LIVE UPDATES
Bota

“Nuk duam luftë”, NATO: Rusia të ndalë lëvizjet e trupave rreth Ukrainës

14 Prill 2021, 06:33 Nga DOSJA
“Nuk duam luftë”, NATO: Rusia të ndalë lëvizjet

UKRAINË-Midis 9 dhe 11 prillit misioni vëzhgues i OSB-së në rajonin e Ukrainës, Donjeck konstatoi 367 shkelje të armëpushimit, që është në fuqi mes trupave të Ukrainës dhe kryengritësve të mbështetur nga Rusia. Në rajonin fqinj Luhans janë konstatuar 224 shkelje. Një javë më parë OSBE-ja regjistroi gjithsej 26 incidente.

Dhuna në lindje të Ukrainës po intensifikohet. Qeveria e Ukrainës bën përgjegjëse qeverinë në Moskë. Rusia që prej disa javësh po dislokon gjithnjë e më shumë trupa në rajonet kryengritëse, në kufijtë e pjesës tjetër të Ukrainës në gadishullin e aneksuar të Krimesë në Detin e Zi. Sipas vlerësimeve të aleancën ushtarake perëndimore bëhet fjalë për disa dhjetëra mijëra forca. Kremlini nuk e mohon lëvizjen e trupave, por insiston, që kjo nuk ka të bëjë me përgatitje për ndërhyrje apo për ndonjë luftë.

Në sfondin e lëvizjes së trupave ruse presidenti i SHBA-së, Joe Biden, telefonoi me kreun e Kremlinit Vladimir Putin duke i propozuar atij një samit në një vend të tretë. Kremlini e konfirmoi propozimin e parashtruar në telefon nga Biden, por e la të hapur, nëse Putin do ta pranojë ose jo këtë ftesë.

“Kjo është lëvizja më e madhe e trupave që pas pushtimit të Krimesë në mars 2014”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel. “Ne jemi seriozisht të shqetësuar. Lëvizjet e Rusisë janë të pajustifikuara dhe të pashpjegueshme. Rusia duhet t’u japë fund menjëherë provokimeve dhe ta çtensionojë urgjentisht situatën”, kërkoi Stoltenberg në një takim të Komisionit NATO-Ukrainë në kuartierin qendror të aleancës. Ukraina kërkoi një mbledhje krize për t’u konsultuar lidhur me kërcënim rus në rritje.

“Ne nuk duam luftë”

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitri Kuleba, që mori pjesë në takim në Bruksel, falënderoi Stoltenbergun për veprimin e shpejtë. “Ndryshe nga viti 2014, kur Rusia veproi shpejt dhe Perëndimi reagoi ngadalë, kësaj here nuk do të ketë befasi”, tha Kuleba. Ai kërcënoi duke iu adresuar Rusisë: „Çmimi për Rusinë do të jetë shumë i lartë. Ne nuk duam luftë. Ne jemi zotuar t’u përmbahemi normave diplomatike (…) Ne kemi mjete për ta vënë në lëvizje Rusinë të tërhiqet nga territori ynë. Ne do të rivendosim sovranitetin tonë.”

Rusia më 2014 pushtoi ilegalisht gadishullin e Krimesë dhe e aneksoi atë. Në lindje të Ukrainës kryengritës të mbështetur nga Rusia dhe ushtarë rusë të pandehur filluan një luftë, që vazhdon ende sot dhe herë pas here intensifikohet sa herë kjo i intereson presidentit rus Vladimir Putin. Paralelisht Ukraina dhe Rusia me ndërmjetësimin e Francës dhe të Gjermanisë kanë ndërmarrë një „proces paqeje”, që është emërtuar si procesi i Minskut, pasi takimet janë zhvilluar në kryeqytetin bjellorus. Por procesi i Minskutpo ecën me ritme të çala dhe armëpushimi shkelet herë pas here.

Qeveria ruse ka reaguar me kritika të ashpra ndaj fjalëve të Brukselit. „SHBA dhe të vende të tjera të NATO-s po e kthejnë me paramendim Ukrainën në një fuçi baruti”, tha zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, sikurse bëjnë të ditur agjencitë ruse të lajmeve. Nëse gjendja përshkallëzon, ne do të mbrojmë sigurinë e shtetasve tanë, tha Ryabkov. “E kësisoj Kevi dhe aleatët e tij në Perëndim do të ishin përgjegjës për pasojat e një përshkallëzimi të tillë hipotetik.”

Anijet luftarake të SHBA-së në Detin e Zi

Me shtetasit e vet, për të cilët bën fjalë Ryabkov, ka parasysh kryengritësit dhe banorët në lindje të Ukrainës, të cilët me fillimin e konfliktit janë pajisur me pasaporta nga Rusia. SHBA ka vendosur luftanije shtesë në Detin e Zi në afërsi të Krimesë. Sergei Ryabkov e quajti këtë një provokim, që duhet sprapsur.

Aleanca e Atlantikut Verior nuk do të dërgojë trupa luftarake në mbështetje të Ukrainës. Por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg bëri të qartë, se synohet të përforcohet „bashkëpunimi praktik” me ushtrinë ukrainase. NATO stërvit ushtarët ukrainas dhe konsulton udhëheqjen ushtarake në Kiev. Po ashtu organizohen edhe stërvitje të përbashkëta. Anëtarët e veçantë të NATO-s furnizojnë me pajisje dhe armatime Ukrainën.

Mbledhje e posaçme e ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes

Për të shprehur mbështetjen për Ukrainën të mërkurën (14.04) NATO zhvillon një mbledhje virtuale të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të vendeve anëtare. Sekretarët amerikanë të shtetit Antony Blinken dhe Lloyd Austin do të marrin pjesë fizikisht në këtë takim, një veprim me simbolikë ky. Të dy ministrat ndërkohë po zhvillojnë vizita në Europë në shenjë të ripërtëritjes së ambicjes së re transatlantike të qeverisë së re të SHBA-së, gjë që është mirëpritur shumë prej NATO-s.

Marrë nga DW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota nato rusi ukraine nato rusi ukraine

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët