LIVE UPDATES
Aktualitet

“Numri juaj është përzgjedhur si fitues!”/ Policia e Shtetit paralajmëron: Kujdes! Po ju mashtrojnë me mesazhe në What

28 Tetor 2020, 13:16 Nga DOSJA
“Numri juaj është përzgjedhur si fitues!”/ Policia e

TIRANE– Policia e shtetit ka paralajmëruar qytetarët që nëse marrin një mesazh në aplikacionin ‘Whasapp’ dhe i thonë se kanë fituar mijëra dollarë, është mashtrim.

Policia jep detaje se si funksionon e gjithë kjo skemë. Ata shprehen se ky mashtrim vjen pas shumë fushatave të tjera të mashtrimeve telefonike që janë shfaqur shumë vite më parë.

Numra telefoni të huaj dërgojnë një mesazh në aplikacionin WhatsApp me tekst në gjuhën angleze, që në gjuhën shqipe ka një kuptim të tillë: “Urime!!, Numri juaj i telefonit është zgjedhur si fitues i shtatëqind mijë dollarëve të shteteve të bashkuara (700,000.00USD) në programin e donacionit COVID-19 të WhatsApp 2020. Dërgoni referencën tuaj fituese Nr.WH/US-6463457 në email: [email protected] për më shumë detaje si të tërhiqni fondet tuaja. Kontaktoni [email protected] për pyetje të mëtejshme. SHËNONI QË KY ËSHTË NJË TEKST KONFIDENCIAL.”

Më pas do të kërkohen të dhënat personale që do të bëjnë në fund që të merren paratë e shtetasve që bien pre.

Njoftimi i policisë së shtetit:

Njësia për Hetimin e Krimeve kompjuterike i vjen në ndihmë qytetarëve, për parandalimin e mashtrimeve nëpërmjet aplikacioneve të mesazhit, me qëllim përfitimin. Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale, në vazhdimësi të punës së saj të përditshme, prej disa kohësh ka evidentuar një fushatë mesazhesh të cilat po dërgohen në telefonat celularë nëpërmjet aplikacioneve të mesazhimit. Këto mesazhe janë me qëllim mashtrimin e shtetasve që vendosin t’iu përgjigjen atyre Për të sqaruar më mirë opinionin publik, kjo fushatë mashtrimesh, nëpërmjet mesazheve, vjen pas shumë fushatave të tjera të mashtrimeve telefonike që janë shfaqur shumë vite më parë. Një ndër mesazhet më të përhapura muajin e fundit quhet “Mashtrimi i WhatsApp”, i cili ka marrë emrin e tillë pasi shumicën e rasteve dërgohet në këtë aplikacion. Numra telefoni të huaj dërgojnë një mesazh në aplikacionin WhatsApp me tekst në gjuhën angleze, që në gjuhën shqipe ka një kuptim të tillë: “Urime!!, Numri juaj i telefonit është zgjedhur si fitues i shtatëqind mijë dollarëve të shteteve të bashkuara (700,000.00USD) në programin e donacionit COVID-19 të WhatsApp 2020. Dërgoni referencën tuaj fituese Nr.WH/US-6463457 në email: [email protected] për më shumë detaje si të tërhiqni fondet tuaja. Kontaktoni [email protected] për pyetje të mëtejshme. SHËNONI QË KY ËSHTË NJË TEKST KONFIDENCIAL.” Në vazhdimësi të komunikimit nëpërmjet postës elektronike (email), organizuesit e këtij mashtrimi do kërkojnë të dhënat e kontaktuesit me qëllim dhënien e këtij çmimi. Të dhënat që do të kërkohen do të kenë të bëjnë me emrin e plotë, vendin, numrin e telefonit të kontaktit, shtetësinë, adresën, moshën, gjininë, statusin civil dhe punësimin. Gjithashtu, adresa e vendosur gjatë këtij komunikimi nga organizuesit e këtij mashtrimi do të jetë adresa zyrtare e Kompanisë “WhatsApp”. Në vazhdim të komunikimit, organizatorët e mashtrimit përdorin dhe adresa të tjera të postës elektronike si psh: [email protected] dhe [email protected] Më pas dërgohet dhe një certifikatë për fitimin e çmimit ku kërkohet të rritet besueshmëria tek organizatorët e mashtrimit. Po në vijim  të komunikimit nga ana e organizatorëve jepen dhe dy mënyra për transferimin e shumës tek fituesi që janë nëpërmjet kartës ose nëpërmjet transfertës bankare dhe kërkohen përsëri të dhëna të shtetasve, ku tani përfshihen dhe të dhëna bankare. Në përfundim të kësaj skeme mashtrimi, nga ana e organizatorëve kërkohet një shumë e caktuar parash, me qëllim transferimin e shumës së fituar tek fituesi. Organizatori i kësaj skeme mashtrimi, aktualisht është i paidentifikuar, por gjatë kësaj dekade këto lloj mashtrimesh bëjnë pjesë në ato që quhen “Mashtrimet Nigeriane”. Aktualisht, sipas të dhënave që Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike disponon, me këtë lloj mashtrimi mund të preken të gjithë shtetasit që përdorin aplikacionin “WhatsApp”. Qytetarët duhet të bëjnë kujdes përsa i përket fillimit të komunikimit me persona apo adresa të postës elektronike që ofrojnë çmime të fituara për të cilat shtetasit nuk kanë patur dijeni dhe sidomos kur vërejnë të dhëna si:

Ø  Mesazhi vjen nga një numër i huaj;

Ø  Çmimi i fituar ka të bëjë me një aktivitet të pakryer nga përfituesi i mesazhit;

Ø  Vlerat e fituara (sipas mesazhit) janë të konsiderueshme;

Ø  Kërkimi i të dhënave personale;

Ø  Kërkimi i të dhënave bankare;

Ø  Kërkimi i dokumenteve të identifikimit ose dokumenteve të tjera personale, etj; Policia e Shtetit apelon për këdo që ka rënë pre e këtij mashtrimi apo mashtrimeve të ngjashme, të njoftojnë menjëherë dhe në çdo moment Policinë e Shtetit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mashtrim nepermjet whatsapp policia paralajmeron mashtrim nepermjet whatsapp policia paralajmeron

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet