LIVE UPDATES
Aktualitet

“O Tani, o Tani”/ Dritan Dajti, figura që bën politikanët t’i “përtypin”emrin, pse tremben dhe gratë që s’

7 Janar 2020, 12:02 Nga DOSJA
“O Tani, o Tani”/ Dritan Dajti, figura që bën

Në burgjet shqiptare ka një emër që ndonëse gjendet në qeli, ai sjell ende frikë ose së paku “përtypje” jashtë qelisë. Dritan Dajti i moshës 48 vjeç vazhdon të vuajë dënimin e mbetur pas vrasjes së katër policëve, në një total dënimi prej 25 vitesh burgim, nga dënimi i përjetshëm.

Por Dritan Dajti, një ish i kërkuar për të cilin dyshohet se kishte influencë edhe në radhët e policisë, që prej masakrës së 2009, veç fitores që korri në gjykatë, të njëjtë e pati fitoren gjatë vitit të kaluar edhe nga institucionet e reja të reformës në drejtësi. Ndonëse ministrja e Drejtësisë referoi pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor emrat e tre gjyqtarëve që i hoqën barrën e dënimit të përjetshëm, ndaj tyre nuk pati asnjë masë.

Në shkurt 2019, ministrja ishte një nga femrat që firmosi kërkesën ndaj KLGJ për shkarkimin e Skënder Daminit, Aleks Nikollës dhe Petrit Aliajt, në mes të zërave të paktë që reaguan menjëherë pas zhbërjes së dënimit të përjetshëm. Por, ky propozim nuk u mor asnjëherë në konsideratë, përkundrazi u arkivua për shkaqe të konsideruara si proceduriale, por që në vetvete kanë lidhje me mosekzistencën e ILD.

Por, kjo kërkesë për shkarkimin e gjyqtarëve u pa si një reagim ndaj vrasësit të policëve, i cili për vite me radhë qëndroi në një qeli në paraburgimin 313 dhe 302, siç përmendej shpesh nga zërat jozyrtare, i mbajtur në “mënyrë preferenciale në raport me të tjerët”. Sepse në rast shkarkimi të gjyqtarëve të komanduar si gjyqtarë Apeli të Krimeve të Rënda, nëse prekeshin ata me largim nga detyra, kuptimi i këtij vendimi do të ishte pranimi që ata ose ishin kërcënuar,  ose ishin paguar.

Ndërsa muajt kanë kaluar dhe kërkesa e ministres së Drejtësisë u harrua, një tjetër femër vendosi barrierën e dytë, ndaj Dajtit. Miliana Muça, një ish-gjyqtare e Krimeve të Rënda, sot gjyqtare e posaçme pranë Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, hodhi poshtë prokurorinë SPAK që kërkoi pushimin e hetimeve ndaj tre gjyqtarëve.

Në të vërtetë, hetimi zhvillohej për korrupsion pasiv dhe aktiv edhe ndaj shtetasit B. M, që rezulton të jetë i vetmi person mashkull që gjatë dhjetë viteve ka ndjekur procesin gjyqësor në çdo seancë gjyqësore. B. M rezulton gjithashtu që gjatë kësaj kohe të ketë marrë prokurë si avokat, por drejtësia u tregua e ngathët të gjente një mbrojtës gjatë një ngërçi që ndonëse paraqitej si procedurial, lakohej më tepër si bllokim procesi për shkak të frikës.

Përse Dritan Dajtin e kanë frikë? Gjatë seancave gjyqësore ai ishte i pari i akuzuar që e kapi drejtësinë për shkak të boshllëqeve ligjore, por më tepër për shkak të pasimit të topit që gjyqtarët bënin njëri-tjetrit, së bashku me avokatët kryesisht të cilët kundërshtonin ta mbronin.

Por tani që kanë kaluar muaj nga “dhurata” që drejtësia i bëri Dajtit askush nuk mund të thotë nëse heqja e burgimit të përjetshëm ndodhi më së shumti nga qërimi i dosjes së kishin bërë punonjës të drejtësisë në kohë të ndryshme, apo për shkak të frikës? Pikërisht, edhe gjatë hetimeve, tre gjyqtarët u pyetën nga prokurorët nëse ishin kërcënuar gjatë detyrës, por asnjëri prej tyre nuk e pranoi këtë fakt.

Një nga testet ndaj SPAK do të jetë pikërisht edhe kjo dosje, ndonëse prokurori i posaçëm mendon se nuk ka asnjë provë. Këtë mendim nuk e ndan me akuzën gjyqtarja e posaçme Miliana Muça. Femra tjetër e drejtësisë, Etilda Gjonaj, do të kalojë së shpejti një test “trimërie” nëse emri i Dajtit i dorëzohet për t’ju nënshtruar regjimit të ashpër 41 bis.

Por si hyri në krim Dritan Dajti, djali që u diplomua si jurist, që u martua me një mjeke dhe që u bë baba me fëmijën e dytë gjatë kohës që ishte në burg? Veç vrasjes së Kastriot Feskaj, Fatos Xhani, Altin Dizdari dhe Saimir Duckollari, gazeta SI po sjell ekslukzivisht dosjen edhe nga vrasja e Agim Beqa, biznesmenit për të cilin Dajti doli para drejtësisë.

Në atë kohë siç tregojnë fashikujt Dajti akuzohej për plagosje të rëndë me dashje në dëm të dy personave, vjedhje me dhunë, vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve.

Viti 1999 dhe Dajti

Në vitin 2001 Dajti përfundoi nën akuzë dhe ndaj tij prokuroria kërkoi 25 vite burgim për një ngjarje që shkaktoi mjaft bujë. Prokuroria u shfaq mjaft strikte  dhe gjatë gjykimit ajo rëndoi akuzën nga vrasje me dashje në vrasje me paramendim në bashkëpunim. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1999. Prokuroria thotë në dosjen ekskluzive të gazetës “Si”.

Prokuroria “Në fillim të muajit shkurt të vitit 1999 viktima Agim Beqa, duke qenë president i firmës së ndërtimit “Besa Konstruksion” kishte marrë leje ndërtimi për ndërtimin e një pallati në rrugën “H.H. Dalliu”. Për të realizuar ndërtimin e objektit ai kishte filluar punimet përgatitore dhe kishte rrethuar truallin mbi të cilin do të bëhej ndërtimi. Rrethimi i vendit ku do të bëhej ndërtimi ishte realizuar me binarë dhe llamarina.

Në kohën kur ishin drejt përfundimit të rrethimit në sheshin e ndërtimit vjen një veturë e zezë, nga e cila zbresin 3 djem të rinj. Ata filluan të bërtasin për ndërtimin dhe shprehën kundërshtimin e tyre, pasi rrethimi ishte afër një garazhi.

Ata kërkuan spostimin e rrethimit. Viktima Agim Beqa dhe vëllai i i tij Besnik Beqa e spostuan menjëherë rrethimin. Pasi përfundoi spostimi i garazhit të tre djemtë u nisën për të ikur drejt makinës. Njëri prej tyre nxori pistoletën dhe shtiu në ajër. Pas këtij veprimi ata i hypën makinës dhe u larguan.

Në kohën që punëtorët dhe pronarët ishin duke ikur te sheshi i ndërtimit janë afruar disa banorë, të cilët kanë pasur pretendime për dhënien e lejes së ndërtimit. Në këtë kohë në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e policët të Komisariatit Nr. 3, Tiranë.

Viktima Agim Beqa, vëllai i tij dëshmitari Besnik Beqja, ish-pronarët e truallit dhe disa banorë të pallateve që kundërshtonin ndërtimin janë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë. Ata kanë dhënë shpjegime për pretendimet e tyre dhe janë lënë të lirë.

Pas këtij incidenti, Agim Beqa ka rifilluar sërish punimet më 17 shkurt 1999. Prokuroria shton “në vendin e ngjarjes ku po kryheshin punimet për hapjen e themeleve, vijnë tre persona të armatosur me maska dhe pasi afrohen në vendin ku po gërmohej për hapjen e themeleve, qëllojnë në ajër me armë, duke u bërë thirrje punëtorëve që të largoheshin. Njëri prej tyre kishte automatik, kurse dy të tjerët kishin pistoleta.

Në momentin që punëtorët e firmës largohen të frikësuar nga vendi i ngjarjes të tre personat e armatosur i janë afruar viktimës Agim Beqa dhe fillimisht e kanë qëlluar me grushte dhe qytat e armëve.

Dëshmitari Besnik Beqa, i cili është edhe vëllai i viktimës Agim Beqa që ndodhej në vendngjarje ka thirrur “Policia, Policia” për të trembur personat e armatosur. Kjo thirrje e dëshmitarit Besnik Beqa ka pasur një farë efekti. Dy prej personave të armatosur u larguan, ndërsa i treti nuk mundi të largohej, pasi viktima Agim Beqa e kapi për zverku”.

Ai thirri o Tani, o Tani.

Pikërisht kjo thirrje ka bërë që njëri prej personave të armatosur të  kthehet dhe të godasë viktimën Agim Beqa, duke e lënë të shtrirë për tokë. Pas pak çastesh, Agim Beqa ndërron jetë. Prokuroria tha në gjykatë në atë kohë se viktima kishte plagë tej shpuese në gjoks, por edhe dëmtime të tjera në trup. Njëri nga dëshmitarët e ka fundosur Dritan Dajtin me këtë përshkrim.

“Në moment pashë në verilindje të 220-ës që del Dritan Dajti, vë kapuçin dhe me kallashnikov ecën drejt sheshit të ndërtimit. Pas tij dalin 2 persona të tjerë me maska të zeza dhe me jelekë antiplumb të tre. Kaluan nga cepi i pallatit para makinës dhe u futën mes dy pallateve.

Gjithë rrugën e bënë duke shtirë, pasi edhe dy personat e tjerë kishin pistoleta. Shkuan ku punohej. Doli vëllai dhe filluan ta godasin me qyta pistolete. Isha rreth 15 metra nga vendi i ngjarjes. Isha te makina dhe pashë që po vrisnin vëllain.

Personave që ishin në makinë u thashë të njoftonin policinë dhe unë shkova te vendi i ngjarjes duke bërtitur “Policia, Policia”. Mendova se kjo do të kishte efekt. Për momentin pati efekt dhe personat u futën në cep të garazhit.

Iku i pari, i dyti ngelet i treti që Agimi e kapi te zverku. Ata rrëshqitën dhe ai personi thirri o Tan. Në këtë kohë kthehet Tani dhe qëllon Agimin. E çoj në Spitalin Ushtarak, por ai kishte vdekur. Marrë nga Gazeta Si

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan dajti masakra e durresit dritan dajti masakra e durresit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet