor se kundër tij është konfirmuar aktakuza dhe ka thënë se më 5 nëntor do të udhëtojë për në Hagë. Përmbajtja e aktakuzës është ende e panjohur.

Gucati dhe Haradinaj janë arrestuar në Kosovë më 25 shtator, 2020, dhe më pas janë transferuar në Hagë. Kundër tyre nuk është paraqitur ende aktakuza dhe ata aktualisht konsiderohen si të dyshuar.

Në fletarrestimin e Gucatit dhe Haradinajt thuhet se ekziston dyshim i bazuar se ata janë penalisht përgjegjës për orvatje të kryerjes së veprës penale të frikësimit gjatë procedimit penal, si dhe për kryerjen e veprave penale të hakmarrjes dhe të shkeljes së fshehtësisë së procedurës.

Konkretisht, ekziston dyshim i bazuar se Gucati dhe Haradinaj kanë mbajtur tri konferenca për shtyp më 7, 16 dhe 22 shtator, 2020, ku është bërë shpërndarja ose kanë vënë në dispozicion të medias informacione dhe dokumente konfidenciale dhe jopublike, që kanë lidhje me punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Për Haradinajn thuhet se i ka përmendur me emër disa dëshmitarë (të mundshëm) dhe se ka dhënë të dhëna në lidhje me vendbanimin e tyre dhe të dhëna të tjera personale, kurse Gucati nuk ka ndërhyrë në ato momente.

Prokuroria e Specializuar në Hagë, më 24 prill, ka paraqitur një aktakuzë për shqyrtim në Dhomat e Specializuara të Kosovës kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe disa personave “të tjerë”, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Në aktakuzën prej dhjetë pikësh thuhet se ata ngarkohen me “disa krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe tortura”.

Në një komunikatë për media, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka pretenduar se “Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”.

Gjykata e Kosovës, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar në vitin 2015 pas ndryshimeve kushtetuese, me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare. Ajo financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian.

Prokuroria e Specializuar në Hagë heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Që nga 2019-ta, qindra ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë udhëtuar drejt Hagës, për t’u intervistuar nga prokurorët ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara.

Qoftë si dëshmitarë apo si të dyshuar janë intervistuar: ish-kryeministri Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Azem Syla, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Rexhep Selimi, Agim Çeku, Jakup Krasniqi e të tjerë. Disa prej tyre janë mbrojtur në heshtje.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosova ne hage kosova ne hage

Sondazh

Poll
Bota 5 Nëntor 2020, 13:45

SHBA- Pas deklaratës së Trump që tha ditën e djeshme se ka fituar zgjedhjet në SHBA në vend kanë shpërthyer protestat.Turma aktivistësh dolën duke protestuar ku...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit