LIVE UPDATES
Ekonomi

Nga lloto në zyra për aplikimin e kartave dhe pasaporta biometrike, Veliaj: Aplikohet për 5 minuta

18 Shkurt 2019, 13:15 Nga DOSJA
Nga lloto në zyra për aplikimin e kartave dhe pasaporta biometrike,

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputetët e PS, Blerina Gjylameti dhe Besnik Bare, si dhe zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda kanë inspektuar mjediset e reja të zyrave të reja për aplikimin për karta dhe pasaporta biometrike në Njësitë 6 dhe 7.  Zyrat e reja janë hapur në ambientet që më parë shërbenin si lloto.

“Po inspektojmë një pikë që deri dje shërbente si pikë bastesh, kurse sot është si pikë identiteti. Unë besoj se identiteti real i këtij qyteti është ai që jemi, ai që përfaqësojmë, familja jonë, dhe nuk janë pikat e basteve, llotot dhe bingot. Më pëlqen që me transformimin e një hapësire, që më përpara ishte e pamundur ta aksesoje, pra me lirimin e pikave të basteve, edhe bashkia mund të përballojë qira në ish-epiqendrat e vesit. Është një lajm shumë i mirë për qytetin”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Ai theksoi se tashmë, falë edhe punonjësve të trajnuar, çdo qytetar mund të marrë një shërbim shumë herë më të shpejtë, ndaj i ftoi ata që t’i drejtohen zyrave të reja për të aplikuar sa më parë për karta dhe pasaporta.

Për gjithë banorët e Njësisë 6 dhe 7, kjo është një pikë e unifikuar, me dy seksione, me staf të përkushtuar, çuna dhe goca të rinj, që shërbejnë me shumë devotshmëri. Në punë 4-5 minuta mbaron i gjithë procesi për marrjen e kartës së identitetit. Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët, t’i japim prioritet atyre që janë të moshuar, atyre që udhëtojnë, emigrantëve, ngaqë dokumenti iu duhet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera, ku shtyrja e afatit nuk vlen. Ndaj, ftesa për të gjithë banorët është të mos humbasim kohë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se krahas zyrave të posaçme të ALEAT-it, që po hapen në zona të ndryshme të Tiranës, funksionojnë paralelisht edhe zyrat pranë njësive administrative, ku gjithashtu qytetarët mund të aplikojnë për karta dhe pasaporta identiteti.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti tha se hapja e këtyre pikave u vjen në ndihmë gjithë qytetarëve. “Duke qenë se jam dhe deputete e Njësisë 6, por jo vetëm, edhe për zonat e njësive administrative përreth, është një zgjidhje shumë e mirë për faktin se nëse në Njësinë 6 ende mund të aplikojnë të gjithë ata që vijnë nga zonat përreth, Ndroqi, Vaqarri, dhe me radhë, këtu mund të vijnë qytetarët e tjerë. Zgjidhje shumë e mirë, por mbi të gjitha, ajo çfarë çdo ditë angazhohemi, është që qytetarët të marrin shërbimet maksimale me cilësi maksimale, dhe të mos rrinë të presin në ato radhë pafund”, tha ajo.

Zëvendësministrja e Brendshme, Voda vlerësoi bashkëpunimin që ekziston mes pushtetit vendor, Ministrisë së Brendshme dhe ALEAT-it, për të krijuar kushte sa më të mira për aplikimet për mjetet biometrike të identifikimit. “Është një shenjë e shkëlqyer e bashkëpunimit shumë të mirë Bashki-Ministri e Brendshme, por edhe me ALEAT-in. Gjithashtu, ky është një shembull tjetër i ofrimit të shërbimeve me një lloj standardi të kënaqshëm për të gjithë qytetarët e Tiranës, por sot posaçërisht për njësitë 6 dhe 7”, tha Voda.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale aleat erion veliaj kartat e identitetit kryetari i bashkisë së tiranës pasaporta biometrike aleat erion veliaj kartat e identitetit kryetari i bashkisë së tiranës pasaporta biometrike

Sondazh

Poll
Ekonomi 11 Shkurt 2019, 18:30

Nga Enver Hoxha tek BERZH, vendi po betonizohet

Duket se dita- ditës njerzit po ndihen të kërcënuar. Atributet për kërcënim mund t’ja referojmë edhe  hidroenergjisë tashmë. BERZH-i dhe Societet Generale...

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës