LIVE UPDATES
Politike

Nga KLD, deputet e kryetar bashkie që “di të bëjë punën”, Armando Subashi në dyert e SPAK

18 Shkurt 2022, 21:00 Nga DOSJA
Nga KLD, deputet e kryetar bashkie që “di të bëjë

TIRANË- I konsideruar si një nga juristët më të mirë në PS, ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Armando Subashi, u përfshi në politikë që prej zgjedhjeve të 2009-ës me “bekimin” e Gramoz Ruçit dhe Fatmir Xhafës si deputet për qarkun Fier dhe anëtar i Komisionit të Ligjeve. Me fitoren e parë të Edi Ramës në 2013-ën si kryeministër, Subashi do të propozohej prej tij në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Fierit, vetëm dy vite më pas.

Me një profil kryesisht të ulët dhe jo i zhurmshëm në skenën politike, Subashi shihej në PS si një nga ekspertët e zotë në fushën juridike paçka se në të kaluarën e tij ai kishte një përplasje me ish-Presidentin Alfred Moisiu për emërimin e tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Me dalje të rralla në media, Subashi ruan të njëjtin profil të ulet edhe gjatë detyrës së tij si kryetar i Bashkisë. Por jo akuzat ndaj tij.

Pas një kontrolli dy vjeçar këtu e dy vite më parë, KLSH konstatoi shkelje në bashkinë Fier me pasojë dem financiar për buxhetin e shtetit për rreth 23 tendera. Paralelisht, opozita e akuzonte atë për lidhje të forta me përfaqësues të botës së krimit, duke i pajisur ata me tendera dhe leje ndërtimi, por edhe për abuzime me fondet gjatë rehabilimit të lumit Gjanica.

Akuzat në njërën anë dhe raportet në anën tjetër nuk morën drejtim konkret, përveçse prodhuan zhurma. Siç ishte edhe rasti i Petro Kocit që drejtoi punën për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit në Fier. Koçi, i konsideruar me një tjetër klan në Fier, atë të ish-kryetarit të Bashkisë, Baftjar Zeqo, nuk mori rezultatin e pritshëm në atë qark për zgjedhje nga analiza e brendshme që u bë në PS. Vetë ai do të fajësonte dy drejtori në Fier ndërsa shumëkush e kuptoi se gishti ishte drejtuar ndaj vetë Armando Subashit.

Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat. Bota e krimit dhe të korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji. Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike. Të fuqizuar sidomos duke larë paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona. Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar”, postoi Petro Koçi në Facebook, duke “larë duart” më vonë, kur tha se akuza nuk i drejtohej Subashit, paçka se tenderat publik në Fier mund t’i japë vetëm ai organ.

Koçi u thirr në SPAK për akuzat e tij që nuk ndryshuan nga postimi i mëhershëm nga vetë ai. Në PS nuk foli askush edhe pse akuzat vinin nga kryetari i PS-së së Fierit, deputet dhe ish-zv/minister ndërsa faji për vetë Petro Koçin mbeti jetim.

Unë si politikan denoncoj fenomenin, jo emrat konkretë” u shfajësua ai

Petro Koçi nuk foli më për akuzat dhe dalja e tij e vetme lidhet vetëm me “vizitën” në SPAK. Armando Subashi nxitoi të sqaronte se askush nga Prokuroria e Posaçme nuk kishte zbritur në bashkinë e Fierit për akuzat e ngritura. Vetëm një javë para denoncimit të Petro Koçit, kryeministri Edi Rama nuk do të kursente lëvdatat ndaj Subashit në një mbledhje me kryebashkiakët në gjithë vendin.

Duke hequr një paralele me atë që kish ndodhur në Lushnjë, (pas arrestimit të Fatos Tushes) Rama do ta veçonte Subashin si një njeri që “di dhe do ta bëjë punën”. Për të ardhur tek debati i fundit që e ka zanafillën para një viti kur LSI-ja i depoziton një kallëzim penal në SPAK për inceneratorin e Fierit.

LSI do ta kallëzonte Subashin për ‘Shkelje të Barazisë së Pjesëmarrësve në Tendera’, dhe ‘Për shpërdorim detyre” gjatë procedurës së ndjekur për ngritjen e inceneratorit. Për Subashin po flet edhe PD-ja teksa po drejton komisionin hetimor parlamentar për inceneratorët. Por impakt të drejtpërdrejte publik rasti “Subashi” pati vetëm gjatë muajit korrik të vitit të kaluar, kur për më shumë se tre ditë Fieri u mbyt nga djegia e plehrave dhe smogu i krijuar.

Subashi do të njoftonte në një dalje të vonuar për mediat se së shpejti situata do të ndryshonte me vënien në funksion të inceneratorit. Debati për inceneratorin e Fierit vijon ende, ndërsa SPAK ka njoftuar se po e heton. Armando Subashi pa dyert e SPAK-ut vetëm të premten e 18 shkurtit për më shumë se tre orë, pa avokat. Atij nuk i duhet një i tillë. Të paktën deri tani. Dhe mbi të gjitha nëse është aq i aftë sa thuhet për të në PS; për tu mbrojtur vetë në fushën që njeh më mirë, atë të ligjit.

Marrë nga Gazeta Si

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike armando subashi baftjar zeqo petro koçi armando subashi baftjar zeqo petro koçi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë