Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Bota
Kreu i BioNTech, Shahin: Doza e tretë e Pfizer rikthen mbrojtjen e dy dozave të para
7 Nëntor 2021, 19:39Nga DOSJA
GJERMANI– Kreu i kompanisë BioNTech, Ugur Shahin tha në një intervistë për gazetën gjermanë Bild, se doza e tretë përforcuese e ‘Pfizer’ shërbën për të plotësuar boshllëkun e mbetur nga dozat e tjera të vaksinës dhe gjithashtu është efektive kundër mutacionit ‘Delta’. Këto deklarata të Shahin vijnë pas njoftimit nga kompania Pfizer se pilulat e tyre janë gati.
“Nga muaji i shtatë, i tetë apo i nëntë pas dy dozave të para të vaksinës anti-Covid, nivelet e antitrupave fillojnë të bien, duke e lënë trupin të prekshëm ndaj sëmundjes. Doza përforcuese rikthen mbrojtjen e vaksinës. Ne kemi të dhëna studimore që tregojnë se një dozë përforcuese rikthen mbrojtjen e vaksinës (gjashtë muaj pas dozës së dytë). Kjo vlen edhe për mutacionin e virusit Delta” u shpreh Shahin.
Kreu i BioNTech thotë se doza e tretë duhet të merret urgjentisht nga të moshuarit, gjashtë muaj pas dozes së dytë, në mënyrë që të jenë më të mbrojtur nga Covid-19.
ITALI– Gangsterët e “Ndranghetas” do të kalojnë dekada në burg. Drejtësia italiane dënoi 70 anëtarë të saj dhe të tjerë që kishin lidhje me të në gjyqin m...
IRAK– Një dron shpërthyes që synonte të shaktërronte shtëpinë e kryeministrit irakian nuk ka arritur ta vrasë atë, sipas njoftimit të qeverisë. Mustafa al...
TURQI– Ministria e Jashtme turke ka hequr nga postet e tyre, konsujt e nderit të nëntë vendeve, sipas njoftimit të Deutsche Welle në Turqi. Konsujt, të ci...
DW: Zoti Kurti, ju keni disa muaj në qeveri si kryeministër i Kosovës me një mandat të fituar me mbi 50% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti. Sa ...
BOSNJE E HERCEGOVINË- Kryetari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Zeljko Komssic do të takohet të hënën me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin...
KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar bilancin e Covid për 24 orët e fundit dhe ka deklaruar se fatmirësisht asnjë person nuk ka humbur ...
BELGJIKË- Një spital në Belgjikë ka vendosur të mos i japë më prioritet pacientëve me Covid të cilët janë të pavaksinuar në kujdesin intensiv. Breakinglate...