LIVE UPDATES
Editorial

Një aeroplan në shkretëtirë

25 Janar 2020, 20:07 Nga DOSJA
Një aeroplan në shkretëtirë

1.Duhet të ketë qenë thatësirë e madhe dhe ende e padëgjuar lajmesh të mira nga Kosova, që një i këtillë i natyrës komerciale e që ende nuk ka mbërritur të quhet as kontratë, të marrë dimensionin e lajmit historik e të marrë dhenë e të bëhet lajm, i cili do ta meritojë edhe komentin e Presidentit të SHBA-së, madje ditën kur kundër tij zhvillohej gjyqi për shkarkim në Senatin Amerikan.

Lajmi që bëri aq bujë të madhe – u gëzuan për të presidentët e Kosovës dhe Serbisë, kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, gati në cilësi të çifteve të lumtura – qe një letër qëllimi (letter of intent) e kompanisë “Lufthansa”, nënshkruar me përfaqësuesit e autoriteteve civile të aviacionit të Kosovës dhe Serbisë, me të cilën kjo kompani ajrore shpreh dëshirën që të vendosë linjën ajrore Prishtinë-Beograd. Kaq kishte ky lajm. Në kontekstin e pastër ekonomik ishte sikur Grundigu të kishte nënshkruar letër qëllimi, që do të shesë televizorë në Beograd dhe Prishtinë në mënyrë simulante, Selena Gomez të nënshkruante se do të mbajë njërin koncert pas tjetrit në Prishtinë e pastaj në Beograd, apo që Netflix do të ofrojë shërbimet e veta për tregun kosovar dhe për atë serb njëkohësisht.

Por, këta tre shembuj të fundit ndodhin pa kurrfarë buje të madhe, aq më pak letra qëllimi të nënshkruara në Ambasadën Amerikane në Berlin, në prani të ambasadorit, i cili është njëkohësisht edhe i dërguari i veçantë i Presidentit Trump për Ballkanin Perëndimor, më saktësisht për Kosovë e Serbi. Dhe aq më pak në prani të këshilltarit për Siguri Kombëtare, O’Brien. Atëherë, lajmi nuk paska fare të bëjë me ekonomi, linjë ajrore apo liri të lëvizjes. Ka të bëjë krejtësisht me politikë, siç dëshmon prania e këshilltarit amerikan për Siguri Kombëtare dhe atribuimin e kësaj marrëveshjeje Presidentit Trump.

2. Rrëfimi ekonomik është i thjeshtë. Kompania subsidiare e “Lufthansës”, Eurowings, do t’i nënshkruajë kontratat me autoritetet në Serbi, përfshirë edhe Aeroportin e Beogradit për shfrytëzimin e shërbimeve dhe të njëjtën gjë do ta bëjë me autoritetet në Kosovë, përfshirë edhe Aeroportin e Prishtinës. Në rastin e Kosovës, do t’i duhet edhe pëlqimi i NATO-s, si mbikëqyrës i hapësirës ajrore kosovare. Pak a shumë, me kaq përfundojnë “hollësitë e nevojshme”.

Rrëfimi politik është pak më i ndërlikuar. Të supozojmë për një moment se detyra për ta krijuar “lirinë e komunikimit” mes Kosovës dhe Serbisë (ashtu siç po synohet me mini-Shengenin) ishte edhe lirimi i hapësirës ajrore të Kosovës dhe hapja e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, siç qe kërkuar prej kohësh në “dialogun e Brukselit”. Brenda kontekstit të parimeve të barazisë, që do të duhej të ishin në mini-Shengen, kjo detyrë do të zgjidhej në mënyrë që autoritetet përkatëse të Kosovës e Serbisë, me apo pa ndërmjetësim ndërkombëtar, do të nënshkruanin marrëveshjen për hapjen e linjës Prishtinë-Beograd dhe do t’i caktonin kuotat e ndërsjella të shfrytëzimit të kësaj linje për avio-kompanitë shtetërore në bazë të reciprocitetit. Brenda kontekstit tjetër, atij të “dialogut të Brukselit”, BE-ja do të bëhej ndërmjetëse për një marrëveshje “neutrale ndaj statusit”, me të cilën Kosovo* dhe Serbia do të lejonin linjën Prishtinë-Beograd “pa e paragjykuar statusin e hapësirës ajrore të Kosovo*”. Në Ambasadën Amerikane në Berlin u vendos një tjetër kontekst parimesh që është më afër vitit 1999. Në këto parime, Serbia nuk ka fare çka bën negociata me Kosovën, por do ta bëjë me palën e tretë, në këtë rast “Lufthansën”. Çka do që të ketë nevojë të bëhet me Kosovën, do të zhvillohet, e pranon edhe vetë Presidenti i Serbisë, Vuçiq, me UNMIK-un dhe NATOn.

Kjo është një zgjidhje ad-hoc. Pra, për një detyrë projektuese-gjeje zgjidhjen për lirinë e lëvizjes në hapësirë ajrore-në vend të një shporte parimesh juridike dhe precedentësh diplomatikë-jepet një zgjidhje që nuk ka nevojë për parime që kanë të bëjnë me sovranitetin e të ngjashme. Në fakt, nuk ka nevojë as për detyrën projektuese, sepse nuk e zgjidh lirinë e lëvizjes në hapësirën ajrore. Vetëm tregon se ajo, liria e lëvizjes ajrore, është e mundshme. Ky është mbase leksion i vlefshëm, se liria e lëvizjes ajrore është e mundshme, por është shumë e mundshme po ashtu që numri i atyre që këtë nuk e kanë ditur të jetë krejtësisht minimal, diku në afërsi të zeros.

3. Marrëveshja për linjë ajrore mund ta ketë karakterin e një “nxitësie” të bisedimeve. Pra, të tregohet se meqë Kosova dhe Serbia mund të ulen dhe të gjejnë zgjidhje për “probleme konkrete”, atëherë mund të ulen e të gjejnë zgjidhje edhe për probleme më të rënda. Një qasje e këtillë nuk është e re: prej vitit 1990 deri më sot, ritualisht lajmërohet iniciativa për çështje konkrete (Shën Egjidio për shkolla, Dialogu i Brukselit për targat e veturave), por gjithnjë gjërat kthehen te problemet thelbësore, natyrën e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Pastaj, kur palët të thellohen te problemet thelbësore, marrëveshja për “çështje konkrete” mund të rikthehet edhe si precedent. Këtë fat mund ta ketë marrëveshja për linjë ajrore. Kjo marrëveshje u mbërrit pas paralizës së “dialogut të Brukselit, gjegjësisht vdekjes klinike të tij me degjenerimin që e bën Mogherini-Thaçi-Vuçiçi, duke biseduar për këmbime territoriale. Rrjedhimisht, marrëveshja e ambasadorit Grenell mund të paralajmërojë marrëveshje të ngjashme “konkrete”. Nëse është kështu, atëherë Presidenti i Serbisë mund të kërkojë që marrëveshjet e ardhshme të ndërtohen në bazë të precedentit të mëparmë, që Serbia të mos negociojë drejtpërdrejt me Kosovën, por me një palë të tretë të autorizuar që do t’i zgjidhë problemet: për siguri NATO, për ekonomi Banka Botërore e FMN-ja, për administratë lokale UNMIKu e EULEX-i dhe kështu me radhë. Dhe, në këtë frymë mund të përfshihet edhe ajo që “Lufthansa” e përshkroi në postimin e vet e që mund të lajmërohet si parim: fillimisht nënshkruhet marrëveshja, pastaj do të shikohen hollësitë. Nëse kjo metodë ndërtohet si parim i negociatave, atëherë ka arsye për brengosje të thellë: nëse një diplomat do të donte, për shembull, të arrinte “marrëveshje” mes Kosovës dhe Serbisë deri në prill, kur mbahen zgjedhjet parlamentare të Serbisë, atëherë do të hynte shumë në punë “marrëveshja tash, hollësitë më pastaj”. Bosnjë-Hercegovina ka bërë 25 vjet stazh duke u marrë me hollësitë që duhet të vijnë, pastaj dhe mund të merret edhe 25 të tjera me të njëjtin rezultat.

Çdokush që dëgjon se marrëveshja për linjë ajrore dëshmon se marrëveshja Kosovë-Serbi mund të arrihet shpejt, duhet të frikësohet.

4. Për mbledhësit e shënimeve ironike ballkanike, marrëveshja Grenell është materie e obligueshme. Pas dështimeve disavjeçare europiane në ndërmjetësimin Kosovë-Serbi, një diplomat amerikan shënon suksesin e parë – duke futur në mes një avio-kompani gjermane. Ndoshta kjo materie e obligueshme nuk u hyn në punë vetëm mbledhësve të ironive ballkanike, ndoshta u hyn në punë edhe Komisionit të ri të BE-së dhe shteteve të fuqishme anëtare të BE-së për të gjeneruar ide të tjera prej atyre që janë përdorur deri më sot.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial veton surroi veton surroi

Sondazh

Poll
Editorial 25 Janar 2020, 11:27

Europa ime: Perdja e hekurt e ekologjisë

Në Bullgari thonin dikur me shaka, se komunizmi ka pesë armiq – kapitalizmin dhe katër stinët. Duket se historia përsëritet. Sfida më e madhe qeverisjes d...

Editorial 22 Janar 2020, 19:22

Takim me Conten. Rama nesër në Romë

ROME- Kryeministri, Edi Rama, do të vizitojë nesër Italinë. Ai do të qëndrojë në Romë, ku në 10:30 do të ketë një takim me homologun e tij italian Conte.Turi i ...

Editorial 22 Janar 2020, 12:44

“BILD” na ka borxh një shpjegim

TIRANË– Këto ditë shqiptarët kanë dëgjuar të flitet për gazetën gjermane “Bild”, e cila është një gazetë shumë e rëndësishme, madje është më e rëndës...

Editorial 17 Janar 2020, 13:24

Renegatët e tryezës Rama-Basha

TIRANË- Fushata mbrojtëse e opozitës për tryezën e Reformës Zgjedhore, vetëm sa e shton skepticizmin për një plan të detajuar. Jo vetëm se projekti që para...

Editorial 17 Janar 2020, 14:46

Tragjikja e Edi Ramës!

TIRANË- Para 21 vjetësh, më 15 janar 1999, në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, forcat e armatosura të Serbisë kryen një nga krimet më të tmerrsh...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë