LIVE UPDATES
Ekonomi

Ngordhin peshqit në lumin Drin, hetime për ndotjen e rrezikshme toksike

8 Tetor 2020, 20:09 Nga DOSJA
Ngordhin peshqit në lumin Drin, hetime për ndotjen e rrezikshme

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një denoncim se në lumin Drin kanë ngordhur mijëra kilogram peshk në mënyrë të pakuptueshme. Një nga banorët e zonës së Lezhës shpjegon fenomenin dhe bën thirrje, që shteti të verë dorë, pasi lumi Drin tani nuk ka asnjë gjallesë, për shkak të ndotjes toksike.

“Ne kemi parë gjënë më tragjike që ka disa muaj që po ndodh. Çdo të premte pas orarit zyrtar Drini nxihet tërësisht. Kësaj radhe Drini ka qenë i nxirë zift, e gjithë sipërfaqja ka qenë e mbuluar me peshk të ngordhur”, thonë një banor i zonës.

Kjo sjell probleme edhe për tokat bujqësore dhe ujin e pijshëm, pasi banorët e përdorin këtë lum dhe për vaditje.

“Te ajo shtëpia aty, zona atje ke shtëpia është larg, ato s’i kap… Në afërsi 50 metra, shtëpiat, familjet, që jetojnë me bagëti, me shpendë, me nevojat e tyre… Ka zona, që s’ka ujë të pijshëm fare, në pus pijnë ujë e gjithçka… Ja ky filtron komplet”, thotë një qytetar që jeton aty pranë.

Lidhur me këtë problem gazetari i “Stop” pyeti në policinë e Lezhës, e cila tha, se ka nisur një hetim për të gjetur shkaktarët e ndotjes së Lumit Drin dhe materialet janë dërguar në Prokurori.

Gazetari: Si kalove? Si je? Nga televizioni Klan, emisioni “Stop”. Interesohem në lidhje me problemin e ndotjes së lumit Drin.

Punojëse e Policisë: Po!

Gazetari: Na duhet një zë nga këtu, nga policia. Ça është bërë? Është bërë ndonjë veprim, a qarkullon në prokurori, po bashkëpunon me këto të mjedisit diçka…

Punonjëse e Policisë: Ju e dini shumë mirë, sesi është proCedura. Do flasim me zëdhënësen dhe normalisht do t’ju kthehet një përgjigje, ashtu sikur e kërkoni ju.

Por nga ana tjetër, në Prokurori thonë, se nuk kanë asnjë material nga policia për këtë rast.

Prokuroria Lezhë: Informacionin këtu?

Gazetari: Po! Policia më tha, që gjithë materialet, i ke referuar në prokurori. Thjesht dua dhe një informacion nga ty domethënëm.th , që është regjistru, s’është regjistru, ça po ndodh, ça po bëhet? Duke ruajtur sekretin hetimor, normalisht, por një informacion për mediat, që…

Prokuroria Lezhë: Do dal te sekretaria.

Gazetari: Mund të ngjitem unë me ty, që të le këto mikrofonat , që t’ia shpjegoj, për ç’a më duhet?

Prokuroria Lezhë: Po! Hajde!

Pas interesimit në Polici dhe Prokurori, gazetari i “Stop” ka shkuar për të marrë informacion dhe tek Drejtoria Rajonale e Mjedisit, ku drejtuesi i këtij institucioni shprehet se është në dijeni. Por nuk kanë shkuar në terren, pasi nuk u ka ardhur një kërkesë me shkrim nga administratori i zonës.

Gazetari: Një informacion të përgjithshëm, çfarë keni konstatuar ? Si është monitoruar ? Janë marrë mostrat për…?

Drejtori, DRM Lezhë: Bëhet fjalë për..? Dolën supozimet, që vijnë shkarkimet e ujrave nga Landfilldi. Tani, ne jemi një institucion i ri, i sapo strukturuar dhe akoma jemi duke vendos gjërat nëpër vendet e veta edhe ligjërisht..Jemi, jam njoftu nga kryetarja e njësisë Dajc, më ka marrë në telefon për kto shkarkime, për ndotje të supozume, jo për problematika, për ngordhje peshqish, jo për atë rast, vetëm për ndotje të supozuar. Ne kemi një proçedurë të tillë që, nuk mund të bëjmë inspektim me indicie. Duhet të jetë e protokolluar, e shkruar dhe i kam kërku, që bëje zyrtarisht dhe ma nis me ankesë…Dhe s’e kam këtu..!

Ndërkohë për këtë problem ka folur dhe kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu. Ky i fundit deklaron, se prej kohësh ka ngritur zërin pranë institucioneve të mjedisit për ndotjen e lumit.

“Është një problem që shkaktohet nga landfilli i Bushatit, e kemi ngritur si shqetësim. Është kompetenca e strukturave të mjedisit, u bëj thirrjë që të marrin masa nga Ministria e Mjedisit. Duhet të reagojnë që të mos krijohet kjo katastrofë mjedisore”, thotë ndër të tjera Ndreu.

“Stop” shkoi sërish tek Drejtoria Rajonale Lezhë, e cila pikërisht ditën që emisioni “Stop” po interesohej për këtë problem, dërgoi inspektorët në terren, për të marrë monstrat e ujit për analizë.

Drejtori, DRM Lezhë: Është grupi i inspektimit atje në terren.

Gazetari: Është në terren?

Drejtori, DRM Lezhë: Në terren , pra d.m.th kanë qenë në terren, s’kam material akoma, sepse materiali është i hapur, sepse janë proçedura të tjera, do merren mostrat e analiza e mostrave…

Gazetari: Po nga se ka ardhë ajo ngordhje masive e peshqve?

Drejtori, DRM Lezhë: Ngordhjen masive nuk e di , d.m.th është e supozuar.

Gazetari: Jo, diçka ka ndodh aty.

Drejtori, DRM Lezhë: Ku është filmimi?

Gazetari: Ja, pafund! Të gjithë kanë ngordhur ..

Drejtori, DRM Lezhë: Lumi Drin s’e ka atë sasi në peshk.

Gazetari: Jo, po ndoshta, ngaqë derdhen nga Buna dhe i ka përcjellë..

Drejtori, DRM Lezhë: S’ka lidhje me Bunën.

Gazetari: Po nga kanë dalë gjithë këto peshq?

Drejtori,DRM Lezhë: S’ka lidhje gjeografikisht Buna ..Në pikën, ku janë shkarkuar dje ujrat e Landfillit, nuk ka pas dje peshq të ngordhur…

Gazetari: Jo tani s’ka më, se kanë ngordh ata…

Drejtori, DRM Lezhë: Analizat e ujit duhet të vijnë për 4-5 ditë, në Tiranë, i kemi nis për Tiranë dhe ato japin përgjigjen, nëse ai ujë, që vjen nga Landfilli, ka ndotje, apo s’ka ndotje …Tani ne, të thashë, as nuk kemi burime njerëzore, as kemi hapsirën ligjore, për të ndjek gjithë gjurmën e lumit Drin, me pa se nga vijnë shkarkimet …Mund të vijnë nga një subjekt tjetër, mund të vijnë nga arsye të ndryshme.

Gazetari: Po ça subjekti ka anës?

Drejtori, DRM Lezhë: Është një zonë me rreth 7 -8 mijë banorë.

Gazetari: 7-8 fshatra, që i merr gjithë ajo zona.

Drejtori, DRM Lezhë: Deri në Balldren, janë 5 fshatra , do të thotë që nëpër 5 fshatra , ku i bjen gjysma e Zadrimës, që ka grumbulluar të gjithë ujrat nëntoksore me të gjitha llojet e mbetjeve edhe llumin shtazor, që vijnë nga jashtqitjet e kafshëve. Deri më sot, ne kemi marrë shqetësime dhe kemi ndjek proçedurën. D.m.th, nëse vjen përgjigjia e analizave, se jo nuk është tej kufijve të lejuara, ne themi, që kjo ankesë e banorëve bie poshtë. Nuk është shkaktari Landfilli, duhet me pa, se ça e shkakton.

Marrë nga tvklan.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale lumi drin peshqit e ngordhur drin lumi drin peshqit e ngordhur drin

Sondazh

Poll
Ekonomi 7 Tetor 2020, 09:27

Banka Botërore në raportin e saj të fundit të Rishikimit Ekonomik të vjeshtës për Europën dhe Azinë Qendrore evidenton në seksionin për Shqipërinë, se kriza po ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet