LIVE UPDATES
Sport

Njihuni me Fabiolën, shkodranen që mundi paragjykimet dhe u bë futbolliste

6 Korrik 2020, 09:50 Nga DOSJA
Njihuni me Fabiolën, shkodranen që mundi paragjykimet dhe u bë

Vetëm 17 vjeçe, Fabiola Cakaj ka arritur të luftojë mentalitetin e zonës në të cilën jeton, duke iu treguar se futbolli nuk është vetëm një lojë çunash, por edhe vajzat mund t’ia dalin mjaft mirë. Ajo ka rreth gjashtë vite që stërvitet rregullisht dhe tregon për rubrikën “Talentet Shqiptare” në “fshf.org” se si nisi të luajë futboll, sakrificat dhe dëshirat që ka për të ardhmen. Fabiola aktivizohet me ekipin kombëtar të femrave të U-19. 

– Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll?

– Që fëmijë më ka pëlqyer shumë futbolli dhe kam luajtur me shokët dhe shoqet. Kur isha 11 vjeçe, më thanë që në fshatin tonë ofroheshin trajnime edhe për vajzat. Mentaliteti i varfër, jo vetëm në zonën ku unë jetoj, por thuajse në të gjithë Shqipërinë, që vajzat nuk duhet të luajnë futboll, bënë që unë të stërvitesha rregullisht, me vonesë. Por që gjithsesi, dëshira për të luajtur futboll ka ekzistuar që kur kam qenë e vogël.

– Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

– Prindërit e mi padiskutim që më mbështetën, përderisa edhe më lejuan të trajnohesha. Por, personi i parë që më afroi me futbollin dhe që më ndihmoi të zhvillohesha është Emanuela Jaku. Për mua, ajo është ikona e futbollit të femrave në vendin tonë.

– Si stërvitesh, si punon?

– Unë stërvitem çdo ditë me ekipin dhe mundohem të jap maksimumin tim në stërvitje që të jem gati për ndeshjet me ekipin.

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

– Futbolli është sporti më i bukur në botë mendoj, por aq i bukur sa është, aq edhe i rrezikshëm. Një ndër sakrificat e mia ka qenë që kam luajtur edhe kur kam qenë e dëmtuar. Dhe kjo është sakrifica që mund të bëjë çdo futbollist për këtë lojë, pasi e dimë që të luash i dëmtuar vë në rrezik jetën dhe karrierën.

– Çfarë synimi ke për të ardhmen?

– Kur sapo nisa të luaja, kisha vetëm një ëndërr, si gjithkush në fakt. Dëshiroja të përfaqësoja ngjyrat kuqezi. Tani që jam në ekipin kombëtar të U-19, synoj të luaj me ekipin kombëtar A. Gjithashtu, kam si synim edhe të luaj me ekipe jashtë vendit tonë.

– Cila është motoja jote apo mesazhi për bashkëmoshatarët e tu?

Për të pasur sukses diku dhe në diçka duhet që të këmbëngulin fort që t’ia dalin. Asnjëherë, jo vetëm për bashkëmoshatarët e mi ky mesazh, por përfshirë dhe mua nuk duhet të ndalemi për të realizuar ëndrrat. Unë kam dëgjuar dhe tani e besoj fort shprehjen “Humbës nuk është ai që rrëzohet, por ai që pas rrëzimit nuk ringrihet”.

– Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale?

Duke pasur rolin e mesfushores, jam frymëzuar shumë edhe nga futbollisti i kombëtares, Odise Roshi. Uroj që edhe unë t’i jap jo vetëm ekipit me të cilin aktivizohem por edhe ekipit kombëtar aq shumë sa ai i ka dhënë Shqipërisë me paraqitjet e tij.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fabiola cakaj futboll talentet shqiptare fabiola cakaj futboll talentet shqiptare

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet