Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
ITALI– Një vit më parë, Laura Ricevuti dhe Annalisa Malara, të dyja mjeke në spitalin në Codogno të Italisë, kanë vërejtur se diçka ndryshe po ndodhte me një pacient në kujdesin intensiv.
Vendimi i tyre për të trajtuar këtë rast ka rezultuar me emergjencë kombëtare, pasi ato kanë identifikuar rastin e parë me koronavirus në këtë zonë, qe më vonë ka nxitur izolimin e parë në Evropë.
Një 38-vjeçar i shëndetshëm, i njohur si Mattia, emri i tij i parë, apo “pacienti një”, ka shkuar atëbotë në spital me temperaturë të lartë, koll dhe probleme me frymëmarrje. Më 18 shkurt të vitit 2020 ai kishte refuzuar që të shtrihej në spital, andaj vetëm kishte marrë antibiotikë dhe kishte shkuar në shtëpi.
Më vonë gjatë ditës ai është kthyer në gjendje më të rëndë dhe ka nisur terapinë me oksigjen. Dy ditë më vonë, gruaja e Mattias u ka treguar mjekeve se disa javë më parë ai ka qenë në darkë me disa kolegë që kanë qenë në Kinë.
Mirëpo Mattia nuk ka përmbushur kriterin për testim të detyrueshëm për koronavirus, sepse nuk ka qenë personalisht në Kinë.
“Unë është dashur të sqaroj disa herë pse kërkoja që të bëhej testimi për koronavirus”, ka thënë Malara, 39 vjeçare.
“Mjekja Malara dhe unë kemi vendosur të thyejmë protokollin”, kujton Ricevuti.
Ato kanë kryer testin dhe kanë dërguar mostrat në Milano. Në orën 21:30 është dëgjuar zhurma e telefonit. Testi ka qenë pozitiv.
“Ne nuk mund ta besonim. Ne kemi menduar se ky është problem shumë i largët që ka të bëjë me Kinën, mirëpo ka qenë aty me ne, dhe jo vetëm nga 20 shkurti po ndoshta edhe më herët”, ka thënë Ricevuti, 44- vjeçare.
Në ditët në vazhdim, Cogodno, një qytezë me 15,000 banorë, është kthyer në “kryeqendër” të “zonës së parë të kuqe” që është izoluar në Evropë.
“Në fillim kam shpresuar, të gjithë kemi shpresuar se virusi do të kufizohej në pak njerëz”, ka thënë Malara.
“Mirëpo pas disa orësh shumë njerëz kanë ardhur në dhomën e emergjencës me të njëjtat simptome dhe pas disa ditësh ka qenë e qartë se virusi është shpërndarë në popullatë”.
Që atëherë 95,000 persona kanë vdekur në Itali nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, njëherësh shifra më e lartë në Evropë pas Britanisë dhe e shtata në listën botërore. Të dyja gratë janë duke trajtuar ende pacientët me COVID-19.
“Ky është misioni ynë. Ne nuk mund të tërhiqemi”, ka thënë Ricevuti.
“Ditë pas dite ne ecim përpara, përballemi me vështirësitë dhe ndryshimet që vijnë me jetën… duhet fuqi e madhe fizike dhe mendore”, ka thënë mes tjerash ajo.
Marrë nga REL
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ARABI SAUDITE– Arabia Saudite do të investojë më shumë se 20 miliardë dollarë në industrinë e saj të brendshme ushtarake në dekadën e ardhshme, në kuadër ...
“Ata që kërkojnë të vërtetën, nuk duhet të frikësohen kur ta gjejnë atë”.A e ka mashtruar Kina gjithë botën për origjinën e virusit korona?Kjo pyetje ngrihet so...
KOSOVË– Procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora dhe ato me kusht akoma po vazhdon, ndërsa për votat e rregullta tashmë ka përfunduar pr...
RUSI- Ditën e sotme Rusia ka miratuar vaksinën e saj të tretë kundër koronavirusit për përdorim të brendshëm, ka thënë kryeministri rus, Mikhail Mishustin për ...
UASHINGTON – Të tronditur nga një sulm gjithëpërfshirës që mund të ketë zbuluar për Rusinë sekretet e qeverisë dhe korporatave, zyrtarët amerikanë po përpiqen t...
SHBA– Udhëheqësit e G7-ës janë zotuar të rrisin bashkëpunimin për të luftuar pandeminë dhe të shtojnë kontributin e tyre në kuadër të programit global COVAX për...
SHBA– Presidenti i SHBA-së Joe Biden theksoi në fjalimin e tij në takimin virtual të Konferencës së Sigurisë në Mynih, se demokracia nuk krijohet rastësis...
RUSI– Vitin e kaluar, Rusia mbajti një referendum mbi reformimin e Kushtetutës, me dispozitat e të cilit regjimi synonte të lejonte një tranzicion të rregullt p...
SHBA– Oksimetrat e pulsit, pajisjet që matin nivelet e oksigjenit në gjak, nuk duhet të përdoren për të diagnostikuar COVID-19 dhe mund të japin rezultate të pa...