LIVE UPDATES
Aktualitet

“Një javë me temperaturë në Tiranë”/ Covid-19 i mori jetën inxhinierit shqiptar në Itali, gruaja: Dyshojmë se u infe

1 Prill 2020, 07:43 Nga DOSJA
“Një javë me temperaturë në Tiranë”/

Tiranë- Pak ditë më parë në emisionin e mëngjesit këtu në Abc News, Sonila Alushi tha se kishte të dhëna për të paktën 9 shqiptarë që nuk ia kanë dalë në luftën kundër virusit Covid-19 në Itali.

61 vjeçari Adrian Kazazi ishte fatkeqësisht njëri prej tyre. Bashkëshortja e tij, Anila si dhe dy djemtë zbuluan me dhembje në rrjetet sociale humbjen e kreut të familjes, ish-kryeinxhinierit të Kombinatit të Autotraktoreve deri ne vitin 1991, kohë kur Kazazi u nis për specializim në Itali, ku jetoi deri të premten e 27 marsit së bashku me familjen e tij. Të vendosur heret në Romë, Adrian Kazazi, njëri prej viktimave tragjike të koronavirusit, ishte 25 vitet e fundit inxhinier pranë Organizatës Botërore të Ushqimit dhe Agrokulturës, FAO. Aq shumë i kishte dhënë 61 vjeçari këtij institucioni saqë pas vdekjes së tij flamuri i institucionit u ul në gjysëm shtizë dhe kolegët mbajtën 1 minutë heshtje, ndërsa në të gjallë inxhinieri shqiptar ishte nderuar me medalje nga vetëdrejtori i përgjithshëm i FAO-s

E pamundur për të komunikuar me median drejtpërdrejt, bashkëshortja, Anila Husha Kazazi, ka zgjedhur që nëpërmjet një letre t’i drejtohet jo vetëm familjes, miqve, shokëve të bashkëshortit të saj, por edhe publikut e qytetarëve shqiptarë për të cilët ka një mesazh… Në këtë letër për “Abc-ja e mëngjesit” ajo zbulon dhe një detaj të ri ne lidhje me praninë e coronavirusit në vendin tonë…

Letra e plotë e Anila Husha Kazazit për “Abc-ja e mëngjesit”: 

Si u shfaq sëmundja?

Ne ishim të katërt në Tiranë nga data 20 shkurt deri me datën 2 Mars për të asistuar mamanë time në spital dhe me pas për funeralin e saj.

Kur u kthyem me datë 2 Mars në Romë, Adriani ishte me temperaturë dhe ka ndenjur një javë në shtëpi me simptoma gripi, pak temperaturë dhe shumë kollë, por asnjë nuk dyshoi për coronavirus, pasi në Tiranë akoma nuk kishte asnjë të deklaruar zyrtarisht.  Me datë 9 mars shkoi në punë, por nuk e pranuan duke i kërkuar certifikatë “di buona salute” nga mjeku i familjes. Ai u vizitua dhe mjeku i dha 1 jave tjetër pushim, pasi akoma nuk ishte shëruar. Nga mesi i javës së dytë ai pati një përkeqësim, i filloi temperaturë e lartë, pa kollë, por mjeku i familjes  e këshilloi të rrije 5/6 ditë në shtëpi me paracetamol dhe vitamina C. Telefonova nr.112 (shërbimin e ambulancave), por më qetësuan duke më thënë se meqë nuk ka pasur kontakte me persona nga veriu i Italisë, meqë nuk ka kolle dhe pengesë në frymëmarrje, nuk ka problem.

Kur gjendja u keqësua, pra kur i filloi kolla pas 3-4 ditësh, telefonova përsëri 112, dhe me datë 16 mars erdhën e morën. E shtruan ne Poliklinikën “Umberto i Parë”, që është një nga spitalet më të mira në Romë, mjekët janë profesorë në Universitetin La Sapienza.

Ditët e para e futen në terapi intensive me oksigjen, gjendja nuk ishte e rëndë, temperaturën ia ulën që ditën e parë. Komunikonte me ne me video telefonata dhe mesazhe, madje pas dy ditësh e informuan që do ta nxirrnin nga terapia intensive.

Po atë ditë i filluan terapinë me TOCILIZUMAB, mjekimi i rekomanduar nga një profesor në Napoli që dha rezultate shumë të mira në disa pacientë. Të nesërmen në drekë me datë 19 mars u përkeqësua dhe e çuan direkt në reanimacion. Nga ai moment e futën ne intubim me sedativ dhe ne i humbëm lidhjet. Çdo pasdite mjeket na njoftonin për gjendjen dhe për fatin e keq të tij dhe tonin, ai keqësohej vazhdimisht deri sa me datë 27 mars në darkë me dhanë lajmin që nuk doja ta dëgjoja kurrë.

Perveç kësaj ne ishim në karantinë dhe nuk mundëm  të shkojmë ne spital për ta parë dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Për më tepër nuk mundem as t’i bëjmë nderet e fundit, një varrim dinjitoz siç e meritonte.

Adriani nuk ka pasur kurrë probleme shëndetësore, madje ka qenë sportist amator, merrej me hedhje çekiç. Askujt nuk i besohej se nuk do rezistonte,por për fat të keq ky virus nuk do t’ia dijë as për moshë, as për gjendje të mirë shëndetësore.

Prandaj mesazhi im për publikun shqiptar është: ju lutem qëndroni në shtëpi, respektoni rregullat e higjenës, ruani shëndetin tuaj, të familjarëve, kolegëve dhe të miqve tuaj.  Ne jemi të mbyllur në shtëpi nga data 9 mars, të sëmurë vetë me koronavirus, me një familjar të shtruar rëndë në spital që ndërroi jetë dhe arrijmë të durojmë. Ka kaq shume gjëra të bukura për tu bërë në shtëpi, mbi të gjitha të gëzoni njëri-tjetrin, të diskutoni , të shijoni çdo moment të jetës, të lexoni, të telefononi miqtë dhe të gjitha ato gjëra që nuk i bejmë dot në kushte normale, ku ritmet e punës dhe problemet e përditshme të bëjneë të humbasësh qëllimin kryesor të jetës, të jesh i lumtur. Faleminderit, Anila Husha Kazazi

Marrë nga abcnews.al

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll
Aktualitet 1 Prill 2020, 07:17

Tiranë- Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, mbërmjen e djeshme në emisionin “Open” të Eni Vasili, ka zhvilluar një bisedë të shkurtër edhe me Ermal Mamaqin, pasi ky ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet