"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Numri i lartë i vdekjeve nga COVID-19, Rakacolli: Virusi nuk dëmton vetëm mushkritë, por dhe zemrën
31 Mars 2020, 21:01Nga DOSJA
TIRANË- Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka folur sot për rastet e shumta të vdekjeve nga COVID-19. E ftuar sot në emisionin “Real Story”, Rakacolli u shpreh se në rastet e fundit është vënë re që koronavirusi nuk dëmtonte vetëm mushkëritë e pacientëve, por edhe muskulin e zemrës, apo enët e gjakut.
“Për ne mjekët edhe 1 vdekje do të thotë shumë ne nuk shohim numrat, por njerëzit. Sëmundja e koronavirusit është një sëmundje e re, akoma e panjohur mirë dhe si e tillë nuk zhvillohet njësoj në të gjithë njerëzit. Për të gjetur shkakun e vdekjes është autopsia, por unë di t’ju them që shumica e viktimave ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëngjitëse. Nga ana tjetër ka pasur mes viktimave edhe njerëz në moshë të re pa patologji bashkëshoqëruese. Koronavirusi ende nuk është njohur. Në rastet e fundit kemi kuptuar që ka ndodhur që dëmton muskulin e zemrës, ka dhënë dëmtime të enëve të gjakut duke dhënë mikrotromboza”,- tha ajo.
Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ditën e sotme janë marrë nën hetim 10 qytetarë, të cilët kishin bërë deklarata terroriste në rrjetet e tyre sociale. Dosja.al ka mësuar se një prej...
TIRANË– Një prej viktimave të koronavirusit është edhe një 77-vjeçar nga Kavaja mbylli sytë, i cili ndërroi jetë nga një infarkt miokardi. Mësohet s...
Ministri Ahmetaj u pyet nga gazetari Sokol Balla në “Real Story” në News 24 se si kishte mundësi që gjykatësit e mbyllur në shtëpi do paguhen kurse avokatët jo....
TIRANË- I ftuar në studion e emisionit “Open” të drejtuar nga Eni Vasili, ishte mjeku i njohur Pëllumb Pipero. Mjeku, gjatë fjalës së tij tregoi një moment...
TIRANË- Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero ka treguar sot medikamentet me të cilat po kurohen pacientët në spitalin Infektiv që janë me COVID-19. I ftuar sot n...
Ministri i ngarkuar me përgjegjësitë për koronavirusin, Arben Ahmetaj i është përgjigjur Lulzim Bashës nga emisioni ”Real Story” i Sokol Ballës në News24 .Ahmet...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama prej javësh tashmë çdo mëngjes publikon një shprehje që e quan të shenjtë. Por Rama sot bëri një gabim, zgjodhi që të ...
TIRANË- Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka bërë sot me dije se një prej mjekëve të infektuar nga koronavirusi është edhe doktor Dhimitër Kraja apo i njohur n...
TIRANË- Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomimi ka treguar sot se deri kur mund të zgjasë gjendja e izolimit në Shqipëri. ...
TIRANË- Policia e Shtetit, më saktësisht njësia e Anti-Terrorit ka dërguar sot në Prokurori për hetime të mëtejshme 10 qytetarë të cilët kanë bërë deklarim...