Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
“Nuk duam hotel me pesë yje si afganët”, protesta në “5 maj”: Këta na mashtrojnë
11 Nëntor 2021, 11:00Nga DOSJA
TIRANË – Banorët e “5 majit” nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre për t’u njohur me projektin e rindërtimit të kësaj zone. Ata nuk e fshehin indinjatën e tyre me mospublikimin e zonave dhe banesave që do të prekë projekti i rindërtimit si dhe për faktin se nuk duan të firmosin marrëveshje me bashkinë duke dhuruar banesat e tyre në këmbim të marrjes së qerase.
Njëri prej banorëve tregoi se ai nuk dëshiron të qëndrojë në “hotel me 5 yje si qytetarët afganë të strehuar në Shqipëri nga qeveria,”
“Shtëpinë time ma kanë shembur, por unë nuk kam qenë dakord. Tani ka një problem këtu, sepse na sjellin një kontratë për të firmosur në të cilën thuhet se unë duhet ta dhuroj banesën dhe më pas shteti më thotë se më premton se do marr shtëpi kur të qethen viçat. Kam gjetur një mik timin unë e kam shkuar tek shtëpia e tij dhe kokërr leku nuk i kam dhënë. Më ka thënë t’i jap lekët sa më shpejt. I njof të gjithë këto qeveritarët se vijnë këtu e na mashtrojnë e mbushin xhepat. Nesër pasnesër do e lënë karrigen, ku do shkojë se çuni im ka me e ndjek me gurë në rrugë, vetëm po iku në Afganistan me afganët. I bëj thirrje Erjon Veliajt, Nuk duam një hotel me 5 yje si afganët ne duam vetëm me 1 yll të paktën, se të garantoj se do na vijë dita edhe neve por kur të na vijë dita ke për t’ja futur vrapit”, u shpreh qytetari për “Faxnews”.
Një banor tha në mënyrë ironike se “banorët e dinë që kryeministrin e kanë shqiptar, jo grek e serb”. Ai kërkoi që autoritetet shtetërore të vijnë në zonë dhe të sqarojnë gjithçka për prishjen e banesave dhe projektin e rindërtimit.
“Duhet të gjendet një zgjidhje për këtë problem të kësaj lagjie, të merremi vesh dhe shteti të vijë këtu të na sqarojë. Ne e dimë se kemi kryeministër shqipar, jo serb dhe grek”, u shpreh banori i “5 majit”.
TIRANË- Detaje të reja nga aksidenti me viktima në Tiranë. 30-vjeçari Emiljano Doko ndodhet tek spitali i Traumës, ku edhe po merr mjekim për dëmtim...
LEZHË – Drejtuesi i një makine “Benz” është plagosur pasi është përplasur me një kamion. Aksidenti ka ndodhur në Lezhë.Shoferi i makinës është dërguar për ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë me një deklaratë të fortë nga selia blu, për liderin historik të PD-së, Sali Berisha. Një ditë pasi Berish...
TIRANË- Ish-Shefi i Sektorit Ligjor të Burgut të Peqinit, Gani Shehu është arrestuar sot nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të ...
SHKODËR – Një plagosje me thikë ndodhi në njërin prej gjimnazeve të SHkodrës mes dy adoleshentëve. Dy shokë klase janë konfliktuar me njëri-tjetrin j...
ELBASAN – Një zjarr ra në banesën e një familjeje në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Flakët e përhapura kanë djegur një pjesë të mobiljeve dhe pajisjeve të...