LIVE UPDATES
Aktualitet

Nuk u karantinua pasi erdhi nga “zona e kuqe”/ Gjobitet me 700 mijë lekë qytetari në Tiranë, arrestohen 3 të tjerë

23 Prill 2020, 11:47 Nga DOSJA
Nuk u karantinua pasi erdhi nga “zona e kuqe”/ Gjobitet me 700

Tiranë- Gjatë 24 orëve të fundit Policia ka arrestuar 3 persona, E. S., 27 vjeç pasi është kapur me drogë, A. D., 46 vjeç për dhunë në familje dhe M. Sh., 31 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për një sërë veprash penale. Po kështu është  ndëshkuar me gjobë 700.000 lekë, qytetari me iniciale Xh. N, pasi nuk u fut në karantinë, pasi erdhi nga një “zonë e kuqe”.

Policia e Shtetit:

Strukturat e Policisë, krahas angazhimit për zbatimin e masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 3 shtetas, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim. Procedohet penalisht për fshehje të të ardhurave dhe ndëshkohet me masë administrative sipas Aktit Normativ, një shtetas, pasi gjatë kontrolleve u konstatua se mbante hapur lokalin.

Ndëshkohet dhe 1 shtetas, për shkelje të rregullave të vetëkarantinimit.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, në xhepin e xhupin iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale gjashtë qese farmaceutike me lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 3 është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi A. D., 46 vjeç, pasi në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, në prani të fëmijëve.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar u kap shtetasi M. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur për këtë shtetas, masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara “, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”, si edhe është marrë masë administrative sipas Aktit Normativ, neni 3, pika 7, ndaj shtetasit F. Y., 65 vjeç, pasi në rrugën “Ramazan Demneri”, është konstatuar i hapur lokali të cilin e kishte të marrë me qira, por nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

Është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, shtetasi Xh. N., banues në Tiranë, pasi ka ardhur nga një vend i prekur nga COVID-19 dhe ka shkelur rregullat e vetëkarantinimit, duke dalë jashtë banesës ku po qëndronte.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të zbatojnë masat kufizuese dhe të denoncojnë në 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast paligjshmërie.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plani i masave per covid-19 plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet