LIVE UPDATES
Bota

Një platformë e re online ndihmon shqiptaro-amerikanët të mësojnë gjuhën shqipe

7 Nëntor 2021, 20:11 Nga DOSJA
Një platformë e re online ndihmon shqiptaro-amerikanët të

Një nga sfidat e imigrantëve, përfshirë komunitetin shqiptaro-amerikan,është ruajtja e gjuhës së vendit të tyre tek fëmijët që rriten në Shtetet e Bashkuara.Hapja e një kursi të gjuhës, historisë dhe kulturës shqipe online, krijoi një dritare të re mundësie për fëmijët shqiptaro-amerikanë. Platforma “Mëso Shqip” ndonëse ka pak muaj që ka filluar, menjëherë ka zgjuar interesim të madh të familjeve shqiptaro-amerikane. Pas pak javësh mësimi, shqiptaro-amerikania 8 vjeçare Jasina Marke ka filluar të lexojë dhe flasë në gjuhën shqipe.

“Mua më pëlqen gjuha shqipe sepse mundem të flas me gjyshin dhe nanën”, thotë Jasina.

Ajo është në mesin e 72 nxënësve në kursin online të gjuhës shqipe “Mëso Shqip”, një platformë që filloi punën nga korriku i këtij viti. E ëma e Jasinës, Fatmire Gjonbalaj Marke, e cila po ashtu ka lindur në ShBA, thotë se në familjen e saj gjuha shqipe gjithmonë ka pasur një vend të rëndësishëm.

​“S’e di a mund ta përshkruaj. Nuk është diçka që ne e bëjmë sepse duam që të tjerët të mendojnë se jemi prindër më të mirë sepse fëmijët tanë flasin shqip. Por disi në zemër na jep krenari kur vajza jonë e di gjuhën e vendit tonë. Sepse, e flet apo jo gjuhën shqipe, jeta për të do të vazhdojë. Por kur mëson gjuhën shqipe, disi jemi krenarë që edhe gjenerata e saj do ta flasë atë”, thotë zonja Gjonbalaj Marke në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Por, ajo thotë se mësimi i gjuhës shqipe ishte i vështirë para se të mundësoheshin klasat online të platformës “Mëso Shqip”.

“Shkollën më të afërt e kam 45 minuta larg kur nuk ka trafik, e kur ka trafik më harroje s’ke si të shkosh. Por një ditë një shoqe më tha se është duke u hapur një program, ‘Mëso shqip’. Unë u gëzova shumë për atë gjë sepse të gjithë fëmijët kudo që janë do të mund të mësojnë shqip”, thotë ajo.

Për një periudhë të shkurtër, shqiptaro-amerikania thotë se vajza e saj ka filluar të flasë lirshëm gjuhën amtare.

Edhe gjeneratës time, na vinte turp kur nuk e dinim gjuhën e pastër, prandaj nuk flisnim. Për shembull kur nëna na thoshte të flasim në telefon me tezen apo dajën na vinte turp. Tani vajza vjen me gjithë qejf dhe flet në telefon me hallën në Dibër ose me gjyshin, nuk i vjen turp si më parë”, shpjegon ajo.

Themeluesi i platformës Mëso Shqip, Faton Gjuka, i cili jeton në Atlanta të Xhorxhias, thotë se frymëzimi për këtë projekt i erdhi nga domosdoshmëria që e vërejti në vetë familjen e tij.

“Kjo është kritike. Unë sfidohem me këtë edhe në jetë, me fëmijët dhe veten time. Gjithë jeta ime profesionale ka qenë në gjuhën angleze. Kështuqë kur bisedoj ose flas diçka në gjuhën shqipe, duhet ta ngadalësoj veten dhe të kërkoj fjalët e sakta. Unë kam tre fëmijë. Fillimisht doja të hapja një shkollë në San Francisko dhe një në Atlanta që ata ta mësojnë gjuhën shqipe. Por sfidat për hapjen e një shkolle fizike janë të mëdha dhe nuk është praktike. Prandaj hapa shkollën online”, thotë për Zërin e Amerikës themeluesi i “Mëso Shqip”.

Zoti Gjuka shton se përmbajtja e kursit është hartuar në bashkëpunim me Ministritë e Arsimit në Shqipëri dhe Kosovë. Mes 20 arsimtarëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi që japin mësim nga distanca, është edhe Pasionaria Asllanaj që jeton në Shkup.

“Është një gjë shumë e bukur kur bashkohen shqiptarët e të gjitha trojeve dhe prodhimi i tyre krijon diçka në këto përmasa. Mundësia është fantastike për mësimdhënësit e këtyre krahinave. Për dikë kjo mund të jetë fillimi i një karriere shumë të mirë dhe një punë e plotë”, thotë mësuesja Asllanaj.

Përparimi i nxënësve, i bën krenarë mësuesit

“Kur sheh suksesin tënd tek një nxënës, nuk kërkojmë asgjë më shumë. Sidomos kjo që është diçka e re edhe për ne kur shoh që fëmijët e mi, nxënësit e mi, sepse unë ju them fëmijët e mi, fillojnë të flasin lirshëm gjuhën e tyre amtare unë nuk kam ndjenjë tjetër por krenarisë tepër të madhe.”

Me një abonim prej rreth 140 dollarë në muaj, nxënësit mësojnë shqipen, por kursi shkon edhe përtej gjuhës.

“Ne nuk shkojmë shumë thellë në histori, por sipërfaqësisht kurrikula kërkon nga fëmijët që të kuptojnë prej fiseve ilire, Skënderbeun, fiset arbërore, e deri tek shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008. Këto janë ngjarje të mëdha të historisë shqiptare, që duhen ditur dhe kuptuar”, thotë zoti Gjuka.

Nxënës të këtij kursi nuk janë vetëm fëmijët e vegjël. Zoti Gjuka thotë se kanë hasur në interesin e të rinjve nga të gjitha moshat, si për shembull23 vjeçarja Miranda Çelaj. Ajo shpjegon arsyet që e shtynë të fillojë klasët e gjuhës shqipe.

“Kur isha me gjyshërit ose familjarë tjerë, edhe pse ata flasin anglisht kishte momente që përdornin fjalë shqipe. Unë qëndroja aty dhe nuk kuptoja, vazhdimisht i pyesja se çfarë po thonin. Diçka kuptoja, diçka jo. Ishte e vështirë. Më mërziste fakti që nuk isha e mirë në të folur dhe më dukej se humbisja shumë”, thotë ajo.

Por pas disa orë mësimi, Miranda e cila e ka dëgjuar shqipen gjithë jetën nga të afërmit dhe komuniteti, ka filluar të flasë shqip.

“Jam e lindur në Nju Jork, por familja ime vjen nga Malësia. Deri tani nuk e kam ditur gjuhën shqipe mirë dhe tani vendosa të mësoj. Në fillim është e vështirë por me kohë mësohet”, thotë Miranda në gjuhën shqipe.

Programi i Platformës “Mëso Shqip” përbëhet nga 10 nivele, ku secili nivel përbëhet nga 36 orë. Klasat organizohen me vetëm një nxënës në orë. 

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora gjuha shqipe shba gjuha shqipe shba

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!