LIVE UPDATES
Bota

Një vend për gratë në dialogun Kosovë-Serbi

7 Gusht 2021, 16:05 Nga DOSJA
Një vend për gratë në dialogun Kosovë-Serbi

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndërmarrë ndonjë nismë për përfshirjen e ndonjë gruaje në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Vasfije Krasniqi – Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, e cila është zgjedhur deputete në Kuvendin e Kosovës, është përmendur nga mediat dhe shoqëria civile se, duhet të jetë pjesë e ekipit për negociata me Serbinë.

Ajo thuhej se është personi i duhur e cila mund të dëshmojë para palës serbe në bisedime për krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Zyrtarët e qeverisë, por edhe disa deputete nga radhët e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, nuk janë përgjigjur në pyetjen e Radios Evropa e Lirë.

Pyetje për këtë çështje i është drejtuar zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimin, por ai deri në publikimin e këtij raporti nuk ka dhënë ndonjë përgjigje.

Kush dhe çfarë humb nga dështimi i dialogut Kosovë-Serbi?

Pyetjes së Radion Evropa e Lirë, nuk i është përgjigjur as Tinka Kurti, kryetare e Grupit të Grave deputete në Kuvendin e Kosovës. Por, deputetja Hykmete Bajrami nga radhët Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se jo që nuk ka deri tash inkuadrim të grave në procesin e dialogut, por nuk është parë as platforma e qeverisë për bisedime.

“Do të dëshironim të ketë një platformë, do të dëshironim që të respektohen rezolutat e kuvendit për raportim para dhe pas takimeve. Edhe natyrisht, unë mendoj se vetëm nderë do të na bënte përfshirja e grave. Unë mendoj se të tilla ka jashtëzakonisht shumë, do të thotë gra të afta të cilat janë marrë me çështjet e dialogut, qoftë nga shoqëria civile, qoftë në ketë rast edhe nga partia e cila është në pushtet. Kështu që besoj që një komponim edhe në aspektin gjinor i delegacioneve që shkojnë në Bruksel veç do të na paraqiste edhe më mirë”, tha Bajrami.

Përfaqësueset e organizatave joqeveritare që mbrojnë të drejtat e grave, Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, kanë përsëritur kërkesat e tyre për inkuadrimin e grave në procesin e dialogut. Këto dy organizata thonë se gratë duhet të përfshihen drejtpërdrejtë në dialogun politik Kosovë- Serbi.

Në kuvend për të kërkuar drejtësi

Igballe Rogova, drejtore ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se që kur ka nisur procesi i dialogut është kërkuar që gratë të jenë pjesë e ekipeve negociuese.

“Nuk kërkojmë numër, por kërkojmë pjesëmarrje të grave që janë eksperte edhe që të jenë prezente edhe tash në kohën e dialogut. Kemi kërkuar këtë edhe në takim me presidenten (e Kosovës, Vjosa) Osmani gjithashtu i kemi dërguar edhe letër Qeverisë që sidomos ato gra eksperte në fusha të ndryshme të jenë pjesë e dialogut, nëse jo zyrtare, atëherë në grupin e ekspertëve. Por, nuk kemi parë asnjë lëvizje në këto kërkesat tona”, tha Rogova.

Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), tha se prezenca e një gruaje në procesin e dialogut është e domosdoshme dhe shumë e rëndësishme.

Ajo konsideron se Qeveria e Kosovës, duhet të marrë vendime sa më parë në mënyrë që ajo apo ato të jenë të përgatitur mirë për procesin.

“Zëri i një gruaje në procesin e dialogut do ta pasuronte atë dhe do të jetë një vlerë e shtuar për dialogun. Fuqimisht e përkrah idenë që gratë e Kosovës të cilat tani më janë dëshmuar dhe të cilat arrijnë të kenë rezultate qoftë përmes pozicioneve ku ato janë në qeveri apo në sferat e tjera, mund t’i shërbejnë dialogut dhe mund ta përfaqësojnë interesin e gruas si pjesë e dialogut dhe mund të jenë të fuqishme në kuadër të adresimit të argumenteve dhe fakteve në raport me Serbinë”, tha Rushiti duke shtuar se ekipi i dialogut politik në bisedimet me Serbinë duhet të jetë më gjithëpërfshirës duke bërë pjesë të tij edhe gratë.

Zëri “që duhet dëgjuar” në dialogun me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në deklarimet e saj lidhur me përfshirjen e grave në procesin e dialogut ka deklaruar se “nuk do të ketë dialog të suksesshëm derisa aty të mos dëgjohet zëri i nënave të personave të zhdukur, i nënave të fëmijëve të vrarë, i grave të cilat janë të mbijetuara të dhunës seksuale, zëri i secilës vajzë e grua që e përjetojë tmerrin e regjimit serb”.

Në Prishtinë më 28 korrik, Zyra e Bashkimit Evropian, ka nisur fillimin e projektit “Përfshirja e Grave në Tavolinën e Negociatave”.

Projekti sipas Zyrës së Bashkimit Evropian, synon angazhimin e një grupi të grave lidere me përvoja të ndryshme politike dhe komunitete, në një raund të sesioneve dhe debateve të mësimit dhe ndarjes përvojave.

Me pas do të bëhet një raport i cili bën thirrje për përfshirjen e grave në tavolinën e negocimit. Raporti do t’u dërgohet autoriteteve të Kosovës dhe akterëve të tjerë. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i cili siç thuhet ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve, ka nisur në mars të vitit 2011, fillimisht në nivel teknik.

Në tetor të vitit 2012, ky proces kaloi nga niveli teknik në atë politik. Zyrtarët e Bashkimit Evropian që ndërmjetësojnë procesin vazhdimisht u kanë rikujtuar palëve se ky proces është i rëndësishëm edhe për perspektivën evropiane të të dyja vendeve. Me 19 korrik u zhvillua rundi i radhës i bisedimeve politike midis Kosovës dhe Serbisë, ku mori pjesë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq.

REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi hykmete bajrami tinka kurti dialogu kosove-serbi hykmete bajrami tinka kurti

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen